LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

Dy nene të projektit për një Kod të ri Penal, të prezantuar nga qeveria, duket se eliminojnë rrezikun e dënimit për zyrtarët për dy vepra penale shumë të rëndësishme, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë, përmes vendosjes së konceptit të “qëllimit kriminal”, gjë që e bën vërtetimin nga prokuroria të shkeljeve të tilla praktikisht të pamundur.

4 Gusht 2025, 20:08 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje
arben rakipi, ulsi manja,

TIRANË- Arben  Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri në arrati nga drejtësia, përballet në një nga dy çështjet penale në ngarkim të tij me një akuzë për abuzim me detyrën, përmes moskryerjes së një detyrimi ligjor.  Sipas aktakuzës së vitit 2023, Ahmetaj nuk zbatoi një vendim të formës së prerë të gjykatës duke i shkaktuar dëm prej miliona eurosh familjes Myderizi. Ahmetaj i ka mohuar akuzat nga arratia.

Sido që të vejë puna, në rast se Kodi i ri Penal i propozuar nga qeveria për diskutim publik do të miratohej, me gjasë do ta shpëtonte Ahmetajn nga kjo akuzë për shkakun  e thjeshtë se vepra penale e parashikuar kësaj here kërkon që, prokuroria të vërtetojë jo vetëm veprimin apo mosveprimin e zyrtarit që ka shkaktuar dëmin, por duhet të vërtetojë që zyrtari ka vepruar me qëllim kriminal. Dhe duke qenë se, qëllimet kriminale gjenden brenda mendjes së njeriut të dyshuar për shkelje, gjasat janë që gjykata do të detyrohet të rrëzojë padinë si të pambështetur në ligj e në prova, pasi qëllimi kriminal nuk mund të vërtetohet.

Shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë apo në ankande publike janë dy ndryshime madhore të parashikuara në propozimet për ndryshimin e Kodit Penal. Qeveria është distancuar nga autorësia e ndryshimeve ligjore dhe thotë se Kodi është hartuar nga një grup ekspertësh, por deri më sot, asnjë nga ekspertët e përmendur nuk ka dalë publikisht që të mbrojë punën e vet.

Ndërhyrja në këto dy nene praktikisht bën të pavlefshëm të gjithë konceptin e abuzimit me detyrën nga zyrtarët publikë apo atë të krijimit të kushteve të pabarabarta për operatorët ekonomikë në rastet e tenderëve apo ankandeve publike.

“1. Zyrtari publik, i ngarkuar drejtperdrejt apo terthorazi [SIC], me administrimin e fondeve publike,  që synon, me dashje dhe qellim [SIC] kriminal, t’i shkaktojë dëm ekonomik veprimtarisë së institucionit të tij apo një personi tjetër, ngaqë: a) ushtron kompetencat në mënyrë të paligjshme; b) tejkalon autoritetin e tij ligjor duke perdorur fondet jashte destinacionit te tyre, ose c) krijon pengesa për të përmbushur një detyrë që rrjedh nga tagrat e tij ligjorë ose nga një vendim gjyqësor, kur veprimi nuk përbën ndonjë vepër penale më të rëndë, dënohet me burgim deri në katër vjet,” shkruhet në projektin e propozuar, i cili ndryshon në mënyrë themelore konceptin aktual ligjor të abuzimit të detyrës, e kufizon këtë vepër penale në fushën e administrimit të fondeve publike apo kërkon që prokurorët të vërtetojnë se zyrtari ka vepruar me “qellim kriminal”.

Ndryshe nga versioni i propozuar, Kodi aktual Penal në nenin 248 është shumë më lakonik, konciz dhe i qartë. Aty shkruhet: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

Siç dallohet, hartuesve të Kodit të ri Penal i janë nevojitur 162 fjalë për të zëvendësuar një nen me 71 fjalë, i cili kërkon thjeshtë që zyrtari të merret përgjegjës në rast se një veprim apo mosveprim në kundërshtim me ligjin, i ka shkaktuar dëm shtetit apo shtetasve në përfitime materiale apo jomateriale të atij vetë ose të të tjerëve.

Jo më shkelje të barazisë me tenderë

Kodi aktual Penal parashikon në nenin 258 veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë apo ankande publike ku parashikohet se krijimi i kushteve të pabarabarta në tenderë apo ankande, në çfarëdolloj forme apo pavarësisht qëllimit të shkelësit të ligjit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ndryshe nga neni aktual, propozimi në kodin e ri në nenin 324 parashikon që zyrtarët e prokurimeve publike do të mund të mbahen përgjegjës vetëm në rastet kur shkelja e mësipërme është bërë “për qëllim përfitimi”.

“Kryerja e qëllimtë e veprimeve te pabarabarta nga personi i ngarkuar me funksione shtetërore apo në shërbim publik, që për qëllim përfitimi, për qëllim përfitimi [SIC], shmangin garën reale, konkurrimin e ndershëm dhe cenojnë barazinë e kandidatëve, operatorë ekonomikë, në procedurat e kërkuara nga ligji në një prokurim publik, marrja e masave me qëllim për të diskriminuar apo favorizuar subjekte të veçanta tregtare, kur prokurimi është në vlerën e kufirit të prokurimeve me vlerë të vogël sipas parashikimeve të legjislacionit të fushës, apo kur për të njëjtat arsye është vendosur apo ndikuar të vendoset fitues i procesit një subjekt i pamerituar, kur me pare jane marre masa administrative perkatese, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet,” thuhet në propozimin aktual.

