LIVE UPDATES
Politike

Beleri: Rama vijon të 'furnizojë' popullin me gënjeshtra, nuk ka vendim gjykate që ndalon lejen për betimin tim

Po ashtu ai ka shkruar se Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhet, gjë që të cilën atij nuk i është aprovuar. 

6 Shtator 2023, 20:23 Nga I.A
Beleri: Rama vijon të 'furnizojë' popullin me
Fredi Beleri

TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e betimit të tij. Me anë të një postimi në Facebook, Beleri ka shkruar se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin. Po ashtu ai ka shkruar se Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhet, gjë që të cilën atij nuk i është aprovuar. Po ashtu Beleri ka kujtuar se në Shqipëri ka disa precedente të mëparshëm në të cilat është dhënë autorizim për leje të vecantë për deputetë të cilët kanë shkuar në Parlamentin Shqiptar për të votuar ligje apo për të bërë betimin ndërkohë që kanë qënë të paraburgosur me masën arrest me burg

Postimi i Plotë:

BELERI: Kush (kë) po disinformon z. Rama? SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK DHE NJË KUJTESË PËR KRYEMINISTRIN RAMA Nisur nga artikulimet e këtyre ditëve të kryeministrit Rama të bëra publike në media lidhur me cështjen e betimit tim dhe nisur edhe nga postimi i tij i fundit në FB për gjoja përgjigjen e tij “në cdo kohë dhe cdo format” për Partinë Popullore të Europës EPP Group in the European Parliament, ju bëj me dije se:
Nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën time për leje të vecantë për të bërë betimin. Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhem.

Me vendimin nr. 266 dt 26.06.223 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kërkesën për Autorizim për të më lejuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë dt 27.06.2023, ka arsyetuar se: “Sa më sipër, gjykata rezulton se në rrethanat konkrete nuk është ajo autoriteti kompetent që disponon për dhënien e lejes së kërkuar nga personi nën hetim”. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orë të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë «organe të pavarura të drejtësisë».

Në Shqipëri ka disa precedente të mëparshëm në të cilat është dhënë autorizim për leje tëvecantë për deputetë të cilët kanë shkuar në Parlamentin Shqiptar për të votuar ligje apo për të bërë betimin ndërkohë që kanë qënë të paraburgosur me masën arrest me burg. (Rasti i deputetit Mark Frroku dhe rasti i deputetit Azgan Haklaj). Është e qartë se kur pushteti politik ka dashur, nuk ka patur asnjë kufizim apo pengesë ligjore që autorizimi për leje të vecantë të jepej. Në zgjedhjet e 14 majit 2023 në bashkinë e Kukësit, Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, me vendimin nr. (332) 91 të datës 13 maj 2023, ka urdhëruar lejimin e votimit të 26 shtetasve të paraburgosur dhe burgosur, në qendrën e votimit nr 0647/01 të ngritur në Poliklinikën e Kukësit.

Këta zgjedhës, me leje të posaçme, më 14 maj 2023 janë shoqëruar nga organet ligjzbatuese pranë qendrës së votimit dhe kanë votuar rregullisht duke garantuar të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur. Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris , është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtëpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot “votën” e Himarës kundër tij në 14 maj. Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqiperisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e cështjes në fjalë.

Në vijim, dua t’ju njoftoj që edhe unë, jam i angazhuar, që “në cdo kohë dhe cdo mënyrë”, të publikoj dhe informoj cdo organizëm ndërkombëtar përkatës për detajet e dosjes time hetimore dhe provat e manipuluara apo falsifikuara të administruara në të, cdo detaj të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që u vunë haptazi në shërbim të Kryeministrit «për të arrestuar kandidatin për Kryetar Bashkie të Himarës, i shpallur publikisht armik personal i Kryeministrit Edi Rama për një javë rresht». Më poshtë kopjet e përgjigjeve të IEPV dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kopje e vendimit nr. 266 dt 26.06.223 të Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Fredi Beleri

 

fredi beleri

Sondazh

Poll
Politike 6 Shtator 2023, 12:11 Dosja.al

Shkarkimi i fshehur i Taulant Ballës

Taulant Balla Ndërsa u shkelte syrin i relaksuar gazetarëve, Taulant Balla, i emëruar në mes të korrikut, ndihej imun ndaj eksperi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj