LIVE UPDATES
Politike

“Historia e Ramës me pronat e Himarës ka nisur kur ishte në opozitë”, Dule: Plan për tjetërsimin e tyre në favor të klientëve

Dule theksoi se Rama është shkaku se pse Beleri është në burg sot, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë ka inskenuar dhe dirigjuar arrestimin e tij.

6 Shtator 2023, 22:46 Nga I.A
“Historia e Ramës me pronat e Himarës ka nisur kur ishte në
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, foli për çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe lidhjen e kryeministrit Rama me këtë rast. I ftuar në studion emisionit “Open” në News24, Dule theksoi se Rama është shkaku se pse Beleri është në burg sot, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë ka inskenuar dhe dirigjuar arrestimin e tij.

Dule u shpreh se Rama ka pasur qysh prej vitit 2011, kur ai ishte kryetar i opozitës, planin për tjetërsimin e pronave në Himarë. Sipas tij ky është një plan i hershëm i Ramës për tjetërsimin e pronave të pronarëve të ligjshëm dhe në favor të klientëve të tij, pasi me zgjedhjen e Jorgo Goros si kryebashkiak asokohe është dëbuar misioni i OSBE-së që kishte projekt regjistrimin e pronave në Himarë.

Rama është i fundit që mund të flasë për drejtësinë, ai është shkaku pse Beleri është në burg. Zgjedhjet në Himarë ishin të qeta. Rama ishte i pari lider politik që u shfaq në Himarë gjatë fushatës. Pasi shkon dhe nuk e pret njeri në sheshin e Himarës, shtyn takimin dhe vijnë autobusët me mbështetës nga zonat përreth. Rama ka fyer Belerin dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ndaj Belerit kanë nisur një farsë me një qytetar të dënuar më parë për mashtrim. Kjo shkon në prokurorinë e Vlorës dhe çështjen e merr ish-drejtuesja e Hipotekës, e cila pasi shkoi në shkollën e Magjistraturës emërohet në Vlorë. Më të besuarit e partisë e qeverisë emërohen kështu. Më pas mandati i arrestit të saj gjykohet nga i vëllai në Vlorë. Këto janë nuklat e kryeministrit. SPAK nuk është deri në këtë moment. Për mua është Rama ai që e inskenoi dhe dirigjoi arrestimin e Belerit. Arroganca të verbon. Kaq dua të them për të. Historia e Ramës me pronat ka nisur që kur ka qenë në opozitë, që në vitin 2011. Kur Goro u shpall kryetar bashkie në Himarë, dëboi misionin e OSBE në projektin që kishte për regjistrimin e pronave në Himarë. Është plan i hershëm i Ramës për tjetërsimin e pronave të pronarëve të ligjshëm dhe në favor të klientëve të tij”, u shpreh ai.

vangjel dule fredi beleri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj