30 Maj 2022, 17:40
Nga DOSJA
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vizitën e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Shqipëri. Me anë të një dalje për mediat, Meta ka komentuar deklaratat e Dendias për çështjen e detit, duke theksuar se ai ka dhënë autorizimin për një grup negociator dhe se nuk është ai pengesa për pezullimin e bisedimeve të grupit negociator.
"Në datë 23 maj 2022 Ministri grek i Punëve të Jashtme, zoti Nikos Dendias ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar me Ministren e Punëve të Jashtme dhe me Kryeministrin. Sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Pas përmbylljes së vizitës në Tiranë, Ministri Dendias në një intervistë të dhënë për shtypin grek ndër të tjera është shprehur gjithashtu se: “...... u ra dakord me ne që t'ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës Kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme atëherë.”
Kjo deklaratë e Ministrit Dendias është publikuar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe është bërë publike edhe këtu. Sqaroj se Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, z.Ditmir Bushati përmes kërkesës nr. 2428 prot., datë 13.02.2018, paraqiti pranë Presidentit të Republikës kërkesën për pajisjen e grupit negociator me autorizim për plotëfuqi për nisjen e procesit të negociatave me Republikën e Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare. Presidenti i Republikës, konstatoi një mori problematikash dhe të metash që duheshin ndrequr në paraqitjen e kësaj kërkese. Pas paraqitjes së informacionit shtesë nga Ministri i Jashtëm, Presidenti i Republikës, përmes Aktit nr.733, datë 19.03.2018, Autorizoi Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë që, sipas kritereve të këtij Autorizimi, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”, me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve. Përpos detyrave të tjera, sipas autorizimit të Presidentit të Republikës, vetëm Grupi Negociator është autoriteti publik i mandatuar për të negociuar me palën greke dhe vetëm përsa është përcaktuar në tragrat e dhëna në këtë Autorizim. Midis dy grupeve negociatore përgjatë periudhës prill-qershor 2018, janë zhvilluar tre raunde të negociatave ( 30 prill, 14-15 maj, dhe 22 qershor 2018)," tha Meta.
Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pas vizitës në Shqipëri është shprehur se çështja e detit në Hagë do të zgjidhet më lehtë me Shqipërinë, me ikjen e Presidentit Ilir Meta. Dendias për mediat greke tha se kjo çështje do të avancojë Shqipria do të zgjedhë një President të ri e se shpreson që do të lehtësojë këtë çështje.
Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që ta dërgojnë marrëveshjen për ndarjen e zonave Eksluzive Ekonomike në Hagë. Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë për t’i referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare. Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero është shprehur se ky detaj është tregues i parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mire. Kjo marrëveshje është cilësuar edhe si një mesazh për Ankaranë zyrtare, që të gjitha ndasitë për Detin, të shkojnë në Gjykatat Ndërkombëtare, dhe se Greqia është një shtet që e ka gjetur “gjuhën” e mirëkuptimit me të gjitha vendet e rajonit përveç Turqisë. Meta është pyetur edhe më herët për këtë çështje, nëse është zgjedhja e duhur dakortësia për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, dhe është shprehur se nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Ai ka thënë se nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit e se nuk mund të mbajë qëndrime të dyfishta në lidhje me këtë çështje.
(I.A/dosja.al)
Politike
30 Maj 2022, 17:01
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të...
Politike
30 Maj 2022, 16:16
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i ka lexuar ish-kryeministrit Sali Berisha poezinë e Luan Myftiut, të dënuarit gjat&e...
Politike
30 Maj 2022, 15:56
Sali Berisha
TIRANË- Drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit sh...
Politike
30 Maj 2022, 15:53
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje kompanive të telekomunikacionit në Sqipër...
Politike
30 Maj 2022, 15:05
TIRANË- Propozimi i kryedemokratit Sali Berisha për Simon Mirakën si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi D...
Politike
30 Maj 2022, 14:32
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur ditën e sotme për punësimet partiake në admi...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar për propozimin e Simon Mirakajt për anëtar në Autoritetin p&e...
Politike
30 Maj 2022, 13:12
Sali Berisha dhe Taulant Balla
TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant B...
Politike
30 Maj 2022, 13:05
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do ta pranojnë propozimin...