Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Politike
VIDEOLAJM/ Vizita zyrtare në Athinë, Kryeministri Rama pritet nga Mitsotakis
Paraditen e sotme, Rama është pritur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ku siç shihet edhe në pamje, dy liderët që i kanë dhënë dorën njëri-tjetrin.
22 Prill 2026, 10:10Nga E. D
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Paraditen e sotme, Rama është pritur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Siç shihet edhe në pamje, dy liderët që i kanë dhënë dorën njëri-tjetrin.
Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.
Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.
Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A./Dosja.al