Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai theksoi se shqiptarët shpenzojnë nga xhepi 820 milionë euro në vit. Berisha tha se paratë nga buxheti që caktohen për kujdesin tuaj shëndetësor vidhen çdo ditë nga Rama me PPP-të e tij dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Vilma Nushi.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me banorët e Kamzës është shprehur se me ardhjen e PD-së në pushtet paratë do tu kthehen shqiptarëve. Ai u shpreh se INSTAT-i deklaroi se shqiptarët shpenzojnë për kujdesin e tyre shëndetësor nga xhepi ndërsa kryeministri Edi Rama premtoi shëndetësinë falas.
Ai theksoi se shqiptarët shpenzojnë nga xhepi 820 milionë euro në vit. Berisha tha se paratë nga buxheti që caktohen për kujdesin tuaj shëndetësor vidhen çdo ditë nga Rama me PPP-të e tij dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Vilma Nushi. Ai tha se kur PD ishte në pushtet sollën aparaturat më moderne për shëndetësinë, por qeveria i nxorri jashtë përdorimi që shqiptarët t’i bëjën analizat te privati.
"Po, po, askush të mos e dyshojë se vendimi është solemn, paratë do t’u kthehen shqiptarëve. Paratë do u kthen shqiptarëve në pensione dhe rroga. Jo vetëm kaq, çdo pensionist dhe rrogëulët do ketë kartën e konsumatorit, çka do të thotë se do i blejë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë se sa të tjerët. Miqtë e mi, gjendja e kujdesit shëndetësor është katastrofike.
Para dy ditësh, INSTAT-i i qeverisë deklaroi se shqiptarët shpenzojnë për kujdesin e tyre shëndetësor nga xhepi- ky që premtoi shëndetësinë falas- shpenzojnë nga xhepi 820 milionë euro në vit, shpenzojnë më shumë se çdo komb tjetër. E e dini ju pse shpenzoni dhe si shpenzoni nga xhepi? Ua them unë, se paratë nga buxheti që caktohen për kujdesin tuaj shëndetësor, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Nga Edi Rama me PPP-të e tij, nga ministrja e Shëndetësisë, nga Vilma Nushi.
Si u vjedhin miq? Po, po, aparaturat nuk punojnë. Aparaturat që kanë kushtuar miliona euro.
Ne importuam gjatë 8 viteve 100 milionë euro aparatura, sollëm aparaturat më moderne. Sot ato të gjitha i kanë nxjerrë jashtë përdorimi vetëm e vetëm se duhet që ju të shkoni t’i bëni tek privati analizat. Të paguani qimet e kokës tek privati. Sot 10 ditët e fundit të muajit nuk bëhen analiza në spitale dhe ambulanca sepse duhet të shkoni t’i bëni tek privati . Sot ciklotronët janë të gjithë të prishur.
Sot të sëmurët me sëmundjet më të rënda, të cilat i kanë jetike ilaçet, nuk vdesin nga sëmundjet, por nga mungesa e ilaçeve. Dhe ky njeri, që mund t’i vësh çdo epitet, por nuk dua të prish gojën, thotë se aty po kryhen krime kundër njerëzimit. Po në qoftë se kryhen krime kundër njerëzimit dhe ti e sheh që po kryhen krime kundër njerëzimit dhe nuk merr asnjë masë, ti je kryekriminel i krimeve kundër njerëzimit sepse ti je kryeministër. Kryeministri ka gjithë fuqinë, të gjithë pushtetin, të gjithë paratë për të ndërhyrë me urgjencë, për të përmbysur çdo situatë, për të zgjidhur çdo situatë.
Miqtë e mi, duke vendosur minimumin jetik për çdo shqiptar, ne nxjerrim shqiptarët nga mjerimi.
Ne bëjmë që shqiptarët të mund të ushqehen, të mund të marrin ilaçet me rimbursim.
Dhe u garantoj ju, se këtu, shumica juaj këtu kush ka njerëz jashtë, gjënë e parë që i kërkon janë ilaçet, se këtu shiten ilaçe pa efekt. Ilaçet e Tom Doshit dhe Vilma Nushit e Edi Ramës, se me ata i ndajnë paratë. Pra, jo, ne do i japim një përgjigje shumë të mirë. Zoti Poti, që foli këtu, familjarët e tij janë sot nga biznesmenët më të suksesshëm. Por e garantoj se nuk do ketë më nevojë ilaçe prej tyre sepse listën e ilaçeve që Italia rimburson për qytetarët e vet, Shqipëria do e sjellë një për një. Po, po.
Dhe meqë jam këtu tek familjarët tu, ata dhe të gjithë emigrantët shqiptarë, të cilët e kanë këtë vit, vitin e tyre, do kthehen në Shqipëri, pesë vite pa asnjë taksë. Do të kthehen në Shqipëri me linja të buta krediti për suksesin e bizneseve të tyre. Me linja të buta krediti për blerjen e apartamenteve. Ne do bëjmë gjithçka që ata të vijnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre të bukur, ëndrrën shqiptare në dheun e tyre," tha ai.
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me banorë të Kasharit. Gjatë fjalës së tij Rama ka folur në...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon mbrëmjen e sotme një takim me banorët në Kashar. Teksa u ngjit në podium p&eum...
Sali Berisha KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur nga Kamza tregoi se si do të rrisë pagat dhe pensionet. Li...
Sali Berisha KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kamëz gjatë prezantimit t&e...
Suela Beluli dhe Altin Dumani DURRËS- Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli ka zhvilluar ditën e sotme një ...
TIRANË- Një fjalë e urtë thotë se paraja e lehtë nuk ka duk. Dhe jo më kot, me sa duket. Gjikuria është një...
Rinas TIRANË- Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur pasditen e sotme fletët e tjera të votimit nga Diaspora. Votat priten t&...
Erion Isai TIRANË- PD ka dërguar ankim në KQZ kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai. PD në ankesë...
foto ilustruese KOSOVË- Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për veri...
Tedi Mula TIRANË- Në një intervistë të veçantë, Tedi Mula, kandidati i Partisë Socialiste për Demokraci (PSD...