18 Gusht 2024, 20:30
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen, kundër një dikature që sipas tij nuk njeh asnjë ligj. Gjatë protestës qytetare, Berisha bëri thirrje për mosbindje civile dhe revoltë, për shkak se diktatori Rama sipas tij, nuk rrëzohet përmes fjalës dhe votës.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju, qëndrestaret dhe qëndrestarët e kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Një përshëndetje të përzemërt për ju, një përshëndetje të përzemërt për oratorët e kësaj platforme që çdo natë me guxim shpalosin para shqiptarëve të vërtetat e zeza të kësaj diktature e cila në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve ka vendosur nëk të vend, regjimin më shkatërrimtar për identitetin kombëtar, për qenien kombëtare, për mirëqënien e qytetarëve shqiptarë, për kulturën kombëtare, për arsimimin e shqiptarëve, për kujdestin e tyre shëndetësor, për investimet e tyre në turizëm, për investimet e tyre në degë të ekonomisë, për fermerët shqiptarë, por mbi të gjitha po rrënon në mënyrë të tmerrshme të ardhmen e të rinjve shqiptarë në këtë vend. Me protestën tuaj të përnatshme ju bëheni dëshmitarë para çdo shqiptari, se kjo diktaturë që nuk njeh asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë kushtetutë, nuk rrëzohet me fjalë, nuk rrëzohet me votë, por rrëzohet me mosbindje civile, rrëzohet me revoltë. Ju jeni të parët midis të parëve që jeni ndërgjegjësuar dhe që nuk dëshironi të ndani fjalën nga vepra, ndaj dhe dilni çdo natë në protestë ndaj një regjimi i cili është sjellë dhe sillet me Shqipërinë dhe shqiptarët si një pushtim i egër, në kuptimin e shkatërrimit të qenies së tyre, shkatërrimit të mirëqënies së tyre, shkatërrimit të të ardhmes së tyre," tha Berisha.
sali berisha
Politike
18 Gusht 2024, 19:43
E. D
Meta ne Oher
OHËR- Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Ohër me kryeministrin e Maqe...
Politike
18 Gusht 2024, 17:19
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Veliaj do të marrë me qira ambiente për çe...
Politike
18 Gusht 2024, 12:17
M.B
Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë më 21 gusht ankimimin e opozitës p&...
Politike
18 Gusht 2024, 12:03
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në...
Politike
17 Gusht 2024, 21:01
E. D
ilir meta
BERAT- Kreu i Partisë Liria, Ilir Meta, këtë fundjavë është "arratisur" në një zonë të Be...
Politike
17 Gusht 2024, 20:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha tha se kjo bandë kriminale nuk njeh ligj vendi, sepse ligjet e vendit detyrojnë një se...
Politike
17 Gusht 2024, 20:44
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirdit&...
Politike
17 Gusht 2024, 18:00
I.A
Plani
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka hapur një tendër të ri për planin e ri për ndryshimet klimate...
Politike
17 Gusht 2024, 16:57
I.A
Erion Braçe
LUSHNJE- Deputeti Erion Braçe i është kundërvënë oficerit të Krimeve në Lushnje, pasi ky ...
Politike
17 Gusht 2024, 10:45
N.F
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotm...