LIVE UPDATES
Politike

Landfilli i Sherishtes në Vlorë/ Vangjeli: Fituesi i paracaktuar, kontrata u nënshkrua dy muaj para sesa të shpallej fituesi! Pse nuk e heton SPAK këtë aferë?

Vangjeli shtoi se më datë 12 Qershor 2020, u shpall fituesi që ishte bashkimi i kompanive JV Bulfaro SPA dhe Integrated Technology Services shpk. Ajo theksoi se në këtë format të njoftimit të fituesit është e cituar edhe kontrata e cila daton dy muaj më parë sesa të shpallej fituesi ekzakt më 27 Prill 2020.

17 Gusht 2024, 10:45 Nga N.F
Landfilli i Sherishtes në Vlorë/ Vangjeli: Fituesi i paracaktuar,
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Vangjeli është shprehur se Qeveria Rama premton pa u lodhur prej 11 motesh zgjidhje të shpejtë për menaxhimin e mbetjeve urbane në Vlorë, si çdo vit edhe sivjet pak ditë më parë shtëllungat me tym të zi mbuluan qytetin bregdetar për disa ditë nga djegia masive e plehrave.

Ajo më tej tha se landfilli i Sherishtës në Vlorë më 5 Dhjetor 2016, u nënshkrua marrëveshja per financimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës, ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Bankës gjermane KFë. Sipas saj projekti i integruar përfshinte kredinë në vlerën 12.5 milion euro dhe dy grante në vlerat 7.5 dhe 1.3 milion euro.

Vangjeli shtoi se më datë 12 Qershor 2020, u shpall fituesi që ishte bashkimi i kompanive JV Bulfaro SPA dhe Integrated Technology Services shpk. Ajo theksoi se në këtë format të njoftimit të fituesit është e cituar edhe kontrata e cila daton dy muaj më parë sesa të shpallej fituesi ekzakt më 27 Prill 2020. Vangjeli u shpreh se kaq mjafton për të dyshuar se tenderi ishte fiktiv dhe fituesi u paracaktua. Ajo shtoi se pse SPAK nuk e e heton SPAK këtë aferë ndërsa tha se Spaku pret konfirmimin nga bosi i tij Edi Rama edhe për këtë çështje.

Deklarata e plotë:

Ndërsa Qeveria Rama premton pa u lodhur prej 11 motesh zgjidhje të shpejtë për menaxhimin e mbetjeve urbane në Vlorë, si çdo vit edhe sivjet pak ditë më parë shtëllungat me tym të zi mbuluan qytetin bregdetar për disa ditë nga djegia masive e plehrave.

Premtimet janë një gjë dhe realiteti një gjë tjetër….. Për landfillin e Sherishtës Vlorë më 5 Dhjetor 2016, u nënshkrua marrëveshja per financimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës, ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Bankës gjermane KFë. Projekti i integruar përfshinte kredinë në vlerën 12.5 milion euro dhe dy grante në vlerat 7.5 dhe 1.3 milion euro.


Më datë 12 Qershor 2020, u shpall fituesi që ishte bashkimi i kompanive JV Bulfaro SPA dhe Integrated Technology Services shpk. VINI RE…. Në këtë format të njoftimit të fituesit është e cituar edhe kontrata e cila daton dy muaj më parë sesa të shpallej fituesi ekzakt më 27 Prill 2020.

Kaq mjafton për të dyshuar se tenderi ishte fiktiv dhe fituesi u paracaktua. Vlera e kontratës së lidhur 2 muaj para se të shpallej fituesi ishte 9.8 milion euro dhe kohëzgjatja e ekzekutimit të kontratë ishte 1.5 vite ose deri Tetor 2021. Në datën 27 Prill 2020 u lidh kontrata nr.3313 me JV ITS & Bulfaro spa.


Në zbatim të kësaj kontrate të lidhur me nr 3313 datë 27 Prill 2020, nga data 28 Korrik 2020 deri 7 Janar 2023 ITS e klodian Zotos u pagua 2.4 Mil Euro sipas të dhënave marrë nga spending data. Në 13 Dhjetor 2021 ITS vendoset nën sekuestro preventive nga GJKKO. Në 7 Janar 2023 pagesat ndërpriten.

Bashkia e Vlorës do duhej të depozitonte mbetjet në landfillin e ri të Sherishtës që në Tetor 2021 Por aktualisht landfilli në Shërshitë vijon të jetë jashtë funksioni; qytetarët dhe turistët u helmuan nga tymi ndërkohë qeveria është e paaftë të marrë përgjegjësi për të zgjidhur këtë situatë të krijuar përvit.

Qytetarët janë të vetëdijshëm që Qeveria Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet problemeve të qytetarëve sepse është e zënë me vjedhjet , korrupsionin e propagandën…. Pyetjet tona janë : 1. Si u krye procedura e tenderit për të cilin kontrata u lidh 2 muaj para shpalljes së fituesit?

2. Përse u pagua ITS deri 2023 ndërsa kontrata përfundonte në 2021…. 3. A u aplikuan tarifat për vonesa në zbatim të kontratës së lidhur…. 4. Cilët janë zyrtarët publikë që mbajtën përgjegjesi ndërsa objekti i kontratës nuk është funksional edhe mbi të gjitha ende sot e kësaj dite mbetjet digjen rrugëve duke dëmtuar shëndetin e banorëve dhe shkatërruar turizmin …. Spaku është zgjuar apo pret konfirmimin nga bosi i tij Edi Rama edhe për këtë çështje….

pd spak landfilli i sherishtes në vlorë


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës