LIVE UPDATES
Politike

"Opozita të intensifikojë luftën kundër korrupsionit!" Meta: Hetimet dështuan, nuk u gjet asnjë "provë" kundër meje

Meta tha se Partia e Lirisë do merret seriozisht me të gjitha çështjet e drejtësisë, përfshirë edhe ndryshimet që duhen në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, duke u konsultuar me grupet e interesit.

5 Gusht 2025, 12:59 Nga M.B

 

"Opozita të intensifikojë luftën kundër
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se hetimet e kryera ndaj tij, në dy muaj s’kishin asnjë lidhje me të, por kishin të bënin me persona të tjerë. Në një intervistë për Syri.net, Meta tha se këto veprime përdoreshin për të justifikuar paraburgimin e tij. Ai ka shtuar se zgjatja e komunikimit të akuzave kishte të bënte me veprime proceduriale, të cilat kërkonin një kohë fizike të caktuar, si nga ana e tij edhe e avokatit.

Meta tha se qëllimi i hetimeve ishte eleminimi politik i tij, rrëmbimi i Partisë të Lirisë, frikësimi i opozitarëve dhe qytetarëve me qëllim rrëmbimin e dhunshëm të mandatit të 4-ët të Edi Ramës, sipas tij. Gjithashtu Meta tha se Partia e Lirisë do merret seriozisht me të gjitha çështjet e drejtësisë, përfshirë edhe ndryshimet që duhen në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, duke u konsultuar me grupet e interesit. Ai thotë se opozita duhet të intensifikojë luftën kundër korrupsionit.

Pjesë nga intervista e Metës:

1- Pyetje: Z. Meta, çdo të komentonit lidhur me akuzat e komunikuara dje ndaj jush nga SPAK-u dhe mbylljen e hetimeve?

Përgjigje: Dita e djeshme ishte thjesht për të komunikuar mbylljen e hetimeve, pasi tre akuzat më janë komunikuar zyrtarisht që në 27 Maj. Po kështu hetimet e këtyre dy muajve s’kishin asnjë lidhje me mua, por kishin të bënin me persona të tjerë. Por këto veprime përdoreshin për të justifikuar paraburgimin tim vetëm për qëllime të izolimit politik për llogari të porositësit dhe orkestruesit të gjithë kësaj farse gjyqësore ndaj meje, Edi Ramës.

2- Pyetje: Atëherë përse zgjati gati 3 orë ky komunikim?

Përgjigje: Zgjatja kishte të bënte me veprime proceduriale, të cilat kërkonin një kohë fizike të caktuar, si nga ana ime edhe e avokatit tim, Z. Cakrani.

3- Pyetje: Atëherë, çdo të konkludonit në fund të hetimeve?

Përgjigje: Asgjë më shumë se çfarë kam deklaruar që me aktin barbar të rrëmbimit tim në 21 Tetor. 10 muaj hetime për t’u pyetur vetëm njëherë dhe kjo për çështjen e lobimit me “McKeon Grup”, e cila dihej prej kohësh se ishte trillim dhe siç u konfirmua edhe nga vetë autoritetet gjyqësore amerikane. Po kështu, nuk ekziston në të gjithë këtë dosje hetimore asnjë fakt apo provë penale ndaj Ilir Metës. Nuk ekziston asnjë akt, veprim, vendimmarrje e Ilir Metës në shkelje të ligjit apo në dëm të interesit publik.

Gjithashtu nuk ekziston asnjë qindarkë apo pasuri e paluajtshme e sekuestruar e Ilir Metës. Pra gjithçka ka qenë e bazuar vetëm në fabrikime mediatike, të cilat me urdhër të Edi Ramës nga tribuna e Partisë Socialiste, u kthyen në akuza nga shërbëtorët e tij në SPAK. Qëllimi ishte i qartë, eleminimi politik i Ilir Metës, rrëmbimi i Partisë të Lirisë, frikësimi i opozitarëve dhe qytetarëve me qëllim rrëmbimin e dhunshëm të mandatit të 4-ët të Edi Ramës, për të shtypur në mënyrë edhe më arbitrare të drejtat e tyre, si në rastin e Thethit, me ndryshime absurde në Kodin Penal etj.

4- Pyetje: Si do ecni më tej në këtë proces?

Përgjigje: Do ecim drejt seancës gjyqësore paraprake. Gjatë kësaj kohe do njihemi me hetimet që janë bërë më me hollësi. Jemi të detyruar të respektojmë konfidencialitetin deri në këtë seancë, në mënyrë që ne të mos bëhemi shkak për rrjedhje informacioni. Por unë dhe avokati, Z. Cakrani jemi shumë të qartë se çdo “provë” e pretenduar nga SPAK-u është vetasgjësuese për akuzat e ngritura.

Hamendësimet dhe fantazitë nuk kanë asnjë mbështetje në fakte dhe prova në rastin konkret. Për të mos thënë se qëllimisht nuk janë bërë hetime të plota e të thelluara, vetëm për të lënë hapësira për mjegullnaja propogandistike dhe shmangur persona të caktuar nga përgjegjësitë penale. Por ecuria e procesit në të ardhmen, do të provojë se Ilir Meta dhe e vërteta janë në anën e ligjit dhe transparencës në çdo rast.

5- Pyetje: Po për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal çdo të komentonit?

Përgjigje: Përpara 10 ditësh këtu humbi jetën një qytetar, i cili kurrsesi nuk duhej të ishte në masën e arrestit me burg për shkak të kartelës së rëndë shëndetësore që kishte. Ose që në çdo rast duhej të mbahej në spitalin e burgut, nën kujdes shëndetësor. Papërgjegjmëria dhe neglizhenca të tilla vrasin jo vetëm jetë njerëzore, por edhe dëshmojnë fytyrën e vërtetë të një regjimi represiv paraburgimi dhe gjyqësori. Kështu ndodh kur gjyqtarët automatikisht konfirmojnë çdo masë sigurimi pa lexuar as dosjen dhe as marrin në konsideratë specifikat edhe shëndetësore të qytetarëve.

Pastaj të flasësh për këto ndryshime që kanë injoruar të gjithë grupet e interesit, është humbje kohe. Por Partia e Lirisë do merret seriozisht me të gjitha çështjet e drejtësisë, përfshirë edhe ndryshimet që duhen në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, duke u konsultuar me grupet e interesit. Ndërkohë, duhet intensifikuar lufta kundër korrupsionit në rritje dhe të pandëshkuar të Edi Ramës, pasi e gjithë kapja e shtetit dhe drejtësisë synon persekutimin politik të drejtuesve të opozitës për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni vrastar i Edi Ramës, i cili ka thelluar në ekstrem varfërinë dhe zbrazur çdo ditë Shqipërinë nga shqiptarët. 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus është udhërrëfyesi më i qartë për një Shqipëri tjetër, me diell dhe mundësi për të gjithë.

ilir meta

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës