LIVE UPDATES
Politike

"Turizmi është kthyer në mallkim të madh për shqiptarët"/ Berisha: Narko-qeveria kërkon të servirë turizëm elitar me turizmin e gjirizeve dhe ujërave të zeza

Sipas tij turizmi elitar nënkupton një kompleks kushtesh bazë, të cilat Shqipëria nuk i ofron asnjë.

5 Gusht 2025, 13:47 Nga E. D
"Turizmi është kthyer në mallkim të madh për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp theksoi se turizmi është kthyer në mallkim të madh për shqiptarët. Sipas tij turizmi elitar nënkupton një kompleks kushtesh bazë, të cilat Shqipëria nuk i ofron asnjë. berisha u shpre se dënon me forcën më të madhe këtë situatë dramatike dhe që ka si zgjidhje të vetme shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramaduros, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

"Për të mbuluar këtë spekulim të pashembullt, të tmerrshëm, që nuk ekziston askund në botë, që e bëri Shqipërinë famëzezë në të gjithë universin turistik të planetit, kanë dalë dhe promovojnë me propagandën dhe mediat e tyre se jemi për turizëm elitar. Në një kohë kur kjo është një piramidë e madhe mashtrimi sepse Shqipëria nga Vermoshi në Konispol, nga derdhja e Bunës te Kepi i Stillës, nuk ofron absolutisht kushtet më minimale të turizmit elitar. Këta narkos, thashë dhe njëherë, që shesin pjatën e peshkut 200 euro, shezlongun 100 deri në 500 euro, kabanën 2 mijë deri në 4 mijë euro, këta kanë vetëm interesat e tyre sepse kushtet për turizmin elitar nuk ekzistojnë në asnjë territor të Shqipërisë.

Sepse turizmi elitar nuk nënkupton vetëm një suitë hoteliere. Turizmi elitar nuk nënkupton vetëm brigje dhe ujëra të mrekullueshëm. Turizmi elitar nënkupton një kompleks kushtesh bazë, të cilat Shqipëria nuk i ofron asnjë. Nga derdhja e Bunës tek Kepi i Stillës janë të ndërtuara 11 impiante të ujërave të zeza. Asnjë prej tyre nuk funksionon. Të cilat ujërat e zeza derdhen në det pa asnjë përpunim. Dhe narkoqeveria kërkon të servirë turizëm elitar me turizmin e gjirizeve dhe ujërave të zeza. Në të gjitha zonat turistike ka mungesa të vazhdueshme të ujit të pijshëm.

Në të gjitha zonat ka probleme me furnizimin e energjisë. Imagjinoni ju se çfarë hipokrizie e madhe është gjetja e turizmit elitar dhe e paraqesin në mediat e tyre kaltërsitë e Jonit apo Adriatikut, sikur turistët elitarë jetojnë me kaltërsi në një vend që nuk ka një fushë të vetme golfi, në një vend ku gjahu është i ndaluar, në një vend ku operatorët turistikë nuk ofrojnë dot asnjë lloj programi të vërtetë kulturor, turistik apo vizita në zonat e trashëgimisë kulturore botërore.

Pra, ata të cilët flasin për turizëm elitar, ata kërkojnë që me një piramidë mashtrimi të mbulojnë dështimin e madh të turizmit për shkak të narkoeuros si toksinë e tij. Shtoj këtu se turizmi, ky potencial përrallore ekonomik i shqiptarëve, është shndërruar në një ndëshkim të vërtetë për ta. Vetë librat e narkoshtetit, e narkodoganave dhe narkothesarit, faktojnë se nga shitjet e përgjithshme në vit, ku pretendohet se janë 10 milionë turistë, çdo shqiptar nga këto shitje përfiton 5-6 dollarë për frymë. Kaq janë të ardhurat në tatime që vijnë nga 10 milionë turistë në Shqipëri. Janë gjithsej 8-10 milionë euro TVSH.

Por çdo qytetar shqiptar paguan nga taksat e tij, Thesari i Narkoshtetit paguan nga taksat e qytetarëve 430 deri në 450 milionë euro për infrastrukturën e resorteve turistike. Në qoftë se ju merrni vetëm shpenzimet e bëra për qëllimet turistike në Vlorë dhe në aeroportin e Vlorës dhe tunelin e Llogarasë, ju do gjeni se shpenzimet për shtrat turistik shkojnë 60 deri në 80 mijë euro. Në një kohë kur nga derdhja e Semanit dhe Vjosës gjer në Kepin e Stillës, të gjitha gjirizet derdhen në det. Vlora është pa ujë, digjen dhe e helmojnë atë çdo dy javë.

Dhe kreu i organizatës kriminale Edi Rama me mediat e tij, çirret dhe bërtet për turizëm elitar. Pra, turizmi për shqiptarët është shndërruar në një ndëshkim të madh, njëlloj siç shndërroheshin në ish-kolonitë pasuritë kombëtare të vendeve të kolonizuara për banorët e tyre. E dënoj me forcën më të madhe këtë situatë dramatike dhe që ka si zgjidhje të vetme shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramaduros, zgjedhjet e lira dhe të ndershme," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez