Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
(VIDEO) “Nuk e doja përgjakjen tuaj”/ Spiropali ‘ndez gjakrat’ në Kuvend, deputetët e Opozitës në këmbë: Turp, je dhe grua
Vetë Berisha ishte larguar nga salla, por deputetët e Partisë Demokratike u ngritën të gjithë në këmbë duke bërtitur.
12 Dhjetor 2022, 18:35Nga F.M
Deputetët në Kuvend
TIRANË- Fjala e ministres Elisa Spiropali ka 'ndezur gjakrat' në Kuvendin e Shqipërisë. Spiropali foli për sulmin ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe tha se kishte ndjerë keqardhje për përgjakjen e tij, por tha gjithashtu se Berisha është edhe një politikan që ka përdorur vetë dhunë.
"Ndjeva keqardhje për ju zoti Berisha. Nuk do ta doja ta shihja atë skenë, atë përgjakjen tuaj, nuk do ta doja ta shikoja ditën e samitit, nuk doja ta shihja as ndonjë ditë tjetër të vitit. E di se shumë prej jush ka përmendur të kaluarën atë ditë që ndodhi ngjarja. Ju cilësuan si politikani që keni përdorur dhunë. E dëshmuat edhe sot fatkeqësisht që jeni politikani që keni kultivuar dhunë, keni goditur shumëkënd,"- tha Spiropali, por këto fjalë nuk u protën mjaft mirë nga Opozita.
Vetë Berisha ishte larguar nga salla, por deputetët e Partisë Demokratike u ngritën të gjithë në këmbë duke bërtitur.