LIVE UPDATES
Politike

500 mijë dollarë financim nga Rusia/ BIRN: Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta përmes kompanisë ‘offshore’

Të dhënat e raportuara në vitin 2017 nga BIRN, tregonin se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”.

14 Shtator 2022, 10:12 Nga F.M
500 mijë dollarë financim nga Rusia/ BIRN: Kontrata e fshehtë e
Faksimilet dhe PD

TIRANË- Rrëfimi i një zyrtari amerikan ka rikthyer në qendër të vëmendjes dosjen “Muzin” atë të lobingut rus në Shqipëri, në vitin 2017. Bëhet fjalë për 500 mijë dollar financiM, që sipas rrëfimit të zyrtarit amerikan për VOA, i kanë shërbyer Partisë Demokratike për zgjedhje e vitit 2017.  Në atë kohë, janë publikuar edhe faksimilet e kompanisë lobuese amerikane me transfertat e bëra, kur PD-ja drejtohej nga Lulzim Basha. Të dhënat e raportuara në vitin 2017 nga BIRN, tregonin se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

ARTIKULLI I BIRN I VITIT 2017:

Partia Demokratike fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë për një kompani lobimi në Uashington dhe dështoi të bënte transparencë në KQZ, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompanie guackë me aksionerë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale. Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor. Nëpërmjet këtyre pagesave të majme, “Stonington Strategies” ka kërkur dhe planifikuar takime për lidershipin demokrat me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, anëtarë të Kongresit si dhe ka ndërmarrë kontakte në median amerikane – përfshirë një intervistë të kreut të PD-së, Lulzim Basha me portalin e “Breitbart Neës”. Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade LP,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me ‘Stonington Strategies,’ gjatë të njëjtës peridhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD. Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.

E pyetur nga BIRN për kontratat e mësipërme, Partia Demokratike mohoi si pagesat në vlerën e 525 mijë USD për “Stonington Strategies” ashtu edhe çdo marrëdhënie financiare me kompaninë guackë “Biniatta Trade LP”.  PD i tha BIRN se kishte paguar 125 mijë USD gjithsej për kontratat e saj të lobimit. Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël me ekonomi të dobët, partitë politike shqiptare nuk kursehen në pagesat e tyre të majme për lobistët e Uashingtonit. Njësoj si Partia Demokratike, edhe Partia Socialiste apo Lëvizja Socialiste për Integrim kanë pasur kontrata lobimi aktive gjatë vitit 2017, me vlerë qindra mijëra dollarë.

‘Stoningon Strategies’-lobuesi i padeklaruar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është pjesë e kompanisë lobuese ‘Muzin Capitol Partners’ – e regjistruar në Maryland të SHBA-ve. Muzin Capitol Partners LLC është themeluar nga Nicolas Muzin, një këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I trajnuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit. Më 22 Mars, gjatë njërës prej vizitave të tij në Uashington, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me kompaninë e lobimit “Stonington Strategies” me vlerë 25 mijë USD në muaj për një periudhë tre mujore.

Sipas të dhënave të deklaruara nga “Muzin Capital Partners LLC” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i kësaj kontrate ishte “projektimi dhe implementimi” i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare; promovimi i qëllimeve të Partisë Demokratike në media dhe pranë bizneseve dhe figurave politike në SHBA. Gjithashtu “Muzin Capitol Partners” raporton se do ta ndihmojë Partinë Demokratike në krijimin e një lëvizjeje konservatore në Shqipëri. Pavarësisht se “Muzin Capital Partners LLC” ka raportuar në Departamentin e Drejtësisë pagesa 525 mijë USD nga Partia Demokratike, kjo e fundit i tha BIRN se e kishte paguar këtë lobues me vetëm 25 mijë USD. “Për Muzin Capitol Partners u pagua një herë 25 mijë USD nga Partia Demokratike. Për “Barnes and Thornburg LLP u pagua dy herë nga 50 mijë USD nga Opozita e Bashkuar,” u përgjigj zëdhënësja e PD-së për BIRN. Dy ditë para se të firmoste kontratën me Bashën, më 20 Mars, “Muzin Capitol Partners’ ka nënshkruar një kontratë me kompaninë guackë ‘Biniatta Trade LP’, e cila angazhohet të paguajë 450 mijë USD për një periudhë tre mujore si dhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesmarrje në evente në Uashington D.C. Kontrata nuk e përmend Partinë Demokratike dhe ka si qëllim të deklaruar promovim e rolit të bizneseve shqiptaro-amerikane në SHBA, hulumtimin e suksesit ekonomik të Shqipërisë në Europë dhe promovimin e marrëdhënieve financiare dhe të tregtisë midis Shqipërisë dhe SHBA. Në të përmendet gjithashtu promovimi i muajit të historisë Shqiptare në disa shtete të SHBA-ve, si dhe vënien e theksit mbi kontributin e diasporës shqiptare. Megjithatë, të dhënat e raportuara më 14 nëntor nga ‘Muzin Capitol Partners” në Departamentin e Drejtësisë tregojnë se  “Biniatta Trade LP” e ka kompensuar atë me një vlerë prej 150 mijë USD për aktivitetet e ndërmarra në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, për të promovuar lidershipin konservator në Shqipëri dhe marrëdhëniet e biznesit mes SHBA-së dhe Shqipërisë. E pyetur për marrëdhëniet me kompaninë “Biniatta Trade LP”, Partia Demokratike mohoi çdo lidhje me të.

“Partia Demokratike nuk ka patur dhe nuk ka asnjë marrëdhënie financiare me asnjë entitet tjetër në lidhje me këto dy angazhime,” u përgjigj ajo. Pagesat e Partisë Demokratike dhe ajo e kompanisë ‘Bianiatta’ nuk përkojnë me kontratat respektive, çfarë ngrenë dyshime se ato mund të kenë pasur të njëjtin qëllim – sigurimin e takimeve për liderët demokratë në Uashington. Për të zbatuar dy kontratat, ‘Muzin Capitol Partners’ deklaron gjithashtu se ka bërë një sërë pagesash me vlerë 103,109 USD ndaj katër kompanive të tjera të konsulencës si “Baron Public Affairs”, AFH Associates, ËBC dhe Burke Farah LLP. Kontrata mes ‘Stonington Strategies’ dhe ‘Biniatta Trade LP” ekspozon faktin se kjo e fundit është e regjistruar në Edinburg të Skocisë. Të dhënat e siguruara nga BIRN në regjistrin britanik të biznesit “Company House,” tregon se ajo ka një kapital prej 100 paundësh britanikë dhe është në pronësi të dy kompanive, Asverro Corporation dhe Liminez Commerce Inc- të dyja të regjistruara në Belizë. Në të njëjtën adresë me “Biniatta Trade LP” në Edinburg (Suite 2 5, St Vincent Street) janë të regjistruara edhe të paktën 1200 kompani të tjera. Në raportin e saj për Departamentin e Drejtësisë në SHBA, ‘Muzin Capitol Partners’ nuk jep detaje për shërbimet që ka kryer për llogari të kompanisë “Biniatta Trade LP.” Ndryshe është raporti për Partinë Demokratike, ku ajo shprehet se ka ndërmarrë kontakte me pjestarë të ‘ekzekutivit dhe Kongresit’ si dhe median, me qëllim promovim e Partisë Demokratike dhe të “lëvizjes konservatore në Shqipëri”. Në emër të Partisë Demokratike, “Muzin Capitol Partners” deklaron se ka realizuar takime me tre anëtarë të kongresit, Ed Royce, Pete Sessions dhe Michael Mcaul, gjatë vizitës së Bashës në Mars në Uashington. Takimet e Bashës me tre kongresmenët konfirmohen dhe nga një artikull i botuar në portalin “Breitbart Neës,” i cili sipas të dhënave është mundësuar gjithashtu nga kompania lobuese.

Sipas të dhënat të deklaruara, ‘Muzin Capital Partners’ ka tentuar t’i sigurojë Bashës dhe disa takime të tjera me kongresmenë dhe pjestarë të ekzekutivit në SHBA, përfshirë një takim me Steve Bannon- ish këshilltari strategjik i presidentit Donald Trump dhe drejtor ekzekutiv i ‘Breitbart Neës.’ Pagesat e Partisë Demokratike për ‘Muzin Capitol Partners’ nuk përfshihen në raportin e saj të shpenzimeve elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit të dorëzuar në KQZ. Në këtë raport, Partia Demokratike ka deklaruar vetëm pagesat për dy kontrata lobimi me kompaninë “Barnes and Thornburg LLP” në vlerën e 12 585 000 lekëve. PD deklaroi se dy kompanitë e mësipërme lobuese u angazhuan për ndërgjegjësimin e zyrtarëve amerikanë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe luftën kundër krimit dhe drogës, në kohën kur Partia Demokratike dhe aleatët e saj ndodheshin në protestën 90 ditore përpara Kryeministrisë. Partia Demokratike këmbënguli se i kishte deklaruar të tria pagesat në KQZ. “Të tre këto pagesa janë kryer nga llogaria bankare e Partisë Demokratike dhe janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,” u përgjigj PD.

Nëse merren në total, pagesat e konsulencës së PD-së për Muzin Capitol Partners dhe kompaninë tjetër lobuese “Barnes and Thornburg LLP” tejkalojnë të ardhurat e saj totale të deklaruara në KQZ-së prej 88 milionë lekësh. Një pjesë e mirë e këtyre të ardhurave, më shumë se 58 milionë, partia e djathtë e udhëhequr nga Basha pretendon se i shpenzoi për fushatën zgjedhore, duke lënë pas dyshime mbi origjinën e parave që shërbyen për të paguar faturat milionëshe për dy kompanitë e mësipërme lobuese.

Çfarë ndodhi sot?

Zëri i Amerikës ka zbuluar se Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën. Në artkullin që citon një zyrtar të lartë ameriakn, VOA shkruan se Shqipëria është një nga këto vende që është financuar në mënyrë të fshehtë nga Rusia. Zyrtari amerikan thekson se bëhet fjalë për një shifër prej 500 mijë dollarësh që i është kaluar Partisë Demokratike në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Dyshimet ishin pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.

lobingu rus ne shqiperi rusia financon pd


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës