LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Këtu kemi diktaturë autoritare, e pranon pluralizmin, por arreston liderët e opozitës në vit zgjedhor

Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si diktaturë autoritare që e pranon pluralizmin por e shtyp. 

26 Gusht 2025, 13:46 Nga r.ll
Berisha: Këtu kemi diktaturë autoritare, e pranon pluralizmin, por
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se opozita është e shtypur nga qeveria. Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si diktaturë autoritare që e pranon pluralizmin por e shtyp. 

Sipas tij, kjo u demonstrua edhe me arrestimin e liderëve të opozitë në një vit elektoral. Më tej tha se ky fakt është evidentuar në rezolutën e Valencias ku thotë se "regjimi i Tiranës përdor institucionet për të shtypur pluralizmin". 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Opozita nuk është e kontrolluar nga qeveria. E shtypur nga qeveria. Diktaturat totalitare, ato me ligj ndalohet formimi i forcave të tjera politike dhe kjo forcë politike është hegjemone. E thotë Kushtetuta. Forcë udhëheqëse politike e sistemit është kjo parti politike. E emëron kushtetuta atë.

Në diktaturat autoritare ato e pranojnë pluralizmin, por ato e shtypin pluralizmin. Problemi është, kemi të bëjmë me një koncept themelor, sepse shume njerëz nuk e kanë të qartë se, ekzistenca e pluralizmit, ekzistenca e mediave që mund të flasin, mund të shkruajnë pavarësisht nga presionet, mendojnë se kjo e përjashton diktaturën? Jo absolutisht.

Por kjo quhet diktaturë autoritare, jo totalitare, autoritare. Kjo e pranon pluralizmin, por çfarë bën? Kjo e shtyp pluralizmin.
Për një moment, një shoqëri që hyn në zgjedhje elektorale. Në një vit elektoral tre liderët e partive opozitare, njëri në arrest shtëpie, tjetri në arrest qelia, tjetri në proces politik të rihapur pas 20 vitesh. Që të dy këta të parët si persona në hetim.
Kjo përbën një shtypje, përdorim të institucioneve për shtypjen e pluralizmit, ose me deputetë të saj në burg, sepse denoncuar vëllanë e Fatmir Xhafajt si trafikant, ose mandat kryetari bashkie të marrë si në rastin e Belerit.
Prandaj kemi të bëjmë me pluralizëm, por me pluralizëm të shtypur. Dhe ndaj po të lexoni rezolutën e Valencias dhe thotë; regjimi i Tiranës përdor institucionet për të shtypur pluralizmin. Nëqoftëse ndodh kjo, atëherë opozita është e shtypur.

Janë fatkeq ata që nuk e kuptojnë këtë. Por kjo është absolute. Në një vend tjetër, në Tunizi, Zayedi gjatë vitit elektoral i arrestoi njëri pas tjetrit 3 liderët e opozitës dhe u zgjodh me 91%. Pastaj i liroi. Zayedi thotë se, unë e pranoj pluralizmin si Edi Rama, por një pluralizmën që kur duhet e godas dhe e nënshtroj. Kjo është.

Opozita duhet të jetë shumë e qartë. Po marr vetëm këtë aspekt. Unë dje fola këtu, paraqita këtu para jush angazhimin e rrogëtarëve të shtetit, shndërrimin e tyre në operator elektoral. Nuk ka më zgjedhje midis partie. Ka zgjedhje mes partisë shtet dhe forcave të tjera, që nuk kanë as 1/20 e potencialeve financiare, njerëzore, logjistike, vendimmarrëse që ka partia shtet. Nuk i kanë.

Ai vërtetë e angazhoi me të gjithë potencialin e vet, kartelin Troplini, por Fatmiri mori ‘Niko Dovanën’ me 5 kulla. Edi Rama shkoi njëherë në Manchester dhe tha se, do të sjell Manchesterin në Durrës, Manchester Club, dhe çfarë na doli, Manchester Club na doli Fatmir Troplini që merr 38 mijë metër katror tokë publike, pa tender pa asgjë dhe të ndërtojë 5 kulla njëra 54 katëshe, sa është ‘MontPranas’ në Paris që mos gaboj është kulla më e lartë, e ndërton Fatmiri tek ‘Niko Dovana’ në Durrës.
Fytyra e vërtetë e diktaturës autoritare në shumë aspekte është identike me totalitaren, por nuk ka kampe përqendrimi, ka burgje politike, ka të burgosur politik, por nuk ka kampe përqendrimi dhe e dyta në ligj e kushtetutë e pranon pluralizmin por e shtyp atë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj