Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
"Dosja" ka krijuar një trajektore provizore të rrugëtimit afgan për të mbërritur në “burgun” e artë në mes të Ballkanit. Më shumë sesa mision humanitar, evakuiimi sot i ngjan një qoke në funksion të propagandës
TIRANE- 2400 afganë kanë mbërritur në Shqipëri që prej 27 gushtit 2021, kur forcat e NATO-s u larguan nga Afganistani dhe talebanët morën pushtetin. Vetëm 300 afganë kanë mundur të largohen drejt SHBA dhe Kanada që prej atij momenti. Të tjerët janë të bllokuar në vendin tonë. Në disa resorte buzë Adriatikut në Shëngjin, refugjatët që e përshkruajnë veten si ‘të burgosur luksi’, shijojnë pritjen nën diellin shqiptar me planin se një ditë do t’ja dalin të shkojnë në SHBA. Edhe pse disa prej tyre thonë se Shqipëria iu duket një vend me perspektivë, të tjerë kanë nisur të hapin biznese të vogla, disa janë martuar e të tjerë kanë nisur studimet. Shqipëria për ta është një parajsë e vogël, nëse disa probleme do të ishin zgjidhur. Të paktën ato financiare.
Një artikull i gazetës Amerikane “The Washington Post” më 31 gusht 2022, një vit pas mbërritjes së afganëve në Shqipëri e kuoton fluturimin e tyre në tokën e shqiponjave si “Avioni i gabuar jashtë Afganistanit”. WP zbulon prapaskenat e evakuiimit të afganëve dhe faktet sesi qeveria shqiptare nuk ka vepruar në partneritetin e pretenduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO, por me një dakordësi me disa fondacione dhe organizata të shoqërisë civile.
WP thekson se Administrata Biden deklaron se nuk ka asnjë detyrim dhe nuk ka premtuar kurrë evakuiim. “Administrata Biden, e cila u përball me kritika të forta për mënyrën se si i dha fund luftës së SHBA-së në Afganistan dhe nuk arriti të evakuonte shumë nga aleatët e saj afganë, thotë se kurrë nuk ka premtuar se do të sigurojë strehim për të gjithë. Kjo përgjigje nuk u përshtatet mirë të evakuuarve dhe mbështetësve të tyre, të cilët pretendojnë se Presidenti Biden tha që Shtetet e Bashkuara nuk do t'i lënë pas aleatët e tyre afganë.”.
“Qeveria e SHBA-së nuk ka asnjë përgjegjësi për këta njerëz”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili foli në kushte anonimiteti sipas udhëzimeve të përcaktuara nga departamenti. “Organizatat nënshkruan letra për të mbështetur të evakuuarit e tyre në Shqipëri. Tatimpaguesi amerikan nuk do t`i marrë përsipër”, tha një zyrtar tjetër.
Siç kuptohet qartë, afganët në Shqipëri nuk erdhën nga një kërkesë e pareshtur e autoriteteve amerikane që kërkuan zbatimin e detyrimeve që përcakton aleanca por nga një dëshirë e kryeministrit Edi Rama, që deklaron se kërkon të përçojë solidaritetet tek ata që luftuan për parimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kjo është e “vërteta” e parë.
Por atëherë si mbërritën afganët në Shqipëri? Kujt i detyrohet e gjithë ajo shfaqje? "Dosja" ka krijuar një trajektore provizore të rrugëtimit afgan për të mbërritur në “burgun” e artë në mes të Ballkanit. Zanafilla e parë është përpara samitit të NATO-s, ku në Shqipëri u komentua deklarata e kryeministrit Edi Rama që thoshte se ishte i gatshëm të priste afganët në Shqipëri.
Më 13 gusht 2021, agjencia e lajmeve Reuters shkruante se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, kanë deklaruar katër zyrtarë amerikanë. Kosova dhe Shqipëria janë vendet me të cilat ka diskutuar administrata amerikane, sipas Reuters, nga të cilat ka kërkuar që të strehojë afganët e lidhur me SHBA-në derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane. Në artikull flitej edhe për një favorizim ekonomik dhe politik në këmbim të marrjes së afganëve.
Më 15 gusht 2021, gënjeshtra zyrtarizohet nga kryeministri. Në rubrikën e tij private në Facebook, Edi Rama shkruan një ese të gjatë për “hebrenjtë, afganët dhe Shqipërinë”, duke paralelizuar atë që bënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore me atë që po merrte përsipër të bënte ai dhe qeveria e tij. Por që historia të merrte dhenë, përtej kartës së patriotizmit, Rama përdori asin që nuk e zhgënjente asokohe. “Amerika”. Kryeministri shkroi se kërkesa i është bërë nga qeveria amerikane për të marrë afganët në Shqipëri.
Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria!
Postimi i 15 gushtit 2021 ku Rama fliste për afganët dhe misionin humanitar:
27 gusht 2021: Shqipëria pret avionët e parë me refugjatët afganë. Kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe Olta Xhaçka përfshihen në një shoë për netë me radhë, ndërsa publiku u mbërthye para ekranit për të parë refugjatët e luftës që priteshin për ti përmbushur pritshmëritë qeverisë së SHBA-ve.
Por a ishte kjo rruga? Elissa Slotkin, ish-zyrtare e lartë e CIA-s dhe anëtare e Kongresit Amerikan, në një bisedë me “Zërin e Amerikës”, zbulon se rruga e mbërritjes së afganëve në Shqipëri nuk ishte aspak zyrtare. Me krenari, Slotkin thotë se u habit nga shpejtësia e pranimit të qeverisë shqiptare.
9 shtator 2021, Elissa Slotkin tregon se afganët në Shqipëri nuk erdhën nga kurrfarë ndërmjetësimi të autoriteteve amerikane. Miqësia e saj me ambasadoren Yuri Kim ishte shkëndija që nisi gjithçka dhe një letër e shkruar me shpejtësi dhe “Voila”, afganët i ke në Shëngjin.
Para së gjithash ne e dinim që Shqipëria ishte një nga vendet e pakta në botë që po pranonte afganët për qëndrim të përkohshëm. Pastaj pashë që mikja ime Yuri Kim, ishte ambasadore në Shqipëri. Ajo dhe unë kishim punuar së bashku për Irakun shumë vite më parë, dhe ajo më tha se nëse do të ishim të gatshëm t’i drejtoheshim drejtpërdrejt ministres së jashtme shqiptare, Shqipëria mund të ishte e gatshme t’i merrte këta njerëz. Kështu që me shpejtësi shkruam një letër zyrtare nga zyra ime. Ia dërguam ambasadores (Floreta Faber) në Uashington, ia dërguam ministres së jashtme (Olta Xhaçka) dhe ishte e mrekullueshme. Ne morëm një përgjigje besoj brenda 15 orësh. Dhe të nesërmen afganët për të cilët ne po përpiqeshim të kujdeseshim u dërguan në Tiranë. Ishte thjesht e mahnitshme se sa e shpejtë dhe sa entuziaste ishte përgjigjia nga qeveria shqiptare.
Elissa Slotkin
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, i qëndron linjës së tij. Në një intervistë për “Inside Story” më 6 tetor 2021, Rama thoshte se nuk kishte kohë të bënte letra zyrtare, duke shmangur zbulimin e qokës që bëri për të pritur afganët, për të cilët sot, qeveria amerikane lan duart duke ia kaluar përgjegjësinë atyre që iu dolën garant për ti sjellë në Shqipëri. Vendimi u mor drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rama. “Nuk kam pasur kohë për të bërë dokumente, por sigurisht që ka një vendim të qeverisë.”-thotë Rama.
Rama pranon se afganët u pranuan nga qeveria shqiptare pas një shpalljeje të bërë nga dy fondacione të shoqërisë civile në SHBA, të cilave Rama iu referohet si “entitete”.
“Në momentin e parë ne kemi reaguar në bazë të një kërkese të bërë nga dy entitete të shoqërisë civile në SHBA. E kam ngritur në samitin e NATO-s, nevojën e një plani shpërndarës për ata që do të ktheheshin shënjestër e talebanëve”-thotë Rama.
Por kush janë këto dy fondacione? "Dosja" kërkoi dhe zbuloi se dy fondacionet kryesore që kanë sjellë afganët në Shqipëri janë “Vital Choices”, fondacioni i krijuar nga Hillary Clinton dhe Spirit of America.
"Dosja" ka tentuar të kontaktojë via email me këto fondacione por deri në botimin e këtij artikulli nuk kemi marrë asnjë përgjigje.
A u pagua Shqipëria? Presidenti francez Emmanuel Macron deklaronte Shqipëria dhe vendet e tjera që kanë pranuar që të marrin afganët po ndihmohen financiarisht për të përballuar faturën e strehimit të tyre. “Teksa SHBA po evakuojnë afganët të cilët po vendosen në Shqipëri ose në vende të tjera kundrejt një pagese, ka një pyetje që ne duhet ta bëjmë si europiane dhe nuk dua që ne ta vuajmë”. Por ky pretendim u rrëzua nga kryeministri Edi Rama. Ashtu siç qeveria nuk është paguar, fatura është rënduar edhe për akomoduesit e afganëve. Tarifa ditore e strehimit për një afgan i kalon 30 dita, ndërsa totali i kalon 2 milionë dollar për vetëm 380 persona. Sot ende 800 afganë ndodhen në vetëm një resort në Shëngjin, pa para, pa një biletë për SHBA ndërsa biznesi shqiptar kërkon paratë e premtuara, që nuk ka as ku i kërkon.
Kryeministri Edi Rama e mori meritën e tij ndërkohë. Më 7 dhjetor 2021, Edi Rama ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton (themeluesja e fondacionit Vital Voices), i dha Ramës çmimin e Pionierit Global për strehimin e afganëve në Shqipëri. Clinton e falenderoi Ramën, ndërsa ky i fundit shtoi edhe një trofe në biografinë e tij.
Roli i dyshimtë i ambasadores Yuri Kim
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim u përballë me Kritika të forta kur u bë pjesë e shfaqjes së pritjes së afganëve në Rinas. Ambasadorja u ngjit në kabinë dhe mori citofonin për t’ju komunikuar të ardhurve nga lufta se ishin të sigurtë dhe nën vëzhgimin e qeverisë amerikane. Sot, kjo mund të jetë një gënjeshtër.
Mikesha e saj, Elissa Slotkin flet për gatishmërinë e ambasadores që e shfaq Shqipërinë si një “tokë e xanun” dhe se gjithçka mund të bëhet. Edhe të vendoset pa asnjë konsultim, studim, marrëveshje apo vendim, mbërritja e 2400 afganëve që duan t’ja mbathin luftës. “Dosja” i drejtoi disa pyetje Ambasadës Amerikane në Tiranë në lidhje me rolin e Yuri Kim në këtë operacion shpëtimi. A përfaqësoi Yuri Kim interesat e SHBA-ve kur Administrata Biden distancohet me forcë nga evakuiimi i afganëve? A ka një marrëveshje ndërmjetësimi për mbërritjen e tyre në Shqipëri? A ka një rrugë zyrtare përtej letrës së shkruar me “shpejtësi” nga mikesha e ambasadores? Deri në botimin e këtij artikulli, Ambasada Amerikane nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Por ajo që është e qartë si drita e diellit është fakti se afganët në Shqipëri erdhën si një mision i përbashkët, jo vetëm humanitar. Afganët i shërbyen kryeministrit Edi Rama për një shfaqje tërësisht të tijën, personale për të cilën u nderua edhe me çmim, ndërsa nga ana tjetër, Fondacioni Clinton arriti të nxirrte njerëzit e duhur nga Afganistani duke i shpëtuar nga talebanët. Artikulli i 31 gushtit shfaq deformimin e pushtetit dhe manipulimin e opinionit publik në kurriz të një turme njerëzish që kërkojnë paqenë dhe lirinë.
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka lajmëruar se grupi paarlamentar demokrat do ta çojë n&e...
Lulzim Basha TIRANË-Deputeti e njëkohësisht, Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zyrtarit a...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka zgjedhur Florian Bjankun si kandidat për anëtarë të Këshillit të La...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i shqetësuar për ndikimin rus në rajon, por kërkon m...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, n&eum...
Edi Paloka TIRANË- Kreu aktual i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas artikullit të Z&eu...
Faksimilet dhe PD TIRANË- Rrëfimi i një zyrtari amerikan ka rikthyer në qendër të vëmendjes dosjen “Muzin” a...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi informacion nga Qeveria për konfiskimet e ndërtimeve ...
PD dhe artikujt TIRANË- Lobingu rus në Shqipëri është në faqet e mediave më në zë ndërkombëtare. CNN...
Genc Pollo TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar pas artikullit të Zërit t&e...