Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai u shpreh se qeveria Rama ka shkatërruar të gjitha studiot e arkitekturës dhe urbanistikës në Shqipëri sepse kompanitë që punojnë për të fitojnë të gjithë tenderat.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvillua një takim me banorët në Kamëz. Ai u shpreh se qeveria Rama ka shkatërruar të gjitha studiot e arkitekturës dhe urbanistikës në Shqipëri sepse kompanitë që punojnë për të fitojnë të gjithë tenderat.
Ai theksoi se Rakip Suli është si modeli i Erion Veliajt dhe 5D. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maji të votojnë që vendi të rikthehet në madhështinë e tij.
"Ajo Lubia, Unazën e Tiranës, 13 kilometra të Unazës së Tiranës, i ndau në 14 kontrata. Në botë kurrë nuk mund të gjesh një akt të tillë. I ndau në 14 kontrata sepse e ndërton kilometrin me 17 milionë euro për të vendosur 14 gjoba të paktën 2-3 milionë ose 4 milionë. Me dhjetëra apo qindra tendera ka fituar baxhanaku i Edi Ramës, të cilit nuk i takonte të fitonte asnjë tender sepse e ndalon ligjin. Thjeshtra i shkatërroi të gjitha studiot e arkitekturës dhe urbanistikës në Shqipëri sepse kompanitë që punojnë për të fitojnë të gjithë tenderat.
Vëllai i Edi Ramës merr tokën e pronarëve te Rrapi i Treshit, 38 mijë metra katrorë.Edi Rama vetë, me dokumente, me emrin e nënës së tij, merr 225 mijë metër katrorë tokë në bregdet. Qytetarë, u bëj thirrje, krijoni një komision, merrni listën e borderosë tek Rakip Veliaj, do të gjeni të paktën një të tretën e emrave në bordero që nuk ekzistojnë në Shqipëri, prej vitesh janë në dhera të tjera. Mos të mendojë kush se ua japin atyre rrogave, asnjë qindarkë, rrogat i ndajnë me njëri-tjetrin si puna e 5D. 5D është modeli i tyre, Erion Veliaj është identik, këta janë kopje të Erion Veliajt që të gjithë.
Miqtë e mi, pra 11 Maji është një ditë për çdo qytetar të këtij vendi që do të shpërblehet më mirë për punën që ka bërë apo që bën. Që do që Shqipëria të jetë e jetueshme. Që do që Shqipëria të ecë drejt madhështisë që i takon. Që do që të mos vidhet dhe rripet nga qeveritarët e vet. Shikoni Kamzën, merrni pak investimet që kanë bërë në 12 vite, kanë vjedhur 80-90 përqind të tyre. Normalizuam në atë kohë shkollat dhe klasat, sot përsëri u kthyen aty ku ishin. Minuan shkolla të padëmtuara nga tërmeti vetëm për të vjedhur miliona e miliona. U garantoj se investimet në infrastrukturën e këtij qyteti do të jenë përparësi e të gjitha përparësive.
Mos mendoni se jeni vetëm ju. Jo mo, këta e kanë braktisur Shqipërinë. Po vij nga Kruja, atje një zonjë e re më tha: Doktor, çfarë do të bësh për fëmijët tanë? Nuk kemi kopsht këtu, shkollat janë mbyllur. Pyes unë, i gjithë qyteti i Krujës kishte dy kopshte. Zbrita në Fushë Krujë tek një sipërmarrës i zoti, për 300 punëtorë kishte ngritur një kopsht falas. Kurse shteti i lë pa kopsht. Do të dyfishohen investimet për arsimin. Mësuesi do vendoset në piedestal. Fëmijët tanë do kenë shkolla si në vendet e zhvilluara. Do bëjmë gjithçka që të ngjitemi. Pa një arsim madhështor nuk ka një Shqipëri Madhështore," tha ai.
Edi Rama KASHAR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kashar ironizoi edhe kritikuesit për hapjen e fushatës së...
Sali Berisha KAMËZ- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me takimet e tij dhe sot ai është në Kamëz. Berisha gjatë fjalimit t...
Edi Rama KASHAR- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Kashari tha se në Kashar dhe Astir duhet më shumë vëmendje për m&e...
Edi Rama KASHAR- Kryeministri Edi Rama në Kashar u shpreh se rasti e solli që ai për herë të parë të kandidonte si deput...
Berisha KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me baorë të Kamzës u shpr...
Edi Rama KASHAR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me hyrjen në Bashkimin Europian, do të ketë një Shqipëri të re. Gjat&eum...
Edi Rama KASHAR- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me mbështetësit e tij në Kashar tha se në Tiranë janë shë...
Foto ilustruese TIRANË- Kanë mbërritur rreth 3500 vota të Diasporës në Parkun Olimpik në Tiranë p&e...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para banorëve në Kashar shprehur rëndësinë e zgjedhjeve...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me banorët e Kamzës është...