Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Me ironi Rama shprehet se ka “simpati të sinqertë” për qytetarët që iu bashkuan protestës nga shqetësimi për natyrën dhe vlerëson simbolikën e flamingove rozë të përdorura gjatë demonstrimit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke i quajtur sorra dhe korba që duan të marrin peng vendin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri ka cituar një shprehje “Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira”, duke argumentuar se historia ka treguar se qëllimet e mira, pa u përballur me realitetin dhe faktet, mund të çojnë në intolerancë, fanatizëm apo zhvillime të dëmshme.
Me ironi Rama shprehet se ka “simpati të sinqertë” për qytetarët që iu bashkuan protestës nga shqetësimi për natyrën dhe vlerëson simbolikën e flamingove rozë të përdorura gjatë demonstrimit. Më tej, Kryeministri kritikoi ashpër mënyrën se si protesta është kthyer në një demonstrim politik të skamur në ide të varfëra dhe argumente të degraduar në fjalor.
Duke i quajtur “sorra” dhe “korba”, Rama tha se ato po ushqehen me zhurmë, shpifje dhe teori konspirative, ndërsa shpreh keqardhje që aktivistët nuk distancohen prej tyre. Në fund, Rama theksoi se respekton shqetësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë shtron pyetjen se pse një pjesë e protestuesve refuzojnë dialogun dhe faktet.
Reagimi i Ramës:
RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj. Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi.
Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen. Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër.
Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin. Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe.
Por pikërisht kjo fotografi e bukur, më rikthen tek fjala e urtë e fillimit dhe “rruga e ferrit”. Sepse problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar.
Unë i kam dëgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikërisht sepse ka qenë gjithnjë edhe i imi. Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!
Flamingot nuk e humbasin bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë. Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove…/Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se përpjekjet për heqj...
Tensionet TIRANË- Debatet e forta në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës kanë ndërprerë sërish seancën plenare...
pamjet TIRANË- Seanca në Kuvend ka nisur sërish me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltore...
TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa duke folur në sallën e parlamentit, nuk la pa ironizuar dhe mazhorancën socialiste të Edi R...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve në kuadër të...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi për mediat jashtë Kuvendit se shtë ëb&e...
Majlinda Bufi TIRANË- Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posa&...
TIRANË- SPAK ka vijuar paraqitjen e akuzave dhe analizës financiare në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemad...
Foto nga seanca TIRANË- Pas pushimit të dhënë për shkak të tensioneve në sallë, situata në Kuvend ka vijuar s&...
Damian Gjiknuri TIRANË- Damian Gjiknuri iu është përgjigjur deklaratave të Kryedemokrati Sali Berisha lidhur me çë...