Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Politike
"Do jemi ballë për ballë"/ Rama do të dëshmojë në dosjen “Partizani”, Berisha: Të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media
Ai shtoi se vendimi për thirrjen e Ramës tregon se gjykata ka marrë në konsideratë faktin që firmat në dokumente i përkasin kreut të qeverisë.
16 Prill 2026, 11:19Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur lidhur me thirrjen e kryeministrit Edi Rama në GJKKO, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, tha se mezi e pret këtë “përballje”. Nga jashtë Kuvendit, Berisha tha se thirrja e Ramës ishte kërkuar prej kohësh nga ana e tij, duke pretenduar se kryeministri ka firmosur mbi 10 deri në 12 dokumente në këtë çështje, të cilat sipas tij përbëjnë shkelje ligjore.
Ai shtoi se vendimi për thirrjen e Ramës tregon se gjykata ka marrë në konsideratë faktin që firmat në dokumente i përkasin kreut të qeverisë.
“Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës për ato akte, por edhe thirrja… do jemi ballë për ballë dhe i thoni të bëhet burrë dhe të mos kërkojë seancë pa media. Të shohin shqiptarët se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë akte korruptive ka kryer ai duke ndryshuar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët por vetëm për llogari të xhepit të tij. Unë përballjen e kërkoj dhe e kam kërkuar me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive, ka firmos ndryshim destinacioni pa kërkesë të pronarëv”, tha Berisha./Dosja.al