LIVE UPDATES
Politike

"Rama po asgjëson institucionet kushtetuese", Berisha: Me ligjin e ri po bën pjesë të administratës edhe ushtrinë, diplomacinë dhe universitetet

Berisha shprehet se 98% e administratës që paguhen me taksat e qytetarëve janë sipas tij "emërtese e kryeministrit Edi Rama."

26 Gusht 2025, 12:57 Nga r.ll
"Rama po asgjëson institucionet kushtetuese", Berisha: Me ligjin
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha shprehet se 98% e administratës që paguhen me taksat e qytetarëve janë sipas tij "emërtese e kryeministrit Edi Rama."

Ai është shprehur më tej se Rama ka shpërndarë këto ditë një projektligj për administratën shtetërore dhe shton se shkel parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe i përqendron pushtetet në duart e tij. 

Berisha ka treguar gjithashtu edhe dy pikat nga nëni 1 i këtij projektligji të ri, i cili sipas kryedemokratit, bën pjesë të administratës edhe ushtrinë, diplomacinë dhe universitetet.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Për ata, të cilët duke parë një grup të vogël opozitar në parlament, në këshilla dhe një grup të vogël gazetarësh që në diktaturë autokratike, qëndrojnë kundër saj, shqiptarëve u rikujtoj se sot nga 220 mijë rrogëtarë që paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, 98 përqind e tyre i përkasin partisë shtet, emërtesë e partisë shtet, emërtesë e Edi Ramës, në të gjithë vendin.

Pra, nuk është një monizëm total, por është pothuaj një monizëm i plotë. Megjithatë duhet pranuar se dallimi esencial midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare është se e para me ligj nuk e pranon pluralizmin, e dyta e pranon, por e shtyp atë me institucione.

Së dyti, tipari më kardinal i çdo diktature është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë. Nuk ka përqendrim më të madh pushteti se të kesh emëruar 98 përqind e të gjithë piramidës shtetërore dhe administratës publike, duke filluar nga presidenti i Republikës, tek kryegjykatësit, kryeprokurorët, etj me radhë. Por siç është në natyrën e diktatorëve, qoftë autokratë, qoftë autoritarë, etja për pushtet e tyre është e pakufishme. Nuk njeh kufi.

Edi Rama ka shpërndarë këto ditë gushti një projektligj për administratën shtetërore, një paçavure e vërtetë, i cili në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një shgarravinë të vërtetë.

Por shumë më e rëndë është në parimet që këto ndryshime të ligjit ekzistues për administratën shtetërore sjellin.
Administrata aktuale shtetërore funksionon mbi bazën e ligjit 90 të shtatorit të vitit 2012, ligj i cili pa mëdyshje mund të amendohet si çdo ligj tjetër, mund të abrogohet, mund të zëvendësohet.

Por kur amendohet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore, duke shkelmuar parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, kjo përbën një atentat të ri ndaj asaj ndarje pushteti që ka mbetur në letër dhe përpjekje demoniake e Edi Ramës për të futur në duart e tij çdo pushtet që ka mbetur me sadopak autonomi.

Po ju rikujtoj, po ndalem tek kjo.

Në nenin 1 të ligjit 90, 2012, thuhet: qëllimi i këtij ligji është krijimi i një kuadri ligjor të njëjtë për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e këshillit të ministrave.

2. Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit dhe forcat e armatosura nuk janë pjesë e fushës së veprimit të këtij ligji.

Po pse? Sepse ato janë institucione kushtetuese, të cilat kanë një vartësi kushtetuese, të cilat kanë një bashkëndarje të pushteteve, pra në këto institucione, në qoftë se studion statusin e tyre, ka një kompetencë presidenti i Republikës, ka një kompetencë shefi i shtabit të përgjithshëm dhe shtabi i përgjithshëm, ka një kompetencë bordi i universiteteve.

Pra, çfarë thuhet në ligjin që sjell Edi Rama?

Pika 2 e nenit 1, e ndryshuar si vijon: Institucionet e arsimit të lartë publik, përfaqësitë diplomatike jashtë vendit si dhe forcat e armatosura janë pjesë e administratës që rregullohen me ligj të posaçëm.

Prisni.

Në kuptimin më të gjerë, administratë shtetërore është çdo rrogëtar i këtij shteti.
Por fusha e veprimit të ligjit për administratën publike ka të bëjë me këshillin e ministrave.
Fusha e veprimit për institucionet e arsimit të lartë është një ndarje mes këshillit të ministrave, presidentit të Republikës dhe bordeve.

Fusha e veprimit mes forcave të armatosura është një ndarje midis shefit të shtabit të përgjithshëm, presidentit të Republikës dhe kryeministrit.

Në qoftë se ti merr dhe i fut këto dinakërisht në ligjin për administratën shtetërore, por që kanë për zot kryeministrin e vendit, ti faktikisht asgjëson këto si institucione kushtetuese dhe merr atribute që Kushtetuta nuk t’i njeh, por që ky nuk e ka për gjë që të marrë policinë ushtarake dhe ta çojë të bllokojë një televizion në një akt antikushtetues. Në një keqpërdorim absolut antikushtetues të forcave të armatosura.

Por ka një president që për bëmat e tij dhe gjëmat e tij është i paqenë.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet