LIVE UPDATES
Politike

Ibrahimaj: Propozuam dyfishimin e akcizës së birrës, pasi diferencimi stimulonte evazionin. Braçe: Pronari më tha se kaloni dot ligjin, s'keni votat e LSI

Me ligjin aktual, akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl. Ishte ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pohoi se heqja e fashës së akcizës është në përputhje me direktivën e BE-së, ndërsa niveli i ri i propozuar është 3-4 herë më i ulët se ne vendet e BE-së. Ndërsa la të kuptohet se këto kompani kanë kryer edhe evazion fiskal. 

31 Tetor 2022, 17:28 Nga k.m.

 

Ibrahimaj: Propozuam dyfishimin e akcizës së birrës, pasi
Erion Braçe dhe Delina Ibrahimaj

 

TIRANË- Diskutimet e projektligjit “Për akcizat” që unifikon akcizën për birrën dhe pijet e forta alkoolike ka shkaktuar debat mes deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Me paketën e re fiskale unifikohet akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual, akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl. Ishte ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pohoi se heqja e fashës së akcizës është në përputhje me direktivën e BE-së, ndërsa niveli i ri i propozuar është 3-4 herë më i ulët se ne vendet e BE-së. Ndërsa la të kuptohet se këto kompani kanë kryer edhe evazion fiskal. 

Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sina shtoi se rritja është e lartë. Duke përllogaritur nivelin e përqindjes së alkoolit të birrës akciza rritet me 15 lekë për litër apo 5,5 lekë për shishe, ndërsa të kundërtën ka pretenduar ish-zv.kryeministri Erion Braçe. Madje tregoi edhe një histori sesi një prej prodhuesëve ia kishte përmendur se akciza nuk do të kalonte disa vite më parë, sepse socialistët nuk i kishin votat e LSI-së. 

PJESË NGA DEBATI NË KOMISION: 

Braçe: Për akcizën i referoheni rekomandimeve të fundit monetare, ndërkombëtare. Pyetja konkrete që kam janë të dhënat që keni sjellë këtu. Janë të bëjnë me prodhimin e birrës në vend. 65% e sasisë së konsumuar të birrës në Shqipëri paska qenë në nivelin e 2000 hektolitër. Ka pasur edhe më afër, vjet fjala bie. Në 2016, qeveria ka sjellë këtë masë. Për 5 vjet më radhë keni konstatuar këtë që është shkruar këtu? Mund të di një arsye se përse nuk është ndërhyrë për këtë gjë? E dyta, keni të njëjtën masë për pijet e forta alkoolike, keni dhe një emër anglisht. Për çfarë bëhet fjalë? E çfarë ka ndodhur me to? Gjatë së njëjtës periudhë. Pyetja e tretë që kam ne vazhdojmë që të tatojmë për kafën e pjekur, esencat etj. Po për pyetjet energjitike që kanë përmbajtje kafiene, kur do vendoset akciza?

Ibrahimaj: është diskutuar shumë herë, e diskutuam edhe vjet në Komision dhe e morëm në konsideratë dhe prandaj erdhëm këtë herë me propozimin. Ne propozojmë që aksica të jetë 0.02 euro për shishe. është më e ulëta nga çdo vend i BE. Bullgaria e ka më të përafërtin me 0.03.

Braçe: Pse është më e vogël se në çdo vend ku funksionon direktiva duke e rritur?

Ibrahimaj: Do rrisnim kostot. Aktualisht një shishe birrë me ligjin në fuqi paguan 1.2 lekë akcizë për birrë. Me hyrjen në fuqi të propozimit do të paguajë 2.3 lekë lekë. Shtohet kostoja për shishe e do pasqyrohet në çmim. Pijet e forta që prodhohen në Shqipëri janë xhin, vodka, rumi, uzo, likeret e tjera. Pijet energjitike; është hequr akciza. është marrë vendimi që të mos jetë produkt i paaksesueshëm.

Sinaj: Cilët janë prodhuesit më të mëdhenj të birrës në vend?

Shalsi: Ka shqetësim se mos tregu i birrës do të sundohet nga tregu i importuar.

Ibrahimaj: Unë përgjigjen për çmimin e dhashë. Prodhuesit mund t'ju vë në dispozicion një listë të prodhuesëve.

Shalsi: Mendoni që ka evazion në prodhimin e birrës në evazion?

Ibrahimaj: Ka incentivë që të deklarohet më pak. Nuk bëhet fjalë edhe për birrën shqiptare, por edhe atë të importit.

Sinaj: Nga informacioni që unë kam vetëm një fabrikë birrë i afrohet kësaj shifre që dhatë që ne të kalojmë në masa të tilla. Unë nuk dua të korrigjoj kostot që keni bërë ju. Rritja e çmimit për litër nuk është ajo që ju përmendet. Për një shishe 33 shifra shkon për 5.5 lekë. është rritje shumë e madhe e çmimit.

Shalsi: Në Shqipëri ka fabrika, kur po interesoheshim për interesimet konstatuam se shumë punishte të vogla nuk krahasoheshin me ato që prodhojnë në masë.

Braçe: Qarkullimi për birrën vjet ishte pak si ndryshe. Ne nuk japim license alkooli. Ndoshta tregu duhet që të rregullohet në këtë mënyrë. Unë nuk gjej ndonjë shije të çuditshme në këtë vend. Këtu ka pasur një konsensues. Nuk vazhdon favori për 25 vite. Shumë mirë bëhet që mbyllet këtu. Shifrat tregojnë se të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë që është bërë evazion fiskal. Të gjithë ne, të majtë dhe të djathtë, kemi pranuar evazionin fiskal të këtij sektori. Njëri prej prodhuesëve ma tha mua, kot e vazhdoni këtë histori, nuk e kaloni dot se nuk i keni votat e LSI-së. Doli që nuk i kishim votat. Duhet të kishim vajtur tek niveli minimal i akcizës, të shkonim të paktën tek 0.3. Tek akciza ende insistoj. Pijet energjitike krijojnë bomba që sot i marrin edhe fëmijët tanë. Por edhe për dekurajim të këtyre bombave ne duhet ta rikthejmë akcizën, konsumi vjet ishte 1 ton. Këtë vit mund të ketë vajtur dhe më tutje. Shiheni se nuk është thjesht një burim të ardhurash por edhe shëndet publik.

Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, ngriti shqetësim se mos kjo masë do të sjellë që tregu të dominohet nga birra e importit, pasi mund të rrisë çmimet dhe do ta kenë të pamundur të konkurrojnë me birrat huaja. Ndërkohë që deputetët folën edhe për çështje të tjera lidhur me masat e reja ligjore. 10-fishimi i gjobave për bizneset e mëdha që nuk japin kupton tatimor nuk u prit mirë nga Braçe. 

Erion Braçe: Ju thoni që transferimi i shumave të parave kryhet vetëm me administratën tatimore. Dua të di, deri më sot si është bërë? Dhe ç'rol ka pasur administrata tatimore? Me hyrjen në fuqi të ligjit, si do jetë bashkëpunimi? E dyta që kam, e ngrita si shqetësim edhe në mbledhjen që shkoi, ne do vendosim gjoba për biznesin e madhe dhe do jenë të rritura, shqetësimi është ky, biznesi i vogël ka përfitime të mëdha, por për shkak të krizës, biznesi i madh mund ta kalojë rritjen dhe mund të marrin mallra pa faturë. Ose pastaj do shkojmë edhe tek historia tjetër, që vlera e faturës do të vijë duke u reduktuar brenda tavanit prej 14 milionë lekësh. Si do bëhet efektive qarkullimi i faturës?

Ibrahimaj: Duket e 10 fishuar gjobën do të detyrojmë biznesin e madhe që të lëshojë fatura tek biznesi i vogël. Administrata do të ketë mundësi që të vjelë detyrimin. Ka një ngrëç sepse llogaritë janë të bllokuara. Këtu i japim të drejtën për pagesën.

Braçe: Çfarë nënkupton bashkëpunimi?

Ibrahimaj: Administrata tatimore do të lëshojë një vërtetim se pagesa është bërë në rast se llogaritë janë të bllokuara. Gjobat e biznesit të madh, nuk duam ti rëndojmë pë 10 fishimi i gjobës nuk ka lidhje me dëshirën për të vendosur gjobat. Por lidhet me masat parandaluese për shmangien e detyrimeve të bizneseve.

Po ashtu folën edhe për tatimin mbi vlerën e shtuar

Braçe: Kemi ndonjë të dhënë si ka funksionuar skema e TVSH në sektorin e bujqësisë dhe blektorisë? Përfitimet që ka patur ekonomia, buxheti i shteti dhe sektori vetë. Së dyti, kemi ndonjë të dhënë si ka funksionuar skema për imputet bujqësore? Deri ku do shkojmë se në sektorë të ndryshëm deri në 2 vite më parë, të paktën këdo dy skema i kemi rrëzuar. Edhe sa kohë do të vazhdojmë përjashtimi i furnizimit me tokë në zona rezidenciale nga tatimi mbi vlerën e shtuar?

Ibrahimaj: Bursa e energjisë elektrike do të hyjë dalë nga dalë në funksionim. Sa i përket përjashtimit, ka qenë kërkesë e ndërkombëtarëve për parashikimin e kostos lokale të projekteve ku vështirësohet projekti i TVSH-së. Ne kemi parashikuar për fondet e huaja. Sa i përket TVSH për shtëpitë e dyta apo të treta nuk kemi një regjistër të shtëpive. Do të duhet të krijohet dhe punohet. Do të punojmë për ligjin e ri dhe taksën e pasurisë. Do punojmë për të pasur një regjistër më të plotë. Sa i përket librit, TVSH ka qenë në 6%. TVSH është kërkuar nga subjektëve që nuk reditojnë. Nga subjektet që tregëtojnë. Libri ka qenë i përjashtuar sepse i ka kosto. Përjashtimi i importit të druve dhe peltëve, kryehet nëpërmjet bashkive.

erion braçe delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet