Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e Degëve, Berisha u shpreh se 'mafia mediatike shqiptare', është hedhur në një sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës, vjedhjeve dhe krimeve të tij.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se disa nga mediat në vend mbrojnë Edi Ramën dhe sulmojnë opozitën. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e Degëve, Berisha u shpreh se 'mafia mediatike shqiptare', është hedhur në një sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës, vjedhjeve dhe krimeve të tij.
Lideri demokrat tha se gjatë protestave të opozitës qytetarët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Sali Berisha: Një grup kriminal i tillë është i aftë të marrë çdo vendim. Nuk ka asnjë rastësi në qëndrimet e tyre në parlament. Jo. Firmat e tyre janë firma krimi, firma të anëtarëve të organizatave kriminale në qeveri apo në parlament. Dhe kjo është e faktuar përfundimisht. Firmat dhe votat e tyre janë votat dhe firmat e atyre që kanë vjedhur shqiptarët dhe vjedhin shqiptarët çdo ditë. Një ligj vendimtar në çdo vend për luftën kundër korrupsionit, në Shqipëri është zero. Dhe ky është ligji i konfliktit të interesit. Ky ligj nuk ekziston as për Edi Ramën, as për ministrat, as për deputetët e tij. Përkundrazi, përdorimi i pushtetit për vjedhjen e pasurive dhe fondeve dhe ndarja e këtyre pasurive dhe fondeve me anëtarët e familjes së tyre është ligji që zbatojnë ata. Pra, janë një organizatë tërësore kriminale që nuk kanë asnjë legjitimitet në pushtet.
Janë një organizatë kriminale i cili pasi dhunoi masivisht dhe shndërroi në farsë zgjedhjet, vazhdon me vendime, vazhdon me procedura me të cilat vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh shqiptarët. Situata është e jashtëzakonshme, ju thashë. Është e jashtëzakonshme sepse pavarësisht nga protestat tona të fuqishme, ai shpalli veten mbi ligjin. Pavarësisht nga reagimet e fuqishme të partnerëve tanë, ai nuk u ndal. Ndërmori atë veprim me të cilin u tha shqiptarëve që për mua vjedhja e pasurive publike nuk është krim, nuk është e ndaluar, është atribut i funksionit të kryeministrit dhe ministrave të tij.
Situata është e jashtëzakonshme sepse si rrallë ndonjëherë, mafia mediatike shqiptare, e cila për nga rrezikshmëria është mafia numër një, më e rrezikshme sesa mafia miliardere e kokainës, është hedhur në një sulm të shfrenuar në mbrojtje të Edi Ramës, vjedhjeve dhe krimeve të tij dhe kundër Partisë Demokratike dhe demokratëve. Duhet thënë se në këto kohëra të paprecedentë në të cilat kalon Shqipëria, demokratët dhe demokratët, mbështetëset dhe mbështetësit tanë me protestat e tyre, me kryengritjet e tyre dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm. Luajtën një rol shumë të madh. Në qoftë se ju ndiqni qeverisjen e Edi Ramës, ajo bazohet në rrafshin ndërkombëtar në korrupsion, lobim korruptiv./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama bllokoi drejtësinë me akt antikushtetu...
Foto ilustruse Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – të tretave brenda rreth një viti e gjysmë ...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama a deklaruar se misioni i PS është për të ulur Shqipërinë në tryez&e...
Edi Rama DIBRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se opozita ka kërkuar bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dor&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se rikthimi i tij në drejtimin e PD-së erdhi për t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se në Shqipëri, drejtësia është ndikuar politi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se protesta e opozitës është një zgjedhje e që...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se qeveria funksionon, në interes të vetes dhe rrethit familj...