Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kurti tha se në vend të kësaj, ajo që duhet bërë është implementimi i marrëveshjes bazike në tërësi.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me idenë e paraqitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë. Ai është shprehur skeptik për mbajtjen e një konference të tillë. Kurti tha se në vend të kësaj, ajo që duhet bërë është implementimi i marrëveshjes bazike në tërësi.
“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve gjatë ditës në Prizren.
Ideja e Ramës për një konferencë të tillë është përkrahur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, ka thënë Michel para nisjes së Samitit të BE’së derisa ka qenë i shoqëruar me Sekretarin e NATO’s Jens Stoltenberg.
Gjatë kësaj jave Rama e ka “dorëzuar” edhe formalisht propozimin e tij në Bruksel gjatë takimeve me zyrtarë të lartë atje, përfshirë Presidentin e KE-së Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell.
Rama ka propozuar një konferencë “normalizimi” ku kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiç do të mbylleshin deri kur të përfundonte diskutimi për gjithë mospajtimet.
“Të dy liderët të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë noramlizimi, pa të drejtë dalje deri kur të përfundoj bashkëbisedimi që të trajtohen ato pika, që askush nuk i kundërshton, por në të njejtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen, sepse s’ka vullnet. Ky është fakti. Ka edhe një dehje nga ky karshilleku me gjithë planetin demokratik, në emër të nuk e di se çfarë. Por realiteti i përditshëm sot, po bëhet bazë për një realitet shumë negativ nesër, në të gjitha aspektet. S’më takon mua të diskutoj ekonominë e Kosovës apo aq më pak të Serbisë. I vetmi përfitues nga kjo situatë është zotëria që rri i mbyllur në bunkerin e tij në Kremlin”, ka thënë Rama.
Beleri dhe Mitsotakis GREQI-Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha nga Brukseli se ishte "i zhgënjyer dhe i indinjuar" nga qëndrimi ...
Edi Rama, Vjosa Osmani ULQIN- Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë darkuar së bashku me praninë edh...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke komentuar punën e deritanishme të SPAK-ut, theksoi se për her&e...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Kodi i ri elektoral pritet të jetë tema e nxehtë që do të dominojë diskursin politik me nisjen e s...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duket se nuk është i kënaqur me pushtetin e plotë që ka mar...
Lefter Maliqi TIRANË- Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor...
Kolegji Zgjedhor TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” pë...
Edi Rama TIRANË- Kryeminoistri Edi Rama ka folur në lidhje me aksionin e policisë në MEK për median gjermane Der Spiegel. Gja...
Ilir Meta dhe Edi Rama TIRANË- Kuvendi ka futur për votim në seancën plenare të parashikuar për 13 korrik dy projektligje t&e...
Majlida Bregu Bruksel – “Firmosja e sotme e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Programin e Evropës Digjitale p&eum...