LIVE UPDATES
Politike

Bashkimi Europian vendos në lupë marrëveshjen për portin e Durrësit, flasin BIRN: Po konsultohemi, do monitorojmë MSA-në!

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se po monitoron marrëveshjen e qeverisë shqiptare me Emiratet e Bashkuara Arabe për pajtueshmëri me MSA-në dhe se është në pritje të sqarimeve nga qeveria, por kjo e fundit pretendon se projekti nuk e rrezikon integrimin.

12 Dhjetor 2022, 17:19 Nga k.m.
Bashkimi Europian vendos në lupë marrëveshjen për portin e
Kryeministri Edi Rama, Mohamed Alabbar, Belinda Balluku dhe Arben Ahmetaj

Në orët e para të 25 nëntorit, deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë ngritën kartonat jeshilë dhe miratuan një ligj të posaçëm për portin e Durrësit – një projekt që synon të kthejë portin historik të vendit në një atraksion turistik me ndërtesa shumëkatëshe dhe një port jahtesh. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanive Eagle Hills Real Estate Development L.L.C, Albanian Seaports Development Company sh.a dhe Nshmi Development L.L.C u mbrojt në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, i cili mori meritat e negocimit me investitorin arab, Muhamed Alabbar.

Projekti u kundërshtua nga opozita për mungesën e garës, të transparencës si dhe për shkelje të mundshme të marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, MSA, me Bashkimin Europian. Shqetësime të ngjashme duket se ndan edhe Bashkimi Europian, i cili i tha BIRN përmes delegacionit të vet në Tiranë se po e monitoron këtë marrëveshje dhe se është ‘në pritje të sqarimeve nga qeveria’ shqiptare.

“Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare,”- tha zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Delegacioni konfirmoi gjithashtu se BE kishte anuluar grantin e mbetur për investime në projektin e mëparshëm të portit, si rezultat i “modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual”.

Granti i dhënë përmes fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor, WBIF, ishte rreth 27 milionë euro.

“Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve në këtë drejtim,”-shtoi zyra e BE-së në Tiranë.

Ligji për zhvillimin e portit të Durrësit parashikon kalimin falas të një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në favor të investitorëve. Marrëveshja u miratua me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, ndërsa qeveria mbajti sekret një pjesë të marrëveshjes, që lidhet me të dhënat e pronarëve përfitues të njërës prej kompanive që qëndron pas investimit.

Qeveria i zhvlerëson kritikat dhe këmbëngul se ky projekt i shërben zhvillimit ekonomik të qytetit bregdetar dhe të gjithë vendit.

I pyetur nga BIRN për shkeljen e mundshme të MSA-së, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga i tha BIRN se “marrëveshja për portin e Durrësit nuk rrezikon asnjë proces integrimi”.

“Natyrisht, tërheqja nga ky zhvillim nuk ka se si të jetë opsion, aq më tepër që askush nuk ka për ta kërkuar një absurditet të tillë,” tha Fuga.

Ndryshe nga qeveria, ekspertë të integrimit theksojnë se vendi rrezikon penalitete nëse faktohet shkelja e MSA-së, çka mund të sillnin një stopim ose ngadalësim të procesit të integrimit.

“Nëse Shqipëria shkon në drejtim të kundërt me legjislacionin europian, ka penalitete, ka vonesa të procesit apo ngecje në çështje specifike derisa të korrigjojë masat e ndërmarra,”- tha Gledis Gjipali, drejtori ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Duke komentuar ligjin për Portin e Durrësit, Gjipali theksoi gjithashtu se ekzistojnë masa që mund të sjellin një rikthim të vendimarrjes, pasi të jenë konsumuar negociatat dhe alternativat për korrigjim.

“Mësimi për ne është që për çdo vendim të rëndësishëm do të duhet të marrim opionionin e BE-së,”- shtoi ai.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Integrimit, i tha BIRN se marrëveshja cënon disa nene të MSA-së dhe se përfaqësues të Komisionit Europian shprehën shqetësimin e tyre në Mbledhjen e 15 të Komisionit të Stabilizim Asociimit.

“Nenet 71 dhe 74 te MSA specifikisht shprehen për konkurrencën dhe garën e hapur, për mosdiskriminim të kompanive dhe bizneseve europiane. Në çdo rast, kontratat e dhëna pa garë, marrëveshjet direkte pa garë, ofertat e pakërkuara dhe çdo forme tjetër “e sajuar” dhe që cenon tregun e lirë konsiderohet shkelje e MSA,” tha Tabaku.

“Në këtë fazë të negociatave, çdo diskutim për shkeljen e MSA-së si marrëveshja e parë kontraktuale me BE-në, heq fokusin dhe dëmton procesin e bisedimeve,” përfundoi Tabaku./BIRN

edi rama mohamed alabbar belinda balluku arben ahmetaj porti i durresit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet