LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Veliaj hap thesin për makina me qira, 2.5 milionë euro për 70 vetura elektrike

Veliaj do të shpenzojë në rreth 2.5 milionë euro për marrjen me qira për makinat elektrike, me pretendimin e vetëm se ato do të përdoren për nevoja të administrarës së bashkisë.

18 Gusht 2024, 17:19 Nga I.A
VIDEO/ Veliaj hap thesin për makina me qira, 2.5 milionë euro për
Erion Veliaj

TIRANË- Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Veliaj do të marrë me qira ambiente për çerdhe dhe kopshte, kryebashkiaku i Tiranës firmosi një tender të majm për marrjen me qira të 70 autoveturave elektrike.

Veliaj do të shpenzojë në rreth 2.5 milionë euro për marrjen me qira për makinat elektrike, me pretendimin e vetëm se ato do të përdoren për nevoja të administrarës së bashkisë. Në tenderin e ndarë në tre lote për marrjen e mjeteve me qira me vlerë totale rreth 4 milionë euro, bie në sy fakti se operatorët ekonomik kanë ngritur dyshime të forta se fituesi është paracaktuar.

Jo vetëm kopshte e çerdhe me qira, por Erion Veliaj ka vendosur të shpenzojë miliona euro të taksapaguesve të Tiranës për luks. Në 29 korrik të këtij viti, Bashkia e Tiranës, lidhi kontratë me një operator  ekonomik, për marrjen me qira të 70 autoveturave elektrike. Kontrata parashikon që bashkia e Tiranës do të marrë me qira 70 automjetet elektrike për tre vitet në vijim, duke i paguar operatorit ekonomik një shumë prej më shumë se 2.5 milionë eurosh në total. Ky tender, i ndarë në tre lote me vlerë totale që shkon në rreth 4 milionë euro me TVSH, është i kontestuar nën dyshime se fituesi ishte paracaktuar. Një prej kompanive pjesëmarrëse në garë, ankimojë tenderin në Komisionin e Prokurimit Publik, për shkak se kompania tjetër në garë, e cila u shpall dhe fituese, nuk përmbushte kriteret teknike të automjeteve që i ofronte Bashkisë së Tiranës. Kompania ankuese bazohej mbi të dhënat teknike të automjeteve që kompania ofronte të cilat nuk përputheshin me dokumentet standarde të tenderit dhe specifikimet teknike që Bashkia e Tiranës paraqiste. Për këtë arsye, kompania ankuese pretendonte se është shkelur barazia në tendera, duke u shpallur fituese një kompani e cila nuk përmbushte kriteret e tenderit të vendosura nga vetë bashkia e Tiranës. E megjithatë, edhe Komisioni i Prokurimit Publik e ka rrëzuar këtë ankesë, duke i lejuar bashkisë së Tiranës që të vijojë lidhjen e kontratës për marrjen me qira të 70 automjeteve elektrike, të cilat do të përdoren për administratën.

Mirëpo përtej dyshimit mbi paracaktimin e fituesit të tenderit, ajo që bie në sy, është fakti se Bashkia e Tiranës ka zgjedhur të shpenzojë miliona euro të taksapguesve të kryeqytetit, pa dhënë shpjegime se përse i duhet një numër kaq i madh autoveturash me qira, në një kohë që shumica e punëve në administratën e bashkisë kryhen nga zyra. Bashkia nuk shpjegon se për cilat institucione në varësi do t`i përdor këto automjete, duke mos paraqitur as studim fizibiliteti ku të shpjegohet edhe nevoja e marrjes me qira në një kohë që me një shumë të tillë parash, 70 automjete mund të bliheshin dhe të  ishin aset i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm për 3 vjet por për gjithmonë. Nga një vëzhgim në transfertat e thesarit në Open Data, rezulton se në më pak se katër vjet, bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj ka paguar më shumë se 1.4 milionë euro vetëm për makina me qira. Pak ditë pas lidhjes së kontratës për makinat me qira, anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës në bashkinë e Tiranës, denoncuan një tjetër aferë, atë të marrjes së ambienteve me qira nga Erion Veliaj për çerdhe e kopshte, në një kohë që ka mbledhur 55 milionë euro nga taksa e arsimit. /Syri.net

erion veliaj

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më