LIVE UPDATES
Politike

Dalja nga ‘Ballkani i Hapur’, Vasili: Deputetët për një karrige në Parlament, nxjerrin Shqipërinë dhe Kosovën në pazar!

Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, ka reguar për daljen nga ‘Ballkani i Hapur’ që kryeministri Edi Rama lajmëroi sot

1 Korrik 2023, 18:26 Nga m.s
Dalja nga ‘Ballkani i Hapur’, Vasili: Deputetët për
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, ka reguar për daljen nga ‘Ballkani i Hapur’ që kryeministri Edi Rama lajmëroi sot. Sipas tij, një amendament i tillë për daljen nga ‘Ballkani i Hapur’ është dorëzuar nga vetë deputeti më 7 mars të 2022, dhe u rrëzua nga 75 deputetë të mazhorancës. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Vasili shprehet se sot kryeministri deklaron daljen ‘Ballkani i hapur’, ku sipas tij i përdori, dhe i dhunoi si deshi keta deputetë antishqiptarë. Kreu i qeverisë Edi Rama, tha se 'Ballkani i Hapur' e ka mbyllur misionin e saj. Ai sqaroi më tej se ‘Ballkani i Hapur’ ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit. Ai shton se tani është koha që të merren me procesin e Berlinit, duke zbuluar se së shpejti do organizojë një tur në rajon, për t'u takuar me liderët e vendeve. 

Statusi i plotë

Poshterimi me turp i 75 deputeteve te Rames me Ballkanin e Hapur!!

Ne 7 mars 2022 plot 75 deputete rilindas per turp te tyre, votuan kundra Amendamentit, qe une paraqita ne Kuvendin e Shqiperise per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur.

Sot Edi Rama deklaron daljen Ballkani i hapur, pra tregon qarte, qe i perdori, i shperdori dhe i dhunoi si deshi keta deputete antishqiptare dhe thjesht servila te peshtire te Rames.

Sot Rama thote:

"Ndërkohë që duhet të merremi me këtë, natyrisht që Procesi i Berlinit është aksi ynë kryesor. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi".

Ja deputetet, qe votuan kunder Amendamentit per daljen nga Ballkani i Hapur edhe diten, kur Serbia doli hapur pro Rusise agresore e pushtuese dhe kunder Parlamentit Europian, BE-se, NATO-s dhe SHBA-se.

Mos i harroni kurre keta deputete, qe per nje karrige ne Parlament, qe ua hedh si kocke per ta lepire Edi Rama, e nxjerin Shqiperine dhe Kosoven ne pazar!

1.Edi Rama

2.Elisa Spiropali

3.Damian Gjiknuri

4.Taulant Balla

5.Fatmir Xhafaj

6.Erion Braçe

7.Besion Ajazi

8.Arben Ahmetaj

9.Benet Beci

10.Belinda Balluku

11.Ismet Beqiraj

12.Alqi Bllako

13.Luljeta Bozo

14.Klotilda Bushka

15.Lindita Buxheli

16.Bujar Çela

17.Gledis Çeliku

18.Anila Denaj

19.Laert Duraj

20.Gerta Duraku

21.Luan Duzha

22.Antoneta Dhima

23.Milva Ekonomi

24.Toni Gogu

25.Etilda Gjoni

26.Blerina Gjylameti

27.Saimir Hasalla

28.Blendi Klosi

29.Petro Koçi

30.Mimi Kodheli

31.Bardhyl Kollçaku

32.Hatixhe Konomi

33.Lavdrim Krashi

34.Mirela Kumbaro

35.Niko Kuri

36.Evis Kushi

37.Meri Markiçi

38.Ulsi Manja

39.Ogerta Manastirliu

40.Aurora Mara

41.Shpresa Marnoj

42.Ilir Metaj

43.Nasip Naço

44.Fadil Nasufi

45.Ilir Ndraxhi

46.Eduard Ndreca

47Lindita Nikolla

48.Niko Peleshi

49.Ilir Pendavinji

50.Arben Pellumbi

51.Tatjana Piro

52.Mirela Pitushi

53.Xhemal Qefalia

54.Ornaldo Rakipi

55.Teuta Ramaj

56.Pranvera Resulaj

57.Rahman Rraja

58.Vullnet Sinaj

59.Klodiana Spahiu

60.Florenc Spaho

61.Paulin Sterkaj

62.Eduars Shalsi

63.Anduel Tahiraj

64.Dasantila Tahiraj

65.Ilir Topi

66.Ermonela Valikaj

67.Etjen Xhafaj

68.Alban Xhelili

69.Klevis Xhoxhi

70.Enslemvera Zake

71.Baftjar Zeqaj

72.Bledar Çuçi

73.Jurgis Çyrbja

74.Getjan Deda

75.Denis Deliu

Ja AMENDAMENTI, qe une paraqita ne Kuvendi ne 7 mars 2022 per daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur dhe qe u rrezua nga keta 75 deputete :

AMENDAMENT:

Duke vlerësuar më shumë shqetësim se:

-Serbia është vendosur qartë dhe publikisht kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe SHBA ndaj Rusisë si agresore ndaj Ukraines.

-Në Serbi janë mbajtur demostrime të gjera publike në mbështetje të agresionit të Rusisë në Ukrainë, po kështu edhe mjaft media janë vendosur në mbështetje të hapur të këtij agresioni.

-Ballkani i Hapur është provuar gjërësisht si një veprim politik dhe shtëtëror me pasoja tepër negative për interesat ekonomike të Shqipërisë dhe të individëve e veçanërisht të fermerëve shqiptarë.

-Ballkani i hapur ka pasur një qëndrim të hapur agresiv, te njëanshem dhe diskriminues ndaj Kosovës duke minuar proçesin e njohjes së saj dhe duke i shërbyer objektivit të Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë dhe integritetit terrotorial të Kosovës.

-Ballkani i Hapur është demostruar qartë si një veprim politik dhe shtëtëror, që ka krijuar premisa për destabilizim dhe jo unifikim ndaj edhe nuk është mbeshtetur nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

-Ballkani i Hapur ka krijuar veprime politike të qëllimshme paralele , që kanë minuar në mënyrë tepër të rrezikshme proçesin e Integrimit në Bashkimin Europian, i cili përfaqëson njëherazi edhe garantuesin dhe mbështetësin më të madh politik dhe ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Duke u shfokusuar dhe devijuar në këtë mënyrë veprimin nga prioriteti madhor dhe i patjetërsueshëm i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, i është hapur rruga realizimit të interesave të përbashkëta, të njohura botërisht, serbo-ruse në Ballkan.

– Ballkani i hapur e vendos Shqipërinë në krahë të Serbisë, e cila është vendosur në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për cdo shqiptar.

Kuvendi i kërkon Qeverisë shqiptare:

Daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga Nisma e Ballkanit të Hapur.

Shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve të qeverisë dhe nismave ligjore të marra në kuadrin e Ballkanit te Hapur.

Ndalimin e çdo veprimtarie dhe instrumenti të ngritur në funksion dhe në zbatim të vendimeve dhe akteve, që lidhen me Ballkanin e Hapur.

Ti kërkohet Bashkimit Europian aplikimi i procedurave të përshpejtuara për hapjen e Negociatave për Anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian".

Ky pra te nderuar qytetare ishte AMENDAMENTI, qe rrezuan 75 deputete rilindas qe sot jane praktikisht 75 qenie te poshteruara publikisht.

 

petrit vasili ballkani i hapur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj