26 Mars 2023, 14:01
Nga I.A
Albin Kurti dhe Lindita Nikolla
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pasi i uroi mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Nikolla e përgëzoi Kurtin për punët e mira që po bën Qeveria e Kosovës. Nikolla shprehu mbështetjen ndaj Kosovës për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe theksoi se Shqipëria mbështet perspektivën euroatlantike të Kosovës.
“Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës është në ditët më të mira. Ne mbështesim perspektivën evro-atlantike të Kosovës dhe vijojmë të lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB dhe organizatat ndërkombëtare. Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjelltë mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE-së dhe SHBA-së në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, u shpreh Nikolla.
Kryeministri Albin Kurti falenderoi Kryetaren Lindita Nikolla për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh, si Kryetare e Kuvendit. Kurti vuri në dukje progresin e dukshëm në zhvillimin ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe nënvizoi se ekonomia, demokracia dhe integrimi po ecin në mënyrë komplementare, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Kryeministri Kurti vuri në dukje vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me BE dhe SHBA.
lindita nikolla albin kurti ne tirane albin kurti
Politike
26 Mars 2023, 13:52
I.A
Kuvendi
TIRANË- Zgjedhjet e 14 majit, do të sjellin fytyra të reja në Parlament. Kjo pasi 5 deputetë do të dor&...
Politike
26 Mars 2023, 12:48
I.A
Ilir Meta
PËRRENJAS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruaer se Edi Rama ka një pakicë uzurpatore. Gjatë f...
Politike
26 Mars 2023, 12:22
I.A
Takimi Kurti Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet m&eum...
Politike
26 Mars 2023, 08:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Partitë kryesore politike po përmbyllin këtë fundjavë listat e kandidatëve për kryetarë...
Politike
26 Mars 2023, 07:56
I.A
Albin Kurti dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë sot Shqipërinë. Mësohet se së b...
Politike
25 Mars 2023, 22:24
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije ndarjen e vendeve në Këshillat Bashkiakë. Në mbledhjen e...
Politike
25 Mars 2023, 22:09
F.M
Edi Rama
TIRANË- Dosja.al ju sjell listën e plotë me emrat e zgjedhur nga Partia Socialiste për 61 bashkitë e vendit. Përgjit...
Politike
25 Mars 2023, 21:52
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mblodhi sot kryesinë për emrat e Këshilltarëve Bashkiakë. Gjatë mbl...
Politike
25 Mars 2023, 21:48
F.M
Taulant Balla
TIRANË- Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla ka prezantuar kandidaturat për gjashtë bashkitë e zonës. N&eu...
Politike
25 Mars 2023, 21:43
F.M
PS
TIRANË- Durrësi nuk ka emra të rinj. Partia Socialiste ka vendosur që në garën e 14 majit të futet me kryebashkiak&eu...