LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Demokratët kanë pranuar të përballen me pasojat, janë zëri i pamposhtur i qytetarëve

Lideri demokrat theksoi se shteti ligjor është për çdo njeri të lirë, pavarësisht nga bindjet.

25 Prill 2026, 20:58 Nga E.d
Berisha: Demokratët kanë pranuar të përballen me pasojat,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se demokratët kanë pranuar të përballen me pasojat. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e Degëve, Berisha u shpreh se demokratët janë zëri i pamposhtur i qytetarëve.

Lideri demokrat theksoi se shteti ligjor është për çdo njeri të lirë, pavarësisht nga bindjet. Ai tha se demokratët kanë pranuar të përballen me të gjithë pasojat dhe të jenë zëri i pamposhtur i qytetarëve shqiptarë. 

Sali Berisha: Shteti ligjor është për çdo njeri të lirë, pavarësisht nga bindjet. Ndëshkimi i korrupsionit është për çdo njeri të lirë, pavarësisht nga bindjet. Cilët janë ata qytetarë të cilët duhet të pranojnë të vidhen?

Cilët janë? Asnjë s'do ta donte një gjë të tillë. Cilët janë ata qytetarë të cilët ekonomikisht përkeqësohen gjithnjë e më shumë dhe presin radhën për t'u larguar nga vendi? Cilët janë ata fermerë të cilët do të votonin ose do pranonin t'ia u heqin subvencionet në vitin kulmor të rritjes së çmimit të naftës, në një kohë kur të tjerët i dyfishojnë.

Asnjë fermer nuk do të donte këtë. Po çfarë ndodh? Pse nuk lëvizin? Frika dhe vetëm frika. Frika dhe vetëm frika. Terrori psikologjik, terrori i gjithanshëm mbi ta. Sulmet e egra mbi bizneset dhe mbi çdo gjë të tyre, të njerëzve që protestojnë. Survejimi policor që bëhet.

Demokratët e kanë pranuar këtë sakrificë. Kanë pranuar të përballen me të gjithë pasojat, por të jenë zëri i pamposhtur i qytetarëve shqiptarë. Kjo është e vërteta. Ne do punojmë dhe do bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar.

Por ata të cilët përpiqen të kompleksojnë reagimin tonë se nuk po dalin qytetarët, ata janë mjeranë, puthadorë të qeverisë. Në vend se të sulmojnë qeverinë që tremb, që frikëson qytetarët, që vjedh qytetarët, përpiqen të gjejnë fajin tek opozita.

Rëndomë u thonë, shprehen se po nxirrni dhe Edi Rama i prin këtij kori, se ne denoncojmë Shqipërinë në forumet botërore. Po Shqipërinë në forumet botërore dhe para shqiptarëve e denoncojnë, e nxiijnë faqe dhe moral, ata që e vjedhin qytetarët shqiptarë ditë e natë. Ata që bllokojnë drejtësinë. Kush e nxin Shqipërinë?

Ai që mbron interesat e qytetarëve apo ai që përdor pushtetin për të vjedhur, për t'u pasuruar me qindra milionë dhe miliarda? Më thoni ju mua. Interesat e shqiptarëve do mbrohen dhe ne po mbrojmë interesat e tyre. Nuk ka horra si këta janë identikë me mentalitetin e diktaturës së mëparshme.

Ne po shkojmë drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe kjo do të thotë një tërësi normash, kriteresh, sjelljesh, ligjesh, standardesh të përbashkëta. Në qoftë se ti ecën në kundërshtim me këto, dhe çfarë janë ato? Ato janë që të gjitha absolutisht me një qëllim dhe vetëm një qëllim, që qytetari shqiptar të jetë më i lirë, që qytetari shqiptar të jetë më i begatë, që qytetari shqiptar të jetë më i sigurt. Kjo është tërësia e ligjeve, normave, standardeve, kritereve, të procesit të integrimit.

Dhe tani duke zëvendësuar këto kritere me lobimin korruptiv për të shkëlqyerin Edi Rama, për shqiptarët e korruptuar, për të pafajshmin Edi Rama që vjedh sepse shqiptarët janë të korruptuar dhe nuk pyesin pse i vjedh. Apo për shqiptarët cuba që marrin pengje se e kanë kulturë pengmarrjen, ndaj dhe nuk mund të themi gjë për AKSH-in e Edi Ramës, Linda Ramës dhe Armand Frangut.

Pra, zëri juaj, kryengritja juaj paqësore ka ushtuar më fuqishëm dhe është dëgjuar kudo, nga miqtë tanë dhe nga ata që s'ia duan të mirën Shqipërisë. Dhe ne s'tërhiqemi, absolutisht./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj