“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Ajo vuri në dyshim përmbajtjen dhe pjesëmarrësit në samit, duke e quajtur atë "propagandistik". Deputetja ngriti pyetje se përse eventi nuk nisi me një bilanc të tre samiteve të mëparshme. Vëmendje të veçantë i kushtoi pranisë së Taulant Ballës si folës, duke pyetur se me çfarë tagri ai ishte i pranishëm, përveçse si "drejtues politik i diasporës".
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë për organizimin e Samitit të Diasporës, duke e cilësuar atë një ngjarje propagandistike dhe duke kritikuar injorimin e institucionit të parlamentit. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Zhupa i bëri thirrje klasës politike të bashkohet në një qëndrim zyrtar në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ajo vuri në dyshim përmbajtjen dhe pjesëmarrësit në samit, duke e quajtur atë "propagandistik". Deputetja ngriti pyetje se përse eventi nuk nisi me një bilanc të tre samiteve të mëparshme. Vëmendje të veçantë i kushtoi pranisë së Taulant Ballës si folës, duke pyetur se me çfarë tagri ai ishte i pranishëm, përveçse si "drejtues politik i diasporës".
"Kam ndjekur me vëmendje edhe prononcimet e deputetëve nga ana juaj, edhe prononcimet e deputetëve tanë, në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Më vjen mirë që kemi reaguar të dyja palët, por kemi reaguar në mënyrë individuale, si deputetë apo si përfaqësues të elektoratit tonë. Do të ishte në nderin dhe në detyrën e këtij kuvendi që të reagonte zyrtarisht dhe të dilte me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për të përdorur gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.
Që vjen që nga Marrëveshja e Ohrit, tek ligji i miratuar nga Maqedonia e Veriut, sepse nuk bëhet fjalë për një diskutim me karakter politik, por bëhet fjalë për një diskutim me karakter ligjor, me karakter kombëtar. Ju, samitin e diasporës e kishit titulluar Rrënjët të lartësojnë. Rrënjët tona janë kudo, janë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe është detyra e shtetit shqiptar që të kujdeset sa herë cënohen të drejtat atje.
Mënyrën se si, zoti kryetar, e kishit organizuar samitin e diasporës, do t'ju ftoja me shumë sinqeritet, meqënse jeni duke diskutuar edhe rregulloren e kuvendit, që komisionit të turizmit dhe të kulturës, le t'ia hiqni diasporën, për aq kohë sa e keni injoruar totalisht kuvendin, për aq kohë sa qeveria nuk e pa të nevojshme që të përfshinte deputetët e kuvendit të Shqipërisë, komisionin parlamentar të diasporës, për të marrë pjesë, për të qenë pjesë e për të organizuar një samit i cili i shërbente realisht diasporës.
Kur ky samit, zoti ministër, meqë jeni këtu, do të duhej të kishte filluar me çfarë u bë nga tre samitet e mëparshme. Kush ishin objektivat që arritën ata tre të mëparshmit dhe cilat janë objektivat e këtij të katërtit? Po e kthyet në një samit propagandistik, ku unë për shembull nuk arrita dot ta kuptoj, mbasi ju kishit publikuar axhendën finale, si u gjend folës Taulant Balla dhe me ç'tagër ishte Taulant Balla atje, përveçse me tagrin e drejtuesit politik të diasporës. Se po të ishte si kryetar grupi, detyrimi ishte që të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare të ishin ftuar atje. Ju çdo gjë e përdorni për politikë dhe për qëllime elektorale. Por të paktën, kur vjen puna tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, le të bashkohemi, le të jetë detyrë e kryetarëve të grupeve për të bërë një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë," tha Zhupa./Dosja.al
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se po vepron me lobime korruptive në procesin e integrimit për në BE dh...
Andis Salla, Sali Berisha TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se qeveria shqiptare ka rritur mbështetjen financiare p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se asnjë vend i Bashkimit Europian nuk ka hequr s...
Edi Rama, Meloni SPANJË- Kryeministri Edi Rama nisi një vizitë pune në Itali dhe Spanjë, ku pritet të mbajë takime t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për projekt...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend...
Klevis Balliu TIRANË- Ka nisur me debate seanca e Kuvendit, ndërsa shkak është bërë pr.ligji për Gardën e Republik&...
Reni Ashiku TIRANË- Reni Ashiku, administratori i ‘Converse Management Consulting’ është paraqitur ditën e sotme në S...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të Eliot Engel, ish kongresmenit amerikan që...