Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Avokati Kujtim Cakrani ka kërkuar marrjen në pyetje të rreth 150 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe kryeministrin Edi Rama.
TIRANË- Mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta ka ndërmarrë një hap më tej në procesin gjyqësor.
Avokati Kujtim Cakrani ka kërkuar marrjen në pyetje të rreth 150 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe kryeministrin Edi Rama. Cakrani deklaroi se dëshmia e kreut të qeverisë është thelbësore për të hedhur dritë mbi periudhën 2009–2013, e cila është pjesë e dosjes penale ndaj ish-Presidentit.
Cakrani:Të një të kaluare tjetër, të një drejtësie tjetër, dhe kështu që kjo ka qenë për sa i përket debatit që ne kemi patur me prokurorin. Për sa i përket pjesës tjetër që ka zgjatur seanca, ne sot duhet të bënim ne, avokatët duhet t'i parashtronim pretendimet tona. Ne sot nuk arritëm dot t'i përfundonim. Unë dhe zoti Meta folëm vetëm për episodin e CEZ DIA, sepse ju e dini që në akuzë janë disa episode, dhe nuk arritëm dot të përfundonim që të kishim mundësi t'i paraqisnim gjykatës provat me dëshmitarë që ne kërkojmë të merren. Dhe siç ju e dini, provat me dëshmitarë janë ato të cilat do t'i japin një drejtim dhe pafajësi këtij procesi gjyqësor zotit Meta, të cilat nëse gjykata do t'i pranojë në seancën tjetër që ne do t'i kemi gati provat me dëshmitarë, pa dyshim që do jenë shumë të rëndësishme dhe lista jonë do jetë publike për ju, duke nisur që nga kryeministri, zoti Rama, dhe për të vazhduar me të gjithë personazhet e tjerë të cilët kanë qenë pjesë e këtij hetimi, por nuk janë thirrur dhe nuk janë pyetur si persona që kanë dijeni. Por ne jemi të detyruar t'i thërrasim për shkak të procesit të rregullt dhe për shkak të dhënies gjykatës mundësinë që ajo të krijojë dhe një optikë të gjerë për sa i përket zhvillimeve që ka patur prej viteve 2009-2013 dhe në vijim derisa ka qenë në aleancë me zotin Meta.
Gazetari: Zoti avokat, a ka një shifër sa do të jetë numri i dëshmitarëve që do të kërkoni në proces?
Cakrani: Ne mund të, bashkërisht me të gjithë dëshmitarët që ka kërkuar organi i akuzës, do të jenë aty tek 150. Dhe besoj se ne do t'i arsyetojmë gjykatës, pra kush është qëllimi i thirrjes së këtyre dëshmitarëve, dhe besoj që gjykata do t'i pranojë sepse ne do ia paraqesim edhe me video që zoti Rama është person kyç për të paktën dy-tre episode që duhet të thirret dhe të vijë të flasë. Tani ne nuk duam që të bëjmë një proces për çifligas, sepse dhe opinioni publik duhet të informohet. Më vjen kam keqardhje të madhe për gjykatën e cila ju nuk ju ka lejuar të filmoni apo të fotografoni apo të inçizoni procesin gjyqësor. Megjithatë, kjo është një betejë që duhet ta bëni ju. Por ju e kuptoni arsyet e vërteta kush janë që nuk pranohen as mediat të filmojnë, të fotografojnë apo të inçizojnë procesin gjyqësor, sepse duan patjetër që ta fshehin aty dhe mos të bëhen publike relatimi ynë si përfaqësues ligjor, por pa dyshim edhe ato që thotë zoti Meta në atë, në fjalën e tij si person i cili e merr fjalën vazhdimisht.
Gazetari: Avokat, ish-presidenti i Republikës pati pretendime sot për një anshmëri nga ana e kryesuesit të trupës gjykuese dhe madje ju edhe u gjobitët, morët një masë administrative nga gjykata.
Cakrani: Debati gjyqësor ju e patë ishte i tensionuar sepse tensioni lind jo nga ne se ne nuk kemi dëshirë as të tensionojmë as të kundërshtojmë gjykatën, dhe pa dyshim nuk kërkojmë, nuk duam që të gjobitemi. Por kur prokurori vjen aty dhe flet apo relaton fakte që nuk qëndrojnë, dhe kur pyetet nga gjykata apo qoftë dhe nga kundërshtitë tona, ai thotë që këto janë perceptim ose deduksioni ynë, unë mendoj se ia vlen edhe gjoba prej 300 mijë lekësh, madje për një proces të rregullt ligjor dhe për të vendosur në shinat e një drejtësie pa dyshim të shtetit të së drejtës, mendoj se ia vlen edhe 300 mijë dhe 1 milion lekë kur është fjala për të kërkuar të drejtën qoftë procedurale por të drejtat për një proces të rregullt ligjor.
Gazetari: Zoti Sakrani, zoti Meta theksoi që vite më parë kishte arritur të mundësonte një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe foli për të takuar një senator me lobim, dhe preku çështjen e individualizimit të përgjegjësive apo të veprimeve, çfarë nënkupton kjo?
Cakrani: Po sepse në një proces penal pa dyshim që individualizimi i përgjegjësisë është shumë i rëndësishëm. Nuk mundet ta marrësh apriori edhe kur është grup i strukturuar kriminal, pa dyshim individualizohet roli i çdokujt në aktivitetin kriminal, dhe detyrimisht zoti Meta i kërkoi gjykatës dhe me anë të gjykatës prokurorit që ata të individualizojnë rolin e çdokujt në këtë akuzë. Dhe pa dyshim ku janë emailet, mesazhet, telefonatat, takimet, dhe çdo lloj veprimi që ka kryer zoti Meta qoftë për episodin CEZ DIA, qoftë për sa i përket lobimit, çështjes së lobimit, për sa i përket ligjit të minierave, të Plusit, apo të çdo lloj episodi tjetër që ka aty. Gjithashtu është shumë e turpshme që gjykata, prokuroria relaton edhe pushimet apo pagesat shëndetësore të zotit Meta, sepse kanë qenë pagesa modeste, si çdo njeri që bën, edhe check-upin jashtë Shqipërisë, dhe ato është shumë e turpshme që ti sot t'i kujtosh dhe t'i sjellësh në vëmendje dhe në fund thua që ne nuk kemi ngritur akuzë për këto. Po në momentin që ti nuk ngre akuzë për këto çështje, përse i sjell në akuzë këtë? Prapë pse i relaton në akuzë? Sepse duan patjetër që opinioni publik të mësojë edhe shpenzimet shëndetësore të zotit Meta, të familjes së zotit Meta, dhe të zonjës Kryemadhi. Prandaj ne kemi kundërshtuar fort dhe do vazhdojmë të kundërshtojmë pavarësisht se gjykata ne do na.../Dosja.al
Marjana Koçeku TIRANË- Safet dhe Behar Bajri kanë dezpozituar ditën e sotme përmes avokatit të tyre një kallë...
kuvend TIRANË- Seanca plenare e sotme është me tensione të larta dhe ndërprerje të përsëritura, duke e blloku...
TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë sërish, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren. Teksa në rend dit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e Zvërnecit dhe rezolutën e Parlamentit Eur...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke i quajtur sorra dhe korba që duan të marrin...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se përpjekjet për heqj...
Tensionet TIRANË- Debatet e forta në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës kanë ndërprerë sërish seancën plenare...
pamjet TIRANË- Seanca në Kuvend ka nisur sërish me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltore...
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa duke folur në sallën e parlamentit, nuk la pa ironizuar dhe mazhorancën socialiste të Edi R...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve në kuadër të...