30 Maj 2022, 17:56
Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se më qershor të vitit 2018, ai ka rënë dakord me kryeministrin Edi Rama që ky i fundit të ishte kryenegociator me Greqinë për çështjen e detit. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se nga qeveria e Ramës apo dhe nga vetë Rama nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisjen me autorizim për të negociuar me palën greke.
" Presidenti i Republikës pasi është informuar mbi mënyrën e zhvillimit të këtyre negociatave, ka konstatuar dhe është vënë në dijeni mbi disa problematika dhe shqetësime serioze. Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator midis Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit të Shqipërisë, në datën 13 qershor 2018, është realizuar një takim. Në këtë takim u dakordësua që Kryeministri t’i udhëhiqte personalisht negociatat me shtetin grek. Për këtë do të paraqiste një kërkesë të re përpara Presidentit për t`u pajisur me Autorizimin e nevojshëm për t`i drejtuar ai personalisht (Kryeministri) negociatat. Presidenti i Republikës, duke konstatuar se Kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve të ndërmarra, dhe nuk por ndërmerrte asnjë hap në këtë drejtim, me shkresë nr.327/9 prot., datë 21.09.2018, përpos të tjerave, rikërkoi ndërhyrjen e Kryeministrit të vendit pa vonesë, në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga niveli më i lartë politik vendimmarrës, pra nga vet Kryeministri, duke marrë drejtimin e këtij procesi, në ushtrim të drejtpërdrejtë të vullnetit politik, në të drejtën që ia njeh Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
Sërish nga Kryeministri nuk pati reagim në këtë drejtim. Asnjë kërkesë për autorizim nuk u paraqit. Në mungesë të reagimit dhe vullnetit institucional të Kryeministrit për këtë çështje, pra pajisjen me Autorizim për të negociuar, Presidenti i Republikës, duke i qëndruar konstatimeve të mëparshme sërish me shkresë nr.327/11, datë 20.11.2018, i rikërkoi Kryeministrit ndërhyrjen e tij, në mënyrë që vijimi i negociatave të udhëhiqej nga niveli më i lartë politik vendimmarrës, pra nga vetë Kryeministri, duke marrë drejtimin e këtij procesi. Edhe për këtë kërkesë të Presidentit nuk pati asnjë reagim dhe Kryeministri nuk parashtroi asnjë kërkesë për Autorizim. Nga Kryeministri i cili për periudhën shkurt 2019 – janar 2021 mbajti njëkohësisht dhe detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisje me autorizim dhe asnjë informacion shterues mbi ecurinë e këtij procesi negociator, apo mbi masat dhe analiza që ai (Kryeministri) ka ndërmarrë mbi kërkesat zyrtare të Presidentit. Ndërkohë që Kryeministri përgjatë gjithë kësaj periudhë që mbante dhe detyrën e Ministrit të Jashtëm, përmes statuseve publike, ka komentuar apo ka dhënë opinione pohuese të tij lidhur me zhvillime ligjore në shtetin grek, për çështje të zgjerimit të ujrave të tyre territoriale. Këto qëndrime të Kryeministrit, janë vlerësuar dhe cituar edhe nga autoritetet më të larta greke," tha Meta.
Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pas vizitës në Shqipëri është shprehur se çështja e detit në Hagë do të zgjidhet më lehtë me Shqipërinë, me ikjen e Presidentit Ilir Meta. Dendias për mediat greke tha se kjo çështje do të avancojë Shqipria do të zgjedhë një President të ri e se shpreson që do të lehtësojë këtë çështje.
Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që ta dërgojnë marrëveshjen për ndarjen e zonave Eksluzive Ekonomike në Hagë. Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë për t’i referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare. Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero është shprehur se ky detaj është tregues i parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mire. Kjo marrëveshje është cilësuar edhe si një mesazh për Ankaranë zyrtare, që të gjitha ndasitë për Detin, të shkojnë në Gjykatat Ndërkombëtare, dhe se Greqia është një shtet që e ka gjetur “gjuhën” e mirëkuptimit me të gjitha vendet e rajonit përveç Turqisë. Meta është pyetur edhe më herët për këtë çështje, nëse është zgjedhja e duhur dakortësia për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, dhe është shprehur se nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Ai ka thënë se nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit e se nuk mund të mbajë qëndrime të dyfishta në lidhje me këtë çështje.
(I.A/dosja.al)
Politike
30 Maj 2022, 17:40
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vizitën e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Shqipëri. Me ...
Politike
30 Maj 2022, 17:01
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të...
Politike
30 Maj 2022, 16:16
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i ka lexuar ish-kryeministrit Sali Berisha poezinë e Luan Myftiut, të dënuarit gjat&e...
Politike
30 Maj 2022, 15:56
Sali Berisha
TIRANË- Drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit sh...
Politike
30 Maj 2022, 15:53
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje kompanive të telekomunikacionit në Sqipër...
Politike
30 Maj 2022, 15:05
TIRANË- Propozimi i kryedemokratit Sali Berisha për Simon Mirakën si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi D...
Politike
30 Maj 2022, 14:32
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur ditën e sotme për punësimet partiake në admi...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar për propozimin e Simon Mirakajt për anëtar në Autoritetin p&e...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Sali Berisha dhe Taulant Balla
TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant B...