Mënyra e formulimit të këtij neni është dallueshëm një nonsens  juridik për shkak se, nëse një zyrtar ka përfituar nga shkelja e barazisë në tenderë apo ankande, ai dënohet për korrupsion ndërsa, në mungesë të vërtetimit nga prokurorët të qëllimit të përfitimit zyrtari mund të bëjë shkelje sa të dojë pa u shqetësuar se do të dënohet, për sa kohë arrin të fshehë përfitimet e mundshme.

Kodi i ri Penal është kritikuar deri më tani si “arbitrar”, “inkuizitor” dhe “jo në përputhje me standardet ndërkombëtare” sa i përket pjesës së veprave të shumta penale që qytetarët mund të kryejnë, sipas këtij kodi, jo përmes veprimit, por përmes të folurit apo të shkruarit. Kodi është kritikuar gjithashtu si i paqartë, si një hap pas në disa drejtime apo një i tillë që do të shkaktojë konfuzion të panevojshëm apo edhe që do të vë në rrezik funksionimin tërësor të drejtësisë penale të vendit.

Disa kanë vënë gjithashtu në pikëpyetje nevojën për hartimin e një Kodi të ri, në një vend ku nuk ka pasur së fundmi ndonjë ndryshim regjimi dhe në të cilin, kodi aktual, i miratuar fillimisht në vitin 1995, është përpunuar për tre dekada me radhë nga sistemi i drejtësisë përmes praktikës gjyqësore, vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë apo interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese apo edhe nga vetë parlamenti, duke hequr shumë nene negative, duke rishkruar apo riinterpretuar nene të tjera apo duke shtuar nene, jo gjithmonë në mënyrë fort të arsyeshme, por në shumicën e rasteve, përmes një procesi diskutimi të detajuar për çdo nen e çdo fjalë.

Puna e tre dekadave ka gjasa do të duhet të nisë nga e para, pasi sistemi i drejtësisë do të duhet të shqyrtojë formulime gjuhësore krejtësisht të ndryshme, të shprehura në një gjuhë që, sipas profesor Artan Fugës, “mund të interpretohen si një fizarmonikë, si një llastik.”

Përveç këtyre, ekzistenca e neneve që dukshëm bien ndesh me disa nga çështjet më të debatuara në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si  liria e shprehjes apo pacënueshmëria e dinjitetit të autoriteteve shtetërore si presidenti i republikës, ngre pikëpyetje serioze mbi nivelin e profesionalizmit të atyre të cilëve qeveria i referohet si “grup ekspertësh”, asnjëri prej të cilëve nuk ka dalë deri më sot të mbrojë atë që normalisht duhej të ishte krenaria e karrierës së çdo juristi.

Me fuqi për çështjet aktuale

Një nga parimet themelore të të drejtës penale është që, nëse qytetari që ka kryer një shkelje përballet me ndryshimin e legjislacionit  që parashikon shkeljen e kryer prej tij para gjykimit të formës së prerë, interesi i tij prevalon. Kjo do të thotë që, në rastet kur vepra penale e rishikuar mbart dënim më të lartë se sa parashikohej në kohën  kur u krye shkelja, shkelësi gjykohet sipas ligjit të vjetër. Ndërsa në rast se ligji i ri e favorizon atë në krahasim me të mëparshmin, ai gëzon të drejtën të gjykohet sipas ligjit të ri. Kjo do të thotë që, të gjithë zyrtarët që aktualisht përballen me akuza penale apo janë nën hetim për vepra penale, do të mund të zgjedhin opsionin më me leverdi për ta, si për sa i përket thelbit ashtu edhe masës së dënimit. Për shembull, vepra penale e korrupsionit pasiv parashikohet në projektkodin e propozuar të dënohet me 3 deri në 8 vjet heqje lirie. Por për të gjitha shkeljet e mundshme të bëra para hyrjes në fuqi të këtij kodi, do të mund të zgjedhin të gjykohen nga kodi aktual që parashikon dënim nga 2 deri në tetë vjet. Ndërsa zyrtarët e akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë ka gjasa do të kërkojnë të gjykohen apo të rigjykohen në bazë të kodit të ri penal, duke përfituar në praktikë një formë amnistie të pashpallur.

Parimi i përdorimit të ligjit më favorizues për subjektin sqarohet shprehimisht në projektkodin penal të prezantuar në nenin 9 ku shkruhet: Ligji i ri që nuk dënon veprën penale ka fuqi prapavepruese. Procedimi penal i filluar pushon, ndërsa në rast se personi është dënuar, ekzekutimi i dënimit nuk mund të fillojë dhe, në qoftë se ka filluar, pushon”. Dhe gjithashtu, në këtë nen shtohet: “Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale, përveç rasteve kur duhet shmangur gjëja e gjykuar. Çdo kërkesë që referon në përmbajtjen e ndryshme të dispozitave penale apo në masën e llojin e ndryshëm të dënimit penal që ato parashikojnë, kur e drejta lind në fazën e vuajtjes së dënimit, zgjidhet nga gjykata penale e fazës përgjatë ekzekutimit të dënimeve.”/Reporter.al

BIRN: Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkeljeBIRN: Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje

kodi i ri penal shperdorim detyre shkelje ne tendere


Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik