LIVE UPDATES
Politike

"Gjysma e burrave janë çyrykë"/ Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë e një kopuku! As Qafën e Buallit sdo e kishe kaluar sot, por burrat dibranë janë të mençur

Berisha tha se kjo është një gjuhë 'kopuku' duke shtuar se me ligjet e sotshme dhe kanun, kryeministri nuk do e kalonte qafën e buallit prej burrave dibranë.

18 Prill 2025, 20:32 Nga M.L
"Gjysma e burrave janë çyrykë"/ Berisha i
Sali Berisha

KAMËZ- Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar me takimet e tij dhe sot ai është në Kamëz. Berisha gjatë fjalimit të tij ka cekur edhe një deklaratë të kryeministrit Edi Rama nga Dibra që thoshte se burrat janë çyrykë. Berisha tha se kjo është një gjuhë 'kopuku' duke shtuar se me ligjet e sotshme dhe me  Kanun, kryeministri nuk do e kalonte Qafën e Buallit pa ja tredhur burrat dibranë po ata janë të mençur dhe e dinë që i tredhuri nuk tridhet më.  

Berisha tha më tej se Rama ka ende shpresa se mund të fitojë mandatin e katërt por shqiptarët ja kanë prerë biletën. Kryedemokrati u garantoi qytetarëve të Kamzës së që në 90 ditët e para do të krijohe një bord që do të kompensojë fasonëve dhe eksportuese çdo qindarkë nga kursi i euros deri në 35 përqind të tij. 

PJESË NGA FJALIMI: 

"Kamza ka nevojë jetike të lulëzojë biznesi. Garantoj biznesmenët e Kamzës, biznesin e vogël se brenda 100 ditëve të para, bashkia do e ketë kufirin tek thana dhe nuk do mund të vendosë kurrë taksa më shumë se 1 përqind të xhiros. Energjia elektrike do jetë 6 lekë nga 18 që është sot. Sipërfaqja publike do të jetë 120 lekë nga 1500 që është sot. Tarifa e ujit do përgjysmohet. Tavani për tatim fitimin do të shkojë në 180 mijë euro. Tavani për TVSH-në do të shkojë në 180 mijë euro. Miqtë e mi, për biznesin tjetër do vendoset taksa e sheshtë 10 përqind. Kjo do të thotë se brenda tre muajsh, çdo punonjës të ketë 13 përqind më shumë para në xhep. Pra ne do nxisim prodhimin. Do paguajmë çdo fermer për njësi prodhimi, për fidan të mbjellë, për kokë bagëti të mbarështuar.

I garantoj të gjithë sipërmarrësit fason dhe eksportues të Kamzës, të cilët janë të shumtë dhe mezi mbijetojnë sepse narkoeuro shtriu përtokë monedhën dhe se sot ata kanë një humbje vetëm nga kursi i euros prej 35 përqind. Merr fund kjo. 90 ditët e para krijohet bordi dhe ky bord do u kompensojë eksportuesve, do u kompensojë fasonëve, qindarkë për qindarkë kursin e euros, 35 përqind të tij. Ndaj dhe t’i shndërrojmë këto javë që kanë mbetur në javët e misionit të jetës sonë. Ta marrim si mision këtë fushatë. Unë e di se përsëri ka socialistë apo të tjerë që thonë ne nuk votojmë. Një fermer i thoshte mua të gjitha prodhimet m’u kalbën, por unë votoj për ty. Nuk kam asnjë fjalë të rëndë për të unë, jo. Përkundrazi e mirëkuptoj, ai është i indoktrinuar. Nuk e ka kuptuar mirë se ç’përfaqëson Edi Rama. Përfaqëson një njeri kallp, një mashtrues. Që nuk mban një premtim të vetëm nga viti 2013 gjer sot.

Dhe mendon se përsëri do marrë mandatin e katërt. Kurrë. Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën.
Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush. Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë. Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët. Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi. Ndaj dhe miq të dashur, t’i bëjmë këto ditë, ditët e misionit.
U garantoj se me 11 Maj të gjithë njisha, firmosim të gjithë Kamzën Madhështore, Shqipërinë Madhështore.
Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj