LIVE UPDATES
Politike

"Simboli i korrupsionit, duhet të ishe në burg"/ Vokshi përplaset me Manastirliun, ministrja: Çirresh me gjuhë të fortish! Je kthyer në mbajtëse palltosh

Vokshi tha gjithashtu se Manastirliu duhet të ishte pas hekurave e jo në Kuvend. Por, ministrja ju përgjigj. Ajo e cilësoi Vokshin simbolin e kontrabandës së naftës dhe tha se është kthyer në mabjtëse palltosh, referuar faktit që ndihmoi kryedemokratin Sali Berisha që të vishej. 

12 Dhjetor 2022, 20:00 Nga F.M
"Simboli i korrupsionit, duhet të ishe në burg"/ Vokshi
Ogerta Manastirliu dhe Albana Vokshi

TIRANË- Kuvendi është 'nxehur' nga debate të forta! Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është përplasur me ministren Ogerta Manastirliu. Nga Kuvendi, Vokshi e bëri Manastirliun dhe kryeministrin Edi Rama përgjegjës për vdekjen e personave nga Covid-19. Vokshi tha se ata kanë shpërdoruar fondet dhe shpërdoruar paratë e qytetarëve që duheshin përdorur për shëndetësinë, gjë që ka sjellë mungesën e shërbimit mjekësor. Vokshi tha gjithashtu se Manastirliu duhet të ishte pas hekurave e jo në Kuvend. Por, ministrja ju përgjigj. Ajo e cilësoi Vokshin simbolin e kontrabandës së naftës dhe tha se është kthyer në mabjtëse palltosh, referuar faktit që ndihmoi kryedemokratin Sali Berisha që të vishej. 

DEBATI I PLOTË MES TYRE: 

Albana Vokshi: Ministrja aktuale është ministrja më e paaftë ndonjëherë e Shqipërisë. Nuk di të them se çfarë vendi zë, të parin apo të dytin për nga korrupsioni. Nuk duhet të ishte këtu, por para drejtësisë, dua t’i kujtoj ministres, që s’duhet të flisnim as për skedulim vaksinash, sepse ka premtuar në komisionin e shëndetësisë se në mars apo prill, do kishte përfunduar procesi i vaksinimit, por ja ku jemi sotm e irskedulim vaksinash që për një arsye apo tjetër, nuk u përdorën. Këtë propagandën që bëni, ju lutem na e kurseni. Kjo marrëveshje që ne diskutojmë nuk mund të mos na sjellë në mendje kohën e Covid-19 me masat arbutrare të Ramës. Kryeministrat arbitrarë përfituan që të përqëndronin më shumë pushtete në duart e tyre, dhe Rama ishte një prej tyre. I mbani mend edhe telefonatat, ‘alo jam Edi, lani duart’. Të gjithë të mirat i merrnim nëse donte ai, jo se na takonin me ligj e Kushtetutë. Madje dhe me vaksinat doli e tha që i kishte futur kontrabandë. I futa tha se mi dha një miku im. Nuk ia them emrin se ashtu është puna. Asnjë kryeministër në botë nuk e bën këtë. Vaksinat, kurat  e të gjitha shërbimet u përdorën për vota. Cili është ai kryeministër e ministër që abuzon me paratë e shëndetit në periudhë pandemie? Edi Rama, Manastirliu. Është krim, një krim. Ndaj jemi të fundit në çdo raport, për numër mjekësh e për shërbime shëndetësore. Janë kthyer në shërbime luksi, por jemi të parët në një indicator, në humbjen e jetëve për shkak të covid-19. Kemi dhe patronazhistët. Ai përhapi frikë dhe bëri ç’të donte me fondet e buxhetit, shpiku tenderat sekretë për të abuzuar më shumë me ministren që foli. U zbuau dhe me respiratorët, mungesa e tyre solli humbje jete. Ndaj dhe unë bëj fajtor Edi Ramën dhe Ogerta Manastirliun me humbjen e jetës së njerëzve. SPAK të nxjerrë dosjet që kemi dorëzuar për tenderat sekretë. Sharja, kërcënimi e bullizmi ndaj gazetarëve është kënaqësia e përditshme e Edi Ramës. Ky model dhunë, arbitrat e i nxitur nga Rama. Nxitësi kryesor i dhunës është Edi Rama. Opozita dhunohet nga të drejtat e saj dhe përpiqet që të asgjësohet, i kufizohet fjala. Po kërkohet të rrëmbehet vula e flamuri i PD-së, në këtë mjedis dhune, qytetari ndjehet i padobishëm, mendon se s’ka shpresë. Të dashur qytëtarë, dhuna ka vetëm një emër, ai është Edi Rama. Asgjë s’do të jetë më si më parë, fiksojeni mirë, do të përballemi dhëmb më dhëmb, me të gjitha mjetet që ju përdorni. Zgjidhja është të largojme Ramën dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga dhuna e mallkimi. Rama është një hakmarrës diabolic dhe njëh vetëm dhunën si aktin e tij. Me dhunë mban veten në pushtet, i ka bërë llogaritë gabim, Opozita do t’I shkojë deri në fund misionit të saj.

Ogerta Manastirliu: fjalët që dëgjuam këtu të nxirrte nga goja, një prej simboleve të korrupsionit të kontrabandës së naftës që sot është kthyer në mabjtëse palltosh të një tjetër simboli korrupsioni të shënjua nga SHBA-të nuk më kanë bërë përshtypje, njerëzit marrin sot shërbime shëndetësore e shërbim mjekësor në spoitale. Qytetarët nuk kanë hallet tuaja dhe ne jemi këto për hallet e tyre. Hallet tuaja në fakt nuk kanë zgjidhje dhe prandaj vini këtu e çireni në Foltore. Prandaj flet këtu sit ë fortët e lagjes dhe çirresh e patjetër që vetëm kërcënimi e kanosja të ka mbetur. Janë shenja tipike të atyre personazheve që u ka humbur shpresa, që e dimë mirë se koha u ka ikur e nuk kthehet më.  

Albana Vokshi: E para kërkoj që të ndërhyni kur përdoret ai fjalor. Një grua nuk mund të flasë me atë gjuhë

Lindita Nikolla: Edhe fjalori juaj, duhet të shikoni fjalorin tuaj.

Albana Vokshi: As nuk u çorra dhe nuk përdora gjuhë të fortësh. Unë ju kërkoj t’i tërhiqni vëmendjen e të merrni masa ndaj ministres. Unë s’kam pasur kurrë pushtet, ju jeni abuzuese të parave të shqiptarëve, për vjedhjen që i keni bërë parave të shëndetit të qytetarëve, duhet të ishit pas hekurave, më vjen keq që simboli i korrupsionit në qeverinë Rama është simboli i një gruaje.

albana vokshi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj