LIVE UPDATES
Politike

Edhe sa ka kilometri i fundit se nuk paska të sosur? Berisha- komentuesit: Tani ne duhet të fitojmë përfundimisht betejën për votën e lirë

Një komentues e pyeti liderin demokrat, duke i shkruar: “A mund të na thoni se sa metra ka kilometri i fundit, se nuk paska të sosur?”.

16 Maj 2026, 13:43 Nga D.S

Edhe sa ka kilometri i fundit se nuk paska të sosur? Berisha- komentuesit:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Një komentues e pyeti liderin demokrat, duke i shkruar: “A mund të na thoni se sa metra ka kilometri i fundit, se nuk paska të sosur?”.
Në përgjigjen e tij, Berisha u shpreh se tani, opozita duhet të fitojë përfundimisht betejën për votën e lirë.

"Liman Lama: Përshëndetje Doktor, a mund të na thoni se sa metra ka kilometri i fundit, se nuk paska të sosur?

Sali Berisha: Të falënderoj miku im dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj në këtë shpjegim të shkurtër. E nisëm në shtator të vitit 2021, në një kohë kur projekti ishte Shqipëria pa opozitë, ose projekti ishte Shqipëria me fasadë opozitë. Besoj se është e qartë. Dhe së bashku u ngritëm me guxim, u ngritëm me vendosmëri për një ideal themelor, për të mbrojtur pluralizmin e vërtetë. Besoj se e realizuam këtë. Së dyti, ecëm. Na e mbajtën selinë, na e morën vulën. Na përjashtuan nga lista e votimit. Janë këto të vërteta apo jo? Janë të vërteta. Çfarë ndodhi? 500 mijë shqiptarë votuan për ne. Edi Rama, pasi e pa që nuk kontrollon më opozitën, gjeti si rrugë, rrugën e etërve të tij. Vuri në arrest kryetarin e partisë opozitare kryesore, në arrest kryetarin e partisë së dytë opozitare, në ndjekje penale kreun e partisë së tretë opozitare.

Në praktikë, totalisht staliniste. Po, a na mposhti dot? Jo, nuk arriti kurrë të na mposhtë. Me ndërhyrje të stërfuqishme u përça grupi parlamentar. U bashkuam në kundërshtim me të gjitha ndërhyrjet. Rikthyem logon, morëm pjesë në zgjedhjet lokale. Janë të gjitha kilometra këto. I dhunoi nen për nen. Mbrojtëm votën. Librin e Zi. A nuk ishim ne tre ose katër vite më parë forca më e izoluar në Evropë në mënyrën më të pamerituar? Ne po luftonim mafien ndërkombëtare, mafien shqiptare, ne po luftonim për pluralizmin e vërtetë. Por ne ia dolëm dhe sot janë 8 rezoluta ndërkombëtare që damkosin Edi Ramën, damkosin farsën elektorale, damkosin persekutimin politik të Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, të liderëve të opozitës.
A nuk janë këto kilometra që i bëmë bashkërisht? A nuk është ky një udhëtim epik i dashur mik në përballje me regjimin më të korruptuar në Evropë dhe narkoshtetit të parë dhe të vetëm? Po. Pse kilometri i fundit?

Sepse të gjitha këto kilometra ne i bëmë me sukses. Në secilin prej këtyre kilometrave ne mund të mbeteshim. Unë do ndalem vetëm në një moment. Mbrojtja e votës është një nga gjërat më të vështira sepse prirja është që qarjet e opozitës të merrem me kujdes. Qeveria ka lobingje të jashtëzakonshme, por kur e realizuam ne mbrojtjen e votës? E realizuam në zgjedhjet lokale. Me Librin e Zi ne bëmë që në rezolutat e miratuar në Uashington, në Maltë dhe Valencia, procesi zgjedhor në Shqipëri të damkosej si farsë. A mund të realizoje ti objektivin në kushtet e një farse? Jo, opozita nuk fiton farsa. Pra, ne i bëmë këto kilometra si opozitë e pamposhtur dhe e vërtetë. Pse, kilometri i fundit? Po, tani nuk na thotë kush do mbroni apo jo votën se ne e kemi mbrojtur votën.

Tani nuk na thotë kush që nuk keni alternativë kur ne kemi programin më të shkëlqyer që nuk e ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Tani nuk na thotë kush që jeni të izoluar në një kohë kur kemi mbështetjen më të madhe. Por, e kemi bulevard tani? Jo, nuk e kemi bulevard. Dhe diktatura me votë nuk ikën. Cili është atëherë objektivi? Objektivi është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike. A janë hedhur bazat për këtë kërkesë? Po. Janë disa rezoluta, edhe e fundit që u miratua në Zagreb që insiston për qeveri teknike. Por në mënyrë të veçantë damkosja e zgjedhjeve si një proces ku u shua linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake fakton se me këtë regjim nuk ka zgjedhje dhe duhet një qeveri teknike, një qeveri për të bërë zgjedhje.

Dhe këtë e kemi në dorë ne, kjo është në dorën tonë si opozitë, të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në realizimin e objektivit. Ky është kilometri i fundit. I lamë të gjitha mbrapa. Kaluam një kalvar sa asnjë forcë tjetër politike, por fituam.
Tani ne duhet të fitojmë përfundimisht betejën për votën e lirë. Kështu që, kërkoj mirëkuptim. Nuk është kilometër i lehtë ky, jo, e kam thënë dhe e them, por është vendimtar. Dhe ne që bëmë të gjithë ato kilometrat e tjera, ne këtë do ta bëjmë dhe do fitojmë.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime