LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton kandidatin për Beratin, sulmon kundërshtarin e PS: Si mund të na rivalizosh ti?

Duke sulmuar kundërshtarin socialist, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, ky qytet dhe zona në tërësi është ndër më të bukurat e Shqipërisë.

26 Mars 2023, 19:41 Nga k.m.
Berisha prezanton kandidatin për Beratin, sulmon kundërshtarin e PS:
Zija Ismaili dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot në Berat kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Zija Ismaili. Duke komentuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama veproi njësoj si Enver Hoxha. Duke sulmuar kundërshtarin socialist, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, ky qytet dhe zona në tërësi është ndër më të bukurat e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, Berati do të ketë boshtin e vet, që është boshi i Jugut, një projekt i ndërprerë me ardhjen e Edi Ramës në krye të qeverisë.

"Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd. Ervin se ti ke ardhur këtu nga bota akademike; çfarë të shtyu ty të injorosh të gjitha formimin akademik dhe të të bëhesh protagonist i mafies më të rrezikshme shtetërore të Europës. Si mund të rivalizosh ti, me një kandidat si doktor Zijai, që ka muaj që është zgjedhur, propozuar, që është votuar nga qytetarët, nga demokratët dhe mbështetësit e PD-së në Berat. Të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin. Unë ju jap fjalën ju se, votimi juaj në 14 maj për doktor Zijain do të shndërrohet në një shërbim të madh për të gjithë qytetarët e Beratit. Alda tek hapi këtë takim tha se, ai që lind në Berat është me fat. Nuk ka fat më të madh se sa të jesh banor i këtij qyteti dhe këtij rrethi. Pak ditë më parë po lexoja, njërin nga 50 vende më magjike të planetit, të mbarë botës, ishte Berati. Imagjinoni ju se çfarë krenarie është kjo për çdo banor, shqiptar dhe ju garantoj unë ju se doktor Zijai e nderon plotësisht dhe do ta bëjë Beratin ashtu siç e meriton, qytetin e ëndërrave më të bukura të të rinjve tanë, të fëmijëve tuaj. Berati ka trashëguar një qytetërim mahnitës,"-tha Berisha. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Beratit të pranishëm në këtë sallë dhe mjediset e këtij pallati, në qytet, në Shqipëri dhe kudo që jeni. Nderimin më të madh për ju, mirënjohjen më të thellë, urimet më të përzemërta. Vij sot tek ju duke ju siguruar se nuk kam ardhur kurrë ndonjëherë më krenarë, më i lirë, para jush se sot, për të paraqitur kandidatin e PD-së, të zgjedhur me votën tuaj të lirë, me vullnetin tuaj, me besimin tuaj, doktor Zijain, njërin nga qytetarët më shembullorë, profesionistë më të apasionuar, njërin nga bijtë e shquar të këtij qyteti, i cili ka patur dhe ka një reputacion të merituar në qytet dhe rrethina. Kam ardhur shumë herë, kam paraqitur kandidatura, por si doktor Zijai, asnjëherë, ai është i juaji. Është në besimin tuaj, në vullnetin tuaj, që me 14 maj ta vendosni atë si qytetar të parë të Beratit dhe ai do të kthejë bashkinë në shtëpinë e parë të qytetarëve të Beratit. Kandidatët e primareve, kandidatët e votës së lirë janë sot në këtë Shqipëri me të gjitha atë mirjadë problemesh, rreze shprese, burim drite, optimizmi, për qytetarët e këtij vendi. Krahasoni pak me kandidatët rivalë. Dolën mbrëmë pas orës 1 të natës nga shpella e rilindjes. Diku, diku u emëruan me dajak, në zona të tjera me hekura në duar. Ky ishte procesi i emërimeve në partinë shtet, ky ishte procesi, ky është procesi më mafioz, më antidemokratik, më jotransparent në historinë e Shqipërisë. Kjo është një kopje e shëmtuar e emërimeve që bënte dikur Enver Hoxha, me byronë e tij politike. Ervin Dema është një klonim i kësaj kopje dhe unë e pyes këtu; Ervin cilët qytetarë të Beratit janë pyetur për rikandidimin tënd. Ervin se ti ke ardhur këtu nga bota akademike; çfarë të shtyu ty të injorosh të gjitha formimin akademik dhe të të bëhesh protagonist i mafies më të rrezikshme shtetërore të Europës. Si mund të rivalizosh ti, me një kandidat si doktor Zijai, që ka muaj që është zgjedhur, propozuar, që është votuar nga qytetarët, nga demokratët dhe mbështetësit e PD-së në Berat. Të krahasosh këto dy kandidatura është si të krahasosh terrin, errësirën, me dritën, me ndriçimin. Unë ju jap fjalën ju se, votimi juaj në 14 maj për doktor Zijain do të shndërrohet në një shërbim të madh për të gjithë qytetarët e Beratit. Alda tek hapi këtë takim tha se, ai që lind në Berat është me fat. Nuk ka fat më të madh se sa të jesh banor i këtij qyteti dhe këtij rrethi. Pak ditë më parë po lexoja, njërin nga 50 vende më magjike të planetit, të mbarë botës, ishte Berati. Imagjinoni ju se çfarë krenarie është kjo për çdo banor, shqiptar dhe ju garantoj unë ju se doktor Zijai e nderon plotësisht dhe do ta bëjë Beratin ashtu siç e meriton, qytetin e ëndërrave më të bukura të të rinjve tanë, të fëmijëve tuaj. Berati ka trashëguar një qytetërim mahnitës. Ka trashëguar një kulturë të veçantë, kontribut në qytetërimin perëndimor. Kjo është meritë e gjyshërve, stërgjyshërve, katragjyshërve tuaj të cilët kanë patur jo vetëm shpirtin punëtor, por edhe mendjen e ndritur dhe kanë ditur të qëndisin këto kodra me një bukuri mahnitëse. Kjo u detyrohet fermerëve të këtij rrethi, të cilët janë ndër më të punëtorët, më të aftët në kombin shqiptar. Ju garantoj se nesër në pushtet PD, do të realizojë projektet e Beratit, do të realizojë sistemin e Osumit. Inxhinier Ngjeçari më ka sjellë mua në zyrë dy projekte. Njëri i një arkitekti të madh italian dhe njëri i viteve ’90. Kryetari juaj i ardhshëm i bashkisë, do ti paraqesë të gjitha para jush, do të jeni ju se kë do të zgjidhni, qeveria do ti financojë ato. Ervin Demën do ta lemë në ishullin e gënjeshtrës së Edi Ramës. Ervini nuk e ka premtuar, por u bë dorëzënë, u bë dëshmitar i rremë i mashtrimit të Edi Ramës, ndaj dhe aty do e lemë. Berati do të ketë boshtin e vet dhe boshti i Beratit është boshti i jugut. Çdo udhëtar që vjen për të vizituar Shqipërinë nuk duhet të shkojë në Tiranë apo Durrës, pa u ndalë në Berat. Pa u ndalë për të vizituar njërën nga mrekullitë mahnitëse të qytetërimit tonë, të qytetërimit perëndimor, të qytetërimit botëror.

Demokrate dhe demokratë të Beratit dhe mbarë Shqipërisë. Ju jeni luftëtarë të pluralizmit. Partia në të cilën ju keni investuar erdhi si lokomotivë e pluralizmit në Shqipëri. Ajo sot është në këmbë në mbrojtje të pluralizmit, ndaj dhe ngrihuni në misionin tuaj për të rikthyer pluralizmin, për të rivendosur pluralizmin, për të përmbysur monizmin. 14 maji vërtetë pra është një fushatë për zgjedhje vendore, por realisht është një fushatë për fatet politike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Askush më mirë, askush më dhimbshëm se ne shqiptarët nuk ka përjetuar dhe nuk e di më mirë se ne, se çfarë është monizmi. Ne kaluam monizmin më të egër stalinist për 45 vite. Po të kthehemi pak çfarë po ndodh në këtë monizmin e dytë, ky monizëm i dytë po bën spastrimin etnik më të madh në historinë e këtij kombi. Me këtë monizmin e dytë, Berati që është një parajsë tokësore, që është një nga bukuritë më mahnitëse të planetit ka humbur 1/3 e qytetarëve të vet. Në 8 vite Shqipëria ka humbur 1/3 e qytetarëve të vet. Por kjo 1/3 duhet ta pranojmë është cilësore, për aq sa të rinjtë janë cilësia më e lartë e jona, janë e ardhmja jonë, 80% e tyre janë të rinj. 937 mijë shqiptarë kanë ikur në këto 8 vite në hapësirën e BE-së, së bashku me vendet e tjera janë 1 mln. 80% e tyre janë nën moshën 30 vjeç. S’ka përgjegjësi më të madhe sot besoj unë për çdo qytetar të Beratit, demokrat, socialist, i paparti se sa të ndalet për një moment; do pranojmë ne këtë shpërbërje të tmerrshme, do pranojmë ne të zhdukemi në këtë mënyrë? Ne s’duhet ta pranojmë kurrë këtë. Ne kemi përgjegjësi për të gjithë këta fëmijë, për të gjithë ata që janë larguar, por për të gjithë të vdekurit tanë të cilët kanë lënë trashëgimin përrallore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo kërkon të shtrojmë pyetjen, si ka mundësi që në 8 vite, Berati i bekuar dhe mahnitës të jetë një qytet i mallkuar, Shqipëria një vend i bekuar dhe mahnitëse, të jetë një vend i mallkuar, të jetë një vend në të cilin shqiptarët nuk besojnë, të jetë një vend ku qytetarët nuk besojnë. Çfarë ka ndodhur. Gratë dhe burrat e mençur e shtrojnë këtë pyetje dhe mendojë mirë, se kjo pyetje ka të bëjë me fatin e gjithsecilit. Ka të bëjë me fatin e këtij qyteti, vendi dhe kombi. Pse po ikin, çfarë po ndodh? Po ikin sepse të drejtat e tyre janë fiktive, sepse monizmi ka bërë defakto anulimin e të drejtave të tyre. Kush fiton sot proces gjyqësor, askush përveç atij që do Edi Rama. Sot rendi dhe siguria juaj është në dorën e bandave të Edi Ramës, ai u thotë ‘hani kokën e njëri-tjetrit ju’. Çfarë do të thot kjo? Kjo do të thotë, që policia nuk ekziston, kjo do të thotë që zotërit e rendit jeni ju, që ligji nuk është ligji i votuar në parlament, por ligji i mafias, ligji i tyre. Ndaj vritet qytetarja në banak duke punuar, plagoset fëmija 10 vjeçar, se kjo është motoja e tij. Këshilltarët e tij, Dorian Duçka i cili është, ta dini ju mirë, ka arritur të ngjitë shkallët më të larta të mafias botërore, njeriu që vinte e merrte Edi Ramën me avion të posaçëm dhe e çonte në Hong Kong, me paratë e kompanisë së tij për të hapur ekspozitën, por po ky Dorian Duçkë, kalonte si hienë nga një biznesmen tek një tjetër, i kërkonte 1 mln euro, 5 mln, 3 mln euro, gjobë se unë ua jap vizat, ua heq ndalimin e vizave. A ka drejtësi? Keni dëgjuar ju ndonjëherë të thirret në këtë skapin e partisë. Asnjëherë nuk ka. Pra plaçkitës, gjobëvënës me pasaporta diplomatike, këshilltarë të kryeministrit qarkullojnë rrugëve. Nuk besoj se të ketë në histori një shtet që lejojë një situatë të tillë, përveç këtij narko shteti të Edi Ramës.

sali berisha berat

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë