LIVE UPDATES
Politike

Fushata zgjedhore ‘online’ ka filluar, por mbetet e pamonitoruar nga KQZ

Kandidatët për kryebashkiak në zgjedhjet e Majit kanë nisur të reklamojnë alternativat e tyre në rrjetet sociale, por boshllëqet ligjore e kufizojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në monitorimin e propagandës në internet.

13 Shkurt 2023, 22:15 Nga k.m.
Fushata zgjedhore ‘online’ ka filluar, por mbetet e pamonitoruar nga
Nis fushata

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi u shfaq gjatë janarit në një reklamë të sponsorizuar në rrjetet sociale duke takuar elektoratin në “turin e dëgjimit”.

“Do të jetë fitorja e njerëzve të thjeshtë!,”- shkruan Këlliçi mbi një video të sponsorizuar në ‘Facebook’, ku shfaqet duke shtrënguar duar dhe duke takuar banorët e Laprakës. Edhe pse video i ngjason një reklame politike ajo nuk indetifikohet si e tillë dhe nuk përcaktohet qartë subjekti zgjedhor që i përket. Këlliçi nuk është i vetmi politkan që po reklamon në ‘Facebook”, edhe pse zgjedhjet janë disa muaj larg. Pretendentë të tjerë në zgjedhjet e qeverisjes vendore të 14 majit, por dhe deputetë të partive kryesore politike kanë nisur nisur fushata reklamash dhe postimesh të sponsorizuara online.

Prej vitesh rrjetet sociale marrin një peshë të rëndësishme të fushatës elektorale. Por monitorimi i tyre mbetet një sfidë për KQZ-në, për shkak të mungesës së rregullave në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, aktiviteti propagangues i kandidatëve para regjistrimit të tyre zyrtarisht dhe para nisjes së fushatës – sipas përcaktimeve ligjore, nuk mund të monitorohet.

“Kodi Zgjedhor ka percaktuar rregulla për sjelljen gjatë periudhës zgjedhore dhe kompetencën e KQZ për të monitoruar vetëm këtë periudhë”, tha KQZ në një përgjigje me shkrim, duke theksuar se bëhet fjalë gjithmonë për financimin e subjekteve zgjedhore, ose dhe të partive politike.

Duke iu referuar afateve të procesit zgjedhor, KQZ thotë se i konsideron thjesht si individë të zakonshmën personat që bëjnë propagandë politike përpara fillimit të fushatës.

“Ata jane qytetarë të zakonshëm, të lirë, për tu sjellë si e mendojne ata dhe KQZ nuk mund të trajtojë këta individë si kandidatë përsa kohë momenti i regjistrimit të tyre në KQZ është jo më vone së 50 ditë para datës së zgjedhjeve, pavarsisht vetëshpalljes së tyre”, sqaroi komisioni.

I pyetur nga BIRN reth deklarimit të shpenzimeve për reklama në ‘Facebook’, deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se do të zbatonte ligjin.

“Do deklaroj gjithçka në zbatim të ligjit,” theksoi ai.

Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike do të jetë përgjegjëse për të deklaruar shpenzimet për fushatën online të Këlliçit dhe kandidatëve të tjerë të saj në fund të procesit zgjedhor. Për organizatat monitoruese të zgjedhjeve, monitorimi i fushatës online bëhet i vështirë për shkak të mungesës së akteve rregullatore, duke ndikuar në standardet e procesit zgjedhor.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi tha së në fazën aktuale monitorimi ka vlerë kryesisht për institucionet publike dhe “shtetin” në fushatë. 

“Përvoja e vitit 2021, për vetdeklarimin e kandidatëve dhe partive për reklamat në mediat sociale është dukshëm e pamjaftueshme për të siguruar transparencë, madje ndikoi të krijojë imazh fiktiv të shpenzimeve elektorale, duke ofruar të dhëna për kosto shpenzimesh shumë herë më të vogla sesa ato realet,” tha ai.

Sipas Krasniqit, pa një mekanizëm efektiv monitorues, ndikimet negaitve janë të shumta, përfshirë pastrimin e parave kriminale në investimet online në funksion të fushatës së partive dhe kandidatëve të caktuar, dezinformimin masiv kundër partive dhe kandidatëve të caktuar, krijimin e portaleve shantazhuese dhe fake news gjatë fushatës, si dhe keqpërdorimin masiv të të dhënave personale.

“Secila prej këtyre pasojave përbën cënim të standardit të zgjedhjeve, të gjitha së bashku përbëjnë kërcënim të standardeve jetike të zgjedhjeve”, paralajmëroi ai.

Ndërsa për Rigels Xhemollarin, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, boshllëku ligjor për monitorimin të fushatës në rrjete sociale lë hapësirë për abuzime me financat dhe të shkelje të tjera të standardeve zgjedhore.

“Duke nisur nga pandëshkueshmëria e abuzimeve me financat, shkelja e heshtjes zgjedhore apo edhe pabarazia e palëve në zënien e hapësirës mediatike online”, tha ai.

Sipas Xhemollarit, “në kushtet e informalitetit financiar në rrjetet sociale, të vetmit aktorë monitorues mund të jenë media dhe shoqëria civile, të cilët në zgjedhje lokale për shkak të numrit të lartë të kandidatëve e kanë të pamundur të hedhin dritë mbi gjithçka”. Financimi i fushatës zgjedhore mbetet “thembra e akilit” për standardet e zgjedhjeve edhe pas rregullimeve të fundit të Kodit Zgjedhor në një marrëveshje politike që i parapriu zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021. Por, partitë dështuan të parashikojnë një rregullim të gjithanshëm të financimit në media duke lënë mënjanë rrjetet sociale dhe platformat online.

Krasniqi sugjeron se KQZ-ja mund të përdorë frymën konsensuale të shprehur në këtë komision për të nxjerrë akte që rregullojnë këtë aspekt.

“Fakti që pati parimisht dakordësi për këtë cështje, është nxitje për KQZ për ta përdorur këtë frymë konsensuale për nxjerrjen e akteve plotësuese që lidhen edhe me median online, sidomos me portalet e regjistruara në AKSHI, reklamat në mediat sociale, krijimi i portaleve/mediave anonime denigruese apo me fake neës gjatë fushatës, etj.”, tha ai.

Sipas Krasniqit mund të kërkohet dakordësi me mes institucioneve, AKSHI, me AMA, me Komisionerin për të Dhënat Personale dhe Komisionerin Antidiskriminim, si dhe strukturat kundër krimit kibernetik dhe prokurorinë, që “secili institucion të deklarojë publikisht detyrimet e veta ligjore dhe planin e masave për jetësimin e tyre, si dhe mund të nxisë aktorët politikë për zgjerimin e listës së deklarimeve financiare, me fokus mediat sociale dhe online”.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore i ngritur në shkurt të vitit 2022 nuk arriti të miratojë asnjë ndryshim në këtë aspekt pavarësisht dakordësisë mes palëve për nevojën e rregullimit të fushatave online.

Një prej rekomandimeve të dorëzuara nga KQZ në këtë komision ishte formuluar specifikisht për kërë aspekt duke kërkuar që të “të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar”. Bashkëkryetari demokrat i komisionit Enkelejd Alibeaj fajësoi Partinë Socialiste për hezitim dhe zvarritje të punës së komisionit dhe mungesë vullneti politik për të pranuan ndryshimet e propozuara nga grupi i PD-së.

“Ndër këto ndryshime ka pasur edhe një sërë rregullimesh, të cilat prekin rregullimin e mediave, duke përfshirë për herë të parë median online dhe rrjetet sociale”, tha Alibeaj.

Sipas tij, propozimet kanë hasur në rastin më të mirë në vesh të shurdhër, dhe në rastin më të keq nga një refuzim kategorik nga përfaqësuesit e mazhorancës. Ndërsa bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN lidhur me masat që komisioni ka ndërmend të marrë për të adresuar rekomandimet e KQZ-së./BIRN

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje