LIVE UPDATES
Politike

Vëzhguesit: Në Shqipëri zgjedhjet vendore do të mbahen nën përsëritjen e shkeljeve të vjetra

Në raportin e parë të monitorimit për sivjet, Akademia e Studimeve Politike thekson se Shqipëria po shkon në zgjedhjet vendore me të njëjtat problematika, që u vërejtën në zgjedhjet e mëparshme, të cilat nuk u trajtuan nga Kuvendi dhe partitë politike.

13 Shkurt 2023, 21:13 Nga k.m.
Vëzhguesit: Në Shqipëri zgjedhjet vendore do të mbahen
Foto ilustruese

Në Tiranë, vëzhgues të pavarur po publikojnë raporte problematike mbi klimën parazgjedhore. Ata shprehën shqetësimin për moskryerjen e reformës zgjedhore, si dhe për ndikimet e tërthorta ndaj votuesve me presione dhe me fonde të përqëndruara në kohë fushate.

Nga mesi i janarit Shqipëria ka hyrë në periudhën 4-mujore të kufizimeve në përdorimin e burimeve shtetërore për zgjedhjet vendore të 14 majit, por këto kufizime nuk po monitorohen, theksuan ata. Në raportin e parë të monitorimit për sivjet, Akademia e Studimeve Politike thekson se Shqipëria po shkon në zgjedhjet vendore me të njëjtat problematika, që u vërejtën në zgjedhjet e mëparshme, të cilat nuk u trajtuan nga Kuvendi dhe partitë politike.

Raporti thekson se qytetarëve iu mohua mundësia për të votuar sipas një reforme zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, reformë e cila nuk u krye. Erjon Tase, një nga autorët e raportit, thotë se moskryerja e reformës la pa trajtuar çështje themelore, që kanë ngritur vëzhguesit ndërkombëtar.

“Ekzistojnë probleme të shumta të konstatuara nga raportet ndërkombëtare, nga OSBE/ODIHR dhe Këshilli i Europës, të cilat me sa duket, nuk kanë gjetur zgjidhje për këto zgjedhje. Mbeten si probleme shit-blerja e votës, përdorimi i burimeve shtetërore. Aktualisht janë 61 bashki në dorë të shumicës socialiste dhe mund të ketë shkelje gjatë zgjedhjeve. Po ashtu është edhe problemi i financimit të fushatës, financimi nga palë të treta, shpërdorimi i mediave sociale në fushatë, ku nuk ka kontroll as KQZ as institucione të tjera”, thotë Tase.

Ndërsa Qendra studimore Open Data Albania vërejti që, megjithëse vendi ka hyrë në periudhën zgjedhore, pra në 4 muaj para datës së votimit, njësitë e qeverisjes vendore vijojnë të realizojnë procedura tenderuese për nevoja të ngushme si dhe për investime afatgjata.

Nga 1 janari deri sot Bashkitë kanë shpallur 160 tendera me vlerë fond limit afro 34 milionë dollar, sipas ODA, vetëm 40 nga 61 bashki kanë shpallur procedura të reja, por janë tenderuar 7 kontrata me vlerë mbi 100 milion lekë, dhe vetëm 4 bashki kanë njoftuar kontraktime të tilla

“Konstatojmë se disa bashki, ndonëse jemi në vit zgjedhor, kur do të kemi rikonkurrim ose rotacione në kryet e bashkisë, kanë tenderuar shërbime publike, të cilat kanë afat dy, tre apo katërvjeçar. Pas majit mund të tjemi në situate paradoksale kur kryetari dhe këshilli bashkiak mund të ndyshohen, por kontraktorët e katër viteve të ardhshme janë vendosur qysh në këtë çast”, thotë Brahaj.

Akademia e Studimeve Politike theksoi se megjithë përpjekjet e KQZ-së që të zgjidhë problemet e mbartura, ky institucion nuk ka kompetenca vendimmarrëse.

I gjithë pushteti vendor gjendet në duart e shumicës socialiste, ndërsa paqartësitë mbi kompetencat e kontrollit për kufizimet në përdorimin e burimeve shtetërore mund ta lehtësojnë angazhimin e fondeve publike dhe administratës shtetërore gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Tase thotë se administrata është e tejfryrë me mbi 185 mijë punonjës, ndërkohë sapo janë miratuar edhe 2 mijë e 500 punësime me kontrata të përkohshme.

“Ne jemi duke monitoruar deri diku edhe përdorimin e aplikacionit Aktivisti, i cili është një tjetër shqetësim i konstatuar dhe bërë publik nga media. Për fat të keq, pas rastit të skandalit të Patronazhistëve, i cili u regjistrua si shqetësim edhe në raportet ndërkombëtare, edhe ky aplikacion besoj se do të jetë një problem, që do të përmendet”, thotë drejtuesi i Akademisë së Studimeve Politike.

Tase theksoi se nevojiten hetime nga institucionet mbi funksionet e këtij aplikacioni, i cili ka përfshirë një numër të madh punonjësish të administratës, dhe që mund të vendosë ata në presione e shantazh me humbje të vendeve të punës në këmbim të pjesëmarrjes së tyre në këtë lloj aktivizmi të pikëzuar online.

Mos-monitorimin e shkeljeve gjatë kufizimeve parazgjedhore nga një institucion me kompetenca dhe penalitete të qarta e kanë si shqetësim edhe tek Qendra Open Data Albania.

Aranita Brahaj thotë se monitorohen tubimet, por nuk monitorohet lëvizja e parave nga thesari në terren deri pak javë para zgjedhjeve.

Ajo shtoi se në fund të dhjetorit qeveria ndryshoi buxhetin, duke u dhënë disa bashkive fonde shtesë për detyrime të prapambetura.

Përqëndrimi i ndarjes së parave në periudha zgjedhore ndodhi në zgjedhjet e vitit 2021, kur u dhanë fonde familjeve të dëmtuara lehtë nga tërmeti dhe u ndihmuan ato të dëmtuara rëndë nga tërmeti, theksoi ajo.

“Nëse bashkitë akumulojnë detyrime të prapambetura dhe ato i paguajnë në periudhën zgjedhore, atëherë jemi në riskun e lartë që këto para të nxjerra përmes thesarit për t’u shpërndrë në periudha zgjedhore do të ndikojnë dhe do të deformojnë vullnetet e votuesve, duke patur një fluks më të madh parash nëpër duar”, thotë drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj.

Forcat kryesore nuk kanë arritur të përmirësojnë klimën parazgjedhore dhe shpesh fushatat zhvillohen me tensione dhe skandale të të ndryshme, ku bazohen më pas edhe dyshimet apo mosnjohja e rezultateve zgjedhore. Për t’u theksuar sivjet është futja për herë të parë e numërimit elektronik të votave në tre qytete më 14 maj, por deri atëherë ka shumë hapa të tjerë për t’u hedhur nga subjektet politike dhe nga administrata zgjedhore./VOA

tirane

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale