16 Prill 2026, 10:40
Nga E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës”. Ai tha se nevojitet më shumë kohë për shqyrtim në komisione dhe përgatitje për debat në seancë. Në fjalën e tij, ai vlerësoi Gardën e Republikës si një institucion elitë të sigurisë, duke nënvizuar se punonjësit e saj meritojnë mbështetje dhe respekt, ndërsa hodhi poshtë çdo akuzë apo insinuatë ndaj këtij institucioni.
Fjala e plotë:
Unë nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t'u përgatitur për debatet, dhe pastaj të vish këtu të thuash ndryshe, megjithatë kjo është ajo shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Megjithatë, në rastin në fjalë, në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse, nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha këtu. Garda e Republikës është një institucion elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend, punonjësit e Gardës së Republikës meritojnë respekt, e vërteta është që gjithmonë duhet t'i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës së Republikës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe ndërkohë çdo lloj akuze apo insinuate dhe çdo lloj shpifje ndaj Gardës së Republikës është e ulët, Garda e Republikës i shërben autoriteteve të shtetit pavarësisht nëse je sot qeveri, apo je sot në opozitë. Kështu që, zoti kryetar i Kuvendit, i qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe nga kolegë deputetë të opozitës në komisione, dhe është një praktikë pune për shkak se kemi shumë çështje të tjera, kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23. Faleminderit./Dosja.al
taulant balla
Politike
16 Prill 2026, 10:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend...
Politike
16 Prill 2026, 10:32
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Ka nisur me debate seanca e Kuvendit, ndërsa shkak është bërë pr.ligji për Gardën e Republik&...
Politike
16 Prill 2026, 10:27
E. D
Reni Ashiku
TIRANË- Reni Ashiku, administratori i ‘Converse Management Consulting’ është paraqitur ditën e sotme në S...
Politike
16 Prill 2026, 10:25
E. D
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të Eliot Engel, ish kongresmenit amerikan që...
Politike
16 Prill 2026, 10:21
E. D
TIRANË- Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohen disa interpelanca. Interpelanca e parë &...
Politike
16 Prill 2026, 09:52
E. D
Ervin Salianji, Sali Berisha
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas akuzave të bëra ditën e djes...
Politike
16 Prill 2026, 07:55
E. D
TIRANË- Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohen disa interpelanca. Interpelanca e parë...
Politike
15 Prill 2026, 20:32
E.d
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, takohet me homologun e vet kroat, Ivan Anushiq, në Zagreb
Shqipëria dhe Kroacia janë...
Politike
15 Prill 2026, 20:11
E.d
Sali Berisha
BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, për të cilin tha se ndërko...
Politike
15 Prill 2026, 20:04
E.d
Sali Berisha
BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se Shqipëria rurale është përjashtuar nga axhenda e qeverisë...