LIVE UPDATES
Politike

"Flet sikur ka traktin tretës në tru"/ Gjetja e Grida Dumës i pëlqen Berishës, e përdor edhe vetë në konferenca

Sali Berisha u ndal më së gjati tek udhëtimet me charter që i dolën nga "Homeland Justice".

31 Tetor 2022, 18:01 Nga k.m.
"Flet sikur ka traktin tretës në tru"/ Gjetja e Grida
Sali Berisha dhe Grida Duma

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD, në një konferencë për mediat, ka theksuar se është koha që kryeministri Edi Rama të dorëhiqet menjëherë. Duke listuar të gjitha arsyet që sipas tij Rama duhet që të largohet nga posti, Berisha u ndal më së gjati tek udhëtimet me charter që i dolën nga "Homeland Justice". Ndër të tjera në fjalën e tij, Berisha tha se: Edi Rama për të mbuluar këtë super skandal, faktin që ka përdorur çartera ndoshta sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë përçart, me gjuhën e një ordineri, të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në tru dhe gojën si pjesën fundore të këtij trakti. Por as me këto nuk e mbulon dot skandalin. Ai duhet të largohet menjëherë si kryeministër.

Kjo fjali që Berisha e përdori në deklaratën e tij për shtyp duket se është "huazuar" nga demokratja tjetër, Grida Duma. Nga Foltorja e Kuvendit, deputetja demokrate Grida Duma u tregua e ashpër në gjuhën e saj në Kuvend kundrejt kryeministrit Edi Rama, teksa tha: Ti je aktori më i madh këtu! E përdor gojën për të nxjerrë jashtëqitje. Ju e votuat Srebrenicën pasi dikush këtu ju futi në një kurth politik dhe u nxorët kartonat e kuq e votuat kundër, por më pas erdhët një pas një jave si çeço e votuat denoncimin e masakrës së Srebrenicës. Ne do ta votojmë Dick Marty, se nuk bëjmë ne thika pas shpine me Kosovën.

Mesa duket kësaj here Berisha është frymzuar prej saj. Madje pikërisht për këtë "gjetje" i ka bërë një krahasim të rrallë. Berisha tha se Grida Duma po i jep përgjigjet e mëritura Edi Ramës në Kuvend, ndërsa shtoi se ajo nëse do të kishte një emër të dytë do quhej Nora e Kelmendit.

"Po të kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit.Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri te ai që nuk e ka se ai që flet në atë mënyrë nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit dhe virtyteve. Por i dha përgjigjen e merituar. Grida i tha se aparatin tretës e ke në tru. Sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomali,"- u shpreh Berisha.

Epo mesa duket i paska pëlqyer shumë, e kryedemokrati e ka huazuar. Por nuk dihet nëse me leje apo jo?

 

sali berisha grida duma

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj