LIVE UPDATES
Politike

'Nxirr VD erotike, ose kërko falje'/ Kush janë 31 deputetet dhe ministret e PS që kërkojnë ndëshkimin maksimal të Berishës në Kuvend

Kërkesa u prezantua sot shkurt nga ish-ministrja Anila Denaj, por ndryshe nga sa ajo bëri me dije, nuk janë 27 firma, por 31 socialiste që nuk e duan Berishën në Kuvend.

13 Shkurt 2023, 22:09 Nga k.m.
'Nxirr VD erotike, ose kërko falje'/ Kush janë 31 deputetet
Anila Denaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Zbardhet kërkesa dhe lista e plotë e deputeteve të Partisë Socialiste, por edhe e ministreve që kërkojnë dënim të rëndë të kryedemokratit Sali Berisha. Kërkesa u prezantua sot shkurt nga ish-ministrja Anila Denaj, por ndryshe nga sa ajo bëri me dije, nuk janë 27 firma, por 31 socialiste që nuk e duan Berishën në Kuvend. Sipas tyre, Berisha ose të nxjerrë videot erotike që pretendon se ka, ose duhet të kërkojë falje për retorikën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që Berisha nga ana tjetër, pikë së pari pretedon se deklaratat nuk i ka bërë në Kuvend pornë një konferencë për shtyp, e po ashtu theksoi se për t'i parë mund të krijojnë një Komision Hetimor, ndryshe nuk do t'i publikojë kurrë por do t'ja dorëzojë drejtësisë.

SHKRESA E PLOTË:

E nderuar zonja Kryetare,

Deputeti Sali Berisha ka arritur së fundmi një kulm të patolerueshëm në kapërcimin e çdo kufiri etik, përmes një agresioni vulgar që ka cënuar rëndë jo thjesht dinjitetin e ministreve dhe deputeteve të shumicës, po edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë. Ky individ i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor, ka minuar prej kohësh urat e komunikimit publik, duke e korruptuar deri në ekstrem gjuhën me helmet e urrejtjes, shpifjeve dhe fyerjeve më brutale. Ditët e fundit ai e ka përshkallëzuar paturpësinë e tij tradicionale, duke sulmuar me një vrazhdësi të skajshme edhe ambasadorët e këtyre dy vendeve.

Ky agresion i kryqëzuar me fantazitë monstruoze të videove kompromentuese ndaj të gjithë të lartpërmendurve, që deputeti Sali Berisha ka thënë publikisht se i ka po nuk do t’i bëjë publike, s’ka asnjë mundësi të lihet të kalojë s’i shumë përdalësi të tjera të gjuhës së këtij shpifësi veteran. Në Kodin e Sjelljes së deputetit, ndër të tjera, thuhet se deputeti duhet të reflektojë integritet individual dhe institucional dhe të shmangë çdo diskriminim për shkak të gjinisë, bindjeve politike apo çdo natyre tjetër. Ndërkohë deputeti Sali Berisha ka kohë që jo vetëm nuk reflekton asnjë integritet individual dhe institucional apo që jo vetëm nuk shmang asnjë diskriminim për shkak të gjinisë e të bindjeve politike, por ka marrë me përdhunë statusin e dikujt që mund të nxjerrë nga goja çdo lloj ultësie gjuhësore pa u përballur me asnjë konseguencë të asnjë natyre.

Kjo deklaratë bëhet referuar nenit 3 të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili parashikon parimet e përgjithshme të sjelljes së deputetit gjatë ushtrimit të mandatit dhe aplikohet për çdo veprimtari të deputetit kudo në Kuvend e jashtë tij.

Normalizimi i vulgaritetit të këtij “shejtan budallai” të pandëshkueshëm qoftë për krimet ulëritëse të së shkuarës dhe qoftë për ulërimat kriminale të së tashmes, nuk mund të pranohet më prej nesh si një privilegj i pakontestuar, të cilin deputeti Sali Berisha mund ta ushtrojë në praninë tonë në çdo seancë të Kuvendit të Shqipërisë. Ai i ka lëshuar krejt frerët dhe ka bërë gjithçka të turpshme për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, duke shantazhuar pa dallim dhe në mënyrën më të padenjë zyrtare, deputete, ministre, ambasadore e mbi të gjitha vetë familjet tona, po ne besojmë se ky individ është kthyer në një ngacmues tejet problematik edhe për çdo familje normale shqiptare.

Ne kemi bindjen se deputeti Sali Berisha nuk duhet lejuar të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, nëse nuk bën njërën nga të dyja: Ose të nxjerrë provat që mbështesin shthurjen ekstreme të gjuhës së tij ditët e fundit ose t’u kërkojë falje publikisht subjekteve të dhunës së tij të shfrenuar verbale. Përsa më sipër, kërkojmë që organet kompetente të Kuvendit të fillojnë menjëherë procedurat për marrrjen e masës disiplinore të përjashtimit të deputetit Sali Berisha nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë, me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja dhe njoftojmë Kuvendin dhe publikun e gjerë, se këtë kërkesë do ta përsërisim vijimësisht, deri kur ky shkelës recidiv i çdo norme të bashkëjetesës demokratike të ketë plotësuar njërën prej dy kërkesave të mësipërme, për t’u ulur në të njëjtën sallë kuvendore me të poshtëshënuarat.

FIRMAT E MBLEDHURA: 

1. Antoneta Dhima

2. Desantila Tahiraj

3. Hatixhe Konomi

4. Pranvera Resulaj

5. Lindita Buxheli

6. Mirela Pitushi

7. Anila Denaj

8.Elisa Spiropali

9. Ogerta Manasterliu

10. Edona Bilali

11. Teuta Ramaj

12. Olta Xhaçka

13. Klodiana Spahiu

14. Milva Ikonomi

15.Evis Kushi

16. Blerina Gjylameti

17. Tatiana Piro

18. Elva Margariti

19. Mirela Kumbaro

20. Enslemvera Zake

21. Shpresa Marnoj

22. Delina Ibrahimaj

23. Klotilda Bushka

24. Ermonela Valikaj ( Felaj)

25. Frida Krifca

26. Bora Muzhaqi

27. Belinda Balluku

28. Etilda Gjonaj

29. Mimi Kodheli

30. Luljeta Bozo

31. Gerta Duraku

anila denaj sali berisha seance plenare 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen