LIVE UPDATES
Politike

Ndërtimet e paligjshme, Salianji: Burg për qytetarët, amnisti dhe show për të pasurit

Salianji kërkon informacion për rastet e konstatuara si ndërtime të paligjshme e nëse ligji është i barabartë për të gjithë.

14 Shtator 2022, 10:03 Nga A.B
Ndërtimet e paligjshme, Salianji: Burg për qytetarët, amnisti dhe
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi informacion nga Qeveria për konfiskimet e ndërtimeve pa leje në vend. Përmes një shkrese, Salianji kërkon informacion për rastet e konstatuara si ndërtime të paligjshme e nëse ligji është i barabartë për të gjithë. Ai kërkon të dijë se nëse ka pasur procedime penale për oligarkët që kapen nga ligji.

Ndërtimet e paligjshme, Salianji: Burg për qytetarët, amnisti dhe

REAGIMI I SALIANJIT:

Burg për qytetarët, amnisti dhe shoë për të pasurit! Vetëm vitet e fundit janë dënuar mijëra qytetarë, raporti i Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjëndjen e kriminalitetit, pasqyron mijëra rastet e referuara për veprën “Ndërtim i paligjshëm”

Për të kuptuar shtetin e ndërtuar nga Rama po ju tregoj tre raste te pasqyruara në media;

Sokol Negollari u arrestua se po ndërtonte pa leje shtëpinë e re pranverën e 2016-s në një fshat të Kavajës. Ai u kap teksa kishte prishur banesën e vjetër dhe në të njëjtin truall po ngrinte shtëpinë e re. Mediat më pas raportuan që ndaj tij u mor masa arrest me burg dhe u transferua në burgun e Rrogozhinës. Më 7 maj 2016, familjen e pllakos tragjedia, teksa bashkëshortja bën aksident me makinë në afërsi të Kavajës. Ajo udhëtonte me makinë për në burgun e Rrogozhinës së bashku me tre fëmijët e çiftit. Nga aksidenti gjetën vdekjen dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç, ndërsa u plagos bashkëshortja dhe fëmija tjetër 13 muajsh.

Të afërmit e familjes fajësuan shtetin për tragjedinë, duke e akuzuar se mbajtën me pa të drejtë gjatë në burg Sokol Negollarin për ndërtimin pa leje. Shtetasi P.B., në atë kohë 63 vjeç me banim në Fushë-Krujë. Në 2016, ky shtetas vendosi të zgjasë rrethimin me mur të shtëpisë private (avllinë), kuptohet që burgu e pret dhe ndërtuesin e madh të avlisë Rasti i tretë është i shtetasit I.SH., 58 vjeç nga Peqini. Ai në vitin 2018 teksa ishte duke shkuar në punë me mjetin e tij motoçikletë “Papaq”. Në mjet kishte çantën me “ armët e krimit ” me mistrinë, metër, plumbëçen me fijen që përdoret për orientim gjatë ngritjes së murit dhe mjete të tjera që i shërbenin për punë.

Të tre rastet  janë tregues se cila prej kategorive të qytetarëve përballet dhe ndëshkohet ashpër nga qeveria! Nëse je i varfër, bëse ske mundësi e lidhje me qeverinë, përfundon në burg për një avlli, për një suvatim apo se mban mistri me vete, nëse ke abuzuar, ke përfituar nga fondet  publike, ke ndërtuar pa leje mijëra metra katror në mes të Tiranës, qeveria e Ramës të përkëdhel, të legalizon!

Nisur ka këto raste dhe mijëra raste qytetarësh që dhunohen nga qeveria përditshëm, i kam kërkuar dje informacion qeverisë për rastet e konstatuara si ndërtime të paligjshme. A është ligji i barabartë për të gjithë? A ka pasur proçedime penale për oligarkët që qeveria i kap në shkelje të ligjit dhe bën shoë mediatik me ministrat! Pas përgjigjes zyrtare nga qeveria, do të verifikojmë në terren çdo rast të pafuqisë dhe përkedheljes që ju bën shteti oligarkëve që ka pasuruar vetë dhe çdo rast do ta depozitojmë në institucionet e drejtësisë!

Lufta ndaj ndërtimeve pa leje për qëllim përfitimi u shpall nga kryeministri Edi Rama, i cili e shpalosi para drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si një nga prioritetet e detyrës së tij. Kreu i qeverisë fajësoi shefat e komisariateve për ngritjen e ndërtesave pa leje në mes të Tiranës, të cilët janë bërë të gjithë nën hetim. Ditën e djeshme u publikua edhe VKM për këtë vendim. VKM-ja e publikuar në Fletoren Zyrtare thekson se brenda 6 muajve do të ngrihet regjistri i pronave të konfiskuara. Gjoba për ndërtimet pa leje do të jetë sa vlera e punimeve të kryera, por jo më pak se 500 mijë lekë. Fondet e mbledhura depozitohen në thesar dhe do të përdoren për të strehuar qytetarë e familje që shpronësohen për llogari të projekteve. Shpenzimet noteriale mbulohen nga subjekti zhvillues.

ervin salianji konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari