LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ka pasur një çarje, por asnjë gjë përfundimtare, sidomos me grupin e Bardhit

Po ashtu Berisha ka theksuar se në politikë nuk ka emocione sentimentale personale por ka interesa politike. 

7 Shtator 2023, 21:00 Nga I.A
Berisha: Ka pasur një çarje, por asnjë gjë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me zhvillimet politike në vend. Në një interviste për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Berisha ka deklaruar se në PD ka pasur një çarje, por asnjëherë një çarje përfundimtare, sidomos me grupin e deputetëve që drejtohen nga Gazment Bardhi. Po ashtu Berisha ka theksuar se në politikë nuk ka emocione sentimentale personale por ka interesa politike. 

Pjesë nga Intervista:

Peka: Të falënderoj për kohën. Pas gati 2 vitesh një mbledhje e grupit parlamentar të PD-së jo për probleme të brendshme, po për tu përballur me Edi Ramën. 2 vite parlament dhe vetëm pas 2 vitesh, një mbledhje që ka si objekt betejën me regjimin e Edi Ramës.

Berisha: Mendoj se mbledhja ishte një zhvillim i rëndësishëm, ishte një hap i natyrshëm në drejtimin e duhur dhe i rëndësishëm në disa aspekte. Kjo mbledhje e thirrur nga Gazment Bardhi, kapërcej mbi problematikën, e cila ka ekzistuar, nuk mund të themi se nuk ka ekzistuar, por kapërcej mbi këtë problematikë për qëllime dhe objektiva shumë më të mëdha. Dua të shpreh këtu që të jemi korrekt, deputetët që drejtohen nga Gazment Bardhi kanë meritën e padiskutueshme të cilën unë e kam shprehur në mënyrë të përsëritur sepse ata pranuan primaret dhe kandidatët e primareve. Me këtë akt, ata dëshmuan mbështetjen tek liria, vota e lirë në gjirin e PD-së. E kam thënë që atëherë dhe e them përsëri, që ky akt programor në themele të PD-së, ishte një kontribut dhe investim i madh që ata bënë. Ka patur, padiskutim kundërshtira, probleme, por në tërësi ata deputetë që ju patë të mbledhur së bashku, plus disa të tjerë që nuk ishin dhe të tjerë që mund të bashkohen, janë deputetët e PD-së dhe ky ishte një zhvillim shumë pozitiv. Ju shtruat problemin se çfarë do të bëhet në të ardhmen? Takimet do të vazhdojnë në mënyrë që tu japin përgjigje të gjitha problemeve që presin të zgjidhjen, po me këtë vullnet të mirë, shkallë përgjegjësie dhe gatishmëri.

Peka: Pas përplasjeve që ka pasur brenda PD-së, ka dy procese për bashkimin. Njëri është procesi njerëzor dhe tjetri politik. Çështja e procesit njerëzor duket se u kapërcye. Tani është momenti i procesit politik. Në historinë tuaj politike 30 e ca vjeçare keni qenë i gatshëm të pranoni ribashkime me këdo që ka ikur prej jush në mënyrë që ai individ apo grup individësh kanë qenë të gatshëm të përballen me kundërshtarin politik. Po e nis nga 2001 me grupet politike ndoshta më të ashpra ndaj jush që nga 1997, që janë bashkuar me bandat ndaj jush. Në 2005, me hapjen e madhe. Jeni të gatshëm edhe pas 8 janarit të famshëm të pranoni këdo që është i gatshëm të përballet me regjimin e Edi Ramës. Kjo vjen për faktin se ju nuk e keni frikë konkurrencën e brendshme, apo se qëllimi i vetëm është që të bashkoni këdo kundër Edi Ramës.

Berisha: Unë kam një shpjegim të tillë. Së pari në politikë nuk ka sentimente personale, por ka interesa dhe parime politike. Unë këtë kam mbajtur gjatë gjithë karrierës time dhe e quaj qëndrim më të drejtë. Së dyti, asnjëherë nuk duhet të shkelmosh kontributin e tjetrit. Të gjithë ata që supozuat apo i thatë, ata kanë qenë njerëz me kontribute në PD, mes tyre njerëz me kontribute themelore dhe në një farë mënyre ata janë kthyer tek kontributet e tyre, me të drejtë. Së treti, tani vijmë tek rasti konkret. Nuk ka patur në rastin konkret një çarje të themi përfundimtare. Ka pasur një çarje, kjo nuk mohohet, por asnjëherë një çarje përfundimtare, sidomos me grupin që drejton Gazment Bardhi dhe që është një grup i rëndësishëm i deputetëve, si kryetar i grupit parlamentar, por edhe deputetët e tjerë, për Sali Berishën dhe PD-në ka dy persona të cilët e qartë si kristali janë vënë në dispozicion dhe shërbim të Edi Ramës dhe unë e them me bindjen më të plotë se është njëlloj sikur të ftosh Taulant Ballën në koalicion. Kjo nuk mund të ndodhë. Çimi, një opozitë e kontrolluar nga Edi Ramë është një gjëmë kombëtare.

Peka: Kanë qenë ministër në qeverinë e Nanos apo Metës në mos gabohem dhe e pranuat në 2001, Preç Zogajn... Po Lufter Xhuvelin...

Berisha: Preç Zogaj është një nga themeluesit e PD-së. Natyrisht me konceptet e tij të veçanta, por unë nuk mund të ja mohoja Preç Zogajt kontributin që ai ka në themelet e kësaj partie.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim