"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Manja tha se udhëzimi orienton administratën shtetërore të heqë dorë nga rekurset e padepozituara.

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Gjatë seancës së Kuvendit, Berisha tha se proceset gjyqësore fitohen nga qeveria e se qytetarët nuk fitojnë kurrë. Manja sqaroi udhëzimin e Këshillit të Ministrave për rekurset në Gjykatën e Lartë. Ai tha se udhëzimi orienton administratën shtetërore të heqë dorë nga rekurset e padepozituara.
Berisha: E dini që 95% të proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria, qytetarët nuk fitojnë kurrë. Tani vendosët që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitje të vërtetë me vendim. Të përzgjidhni ata që nuk do të shkojnë në Gjykatë të Lartë natyrisht kundrejt shumave të majme.
Manja: Jam i bindur që sa herë flet Saliu për të varfrit, për ish pronarët dhe ish të përndjekurit nuk e merr askush seriozisht se ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Ekzaktësisht siç bëri me udhëzimin e Këshillit të Ministrave për heqjen dorë nga rekurset në gjykatën e Lartë. I thirri dhe i mbajti një paradite gazetarët aty për t'i sqaruar një VKM duke dizinformuar opinionin publik dhe këshilluesit. Çfarë është ky udhëzim? Orienton administratën shtetërore të heqin dorë nga rekurset e padepozituara kur vlera e disponimit të padisë nga ana e gjykatës nuk e kalon 40-fishin e pagës minimale. Pra shkon 12 milionë lekë të vjetra Sali. Fiksoje mirë këtë. Do të hiqet dorë nga ato rekurse kur shteti i ka humbur gjyqet në të 2 shkallët e gjykimit, në shkallë të parë dhe të dytë ku përfituesit nga këto vendime, në vlerë leku janë jo më shumë 40-fishi i pagës minimale. Nuk bëhet fjalë për të hequr dorë nga rekurse që kanë ndikim të madh ekonomik në interesat pasurore të shtetit se nuk kemi luajtur mendsh ne. E dyta hiqet dorë nga rekurset që kanë të bëjnë me njohje, vërtetim vjetërsie në punë, njohje të dhënave të dokumentit, librezë pune, regjistër themeltar, listë pagesa sepse ne në interesin e pensionistëve duam që ta gëzojnë pensionin, prandaj mos dil të flasësh këtu kur dezinformon opinionin publik. Ti e ke zakon, kur të djeg diçka, je gati të djegësh jorganin për një plesht se Shqipërinë ke dhënë prova që e ke djegur sa herë të është dashur".
(A.B)/Dosja.al
Partia Demokratike TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar për propozimin e Simon Mirakajt për anëtar në Autoritetin p&e...
Sali Berisha dhe Taulant Balla TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant B...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do ta pranojnë propozimin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se refuzimi i Simon Mirakajt nga anëtari i Aut...
Berisha: Temë e rëndësishme. Kur debaton mendja të shkon te minoritetet, e vërteta është se ata kanë qënë n&...
Arbi Agalliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu deklaroi ditën e sotme se seanca e sotme plenare për zgjedhjen e pres...
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama flet për non gratat siku...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Taulant Balla, u pa ditën e sotme gjatë seancës parlamen...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhe...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanit. ...