Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari theksoi gjithashtu se duhet të qëndrojnë të bashkuar edhe ndaj shtetit fqinj, Serbisë që sipas tij shfaq tendenca territoriale.
PRISHTINË- Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mbajtur fjalimin e parë si kryeparlamentar. Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se është përgjegjësi e madhe detyra e re që mban. Ai tha se sfida dhe ngërçi muajve të fundit ishte shkollë që i ka shërbyer demokracisë së Kosovës.
Basha shtoi se deputetët duhet të jenë të bashkuar me qëllim mbrojtjen e sovranitetit të vendit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.
"Faleminderit për besimin tuaj. Ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica të panumërta, mbi gjakun, mundin që besuan se e ardhmja e vendit ishte më e madhe se sa vetë jeta. Një falenderim i madh shkon për gratë dhe nënat, që mbeten një themel i shëndoshë për vendin.
Përulje dhe falënderim për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuuan për një shoqëri të fortë dhe demokratike. Sot kjo republikë qëndron e pavarura në krah të vendeve mike. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj. Ka disa muaj që Kuvendi është ballafaquar me një problem që s’është hasur më herët, por që është i pranishëm edhe në vendet mike.
Gjithçka ka ndodhur në konturat e një vendi demokratik. Kjo është dhe një herë dëshmi, se Kosova është një vend demokratik. Në rastet më të vështira, ky popull ka dëshmuar se mund të lerë mënjanë diferencimet dhe të ngrihet për kauza të përbashkëta. Duhet të jemi të bashkuar në qëllimet tona, mbrojtja e sovranitetit të vendit tonë për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.", tha ai.
Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari theksoi gjithashtu se duhet të qëndrojnë të bashkuar edhe ndaj shtetit fqinj, Serbisë që sipas tij shfaq tendenca territoriale. Ai bëri thirrje për një Serbi që e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Basha shtoi se pret në Kuvend përballje politike për një vend më të drejtë dhe të zhvilluar.
“Qeveria me vullnetin e Kurtit dhe punën e policisë sonë kanë arritur të thyejnë grupet kriminale. Shteti ynë ka monopolin e dhunës në territorin e Kosovës, pa përfshirë zhvillimin e mirëqenies dhe ekonomisë. Të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë që shfaq tendenca territoriale.
Mbrojtja është përgjegjësi e përbashkët. Nga ky Kuvend bëj thirrje për një Serbi që e njeh Kosovën si shtet të pavarur, fqinjësi të mirë dhe gjenerata me respekt dhe tolerancë. Ne jemi për ndërtim të urave të bashkëpunimit. Demokracia është larmishmëria e ideve ndryshe. Në këtë Kuvend pres debat të hapur, përballje politike për një Kosovë më të drejtë dhe të zhvilluar. Partitë i kemi ndryshe, por Kosovën e kemi bashkë.”, tha Basha.
Pas fjalimit, Basha njoftoi ndërprerjen e seancës për një orë, ndërsa më pas do të vazhdohet për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
dimal basha KOSOVË- Dimal Basha është kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, pas disa muajsh seancash të dështuara pë...
dimal basha, kryetar i kuvendit KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvend...
ibrahimaj dhe mete TIRANË- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete kanë zh...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP Wor...
Foto TIRANË- Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur në lidhje me vendimin e marrë nga Kolegji Zgjed...
Foto DURRËS- Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të...
Foto CËRRIK- Pak kohë pasi kryeministri Edi Rama tha ultimatum për “vetëpastrimin” e Bashkive mësohet se në ...
Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku, Erion Veliaj vijon të jetë aktiv në TikTok teksa së fundmi ka ndarë një video të re. ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot në konferencën me mediat se të gjitha agjencitë janë tr...