LIVE UPDATES
Politike

Kosova buzë zgjedhjeve të reja pasi partitë nuk dakordësohen për presidentin e vendit

Vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, nëse një president i ri nuk zgjidhet brenda një afati kushtetues, deri të martën e 28 prillit.

25 Prill 2026, 18:18 Nga E.d
Kosova buzë zgjedhjeve të reja pasi partitë nuk dakordësohen
Foto ilustruse

Kosova duket se po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – të tretave brenda rreth një viti e gjysmë – pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i vazhduan dallimet e mëdha në qëndrime edhe pas ofertës më të fundit të Kurtit të shtunën, për një marrëveshje për presidentin të ri të vendit, për t’i shmangur zgjedhjet e reja.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare, nëse një president i ri nuk zgjidhet brenda një afati kushtetues, deri të martën e 28 prillit. LVV-ja iu ofroi PDK-së dhe LDK-së kohë deri të dielën t’i paraqesin së bashku tre kandidatë jopartiakë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Partia në pushtet theksoi në Facebook se do t’i tërhiqte kandidatët e vet – zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku – nga gara për president, nëse dy partitë opozitare i sjellin tre emrat e kërkuar. Ajo tha se që të tre kandidatët duhet të jenë “figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike”. Megjithatë, kjo ofertë e re është cilësuar si “joserioze” nga këto dy parti.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha për gazetarë para një seance parlamentare se “unë e kam thënë edhe më herët se çështja e presidentit është e mbyllur për PDK-në”.

Ai e cilësoi ofertën më të re të LVV-së si “ofertë joserioze”, duke thënë: “Nuk është ofertë. Për ne nuk është ofertë. Çfarë oferte? Aspak serioze. Ne jemi parti të ndryshme politike. LDK është subjekt politik në vete. PDK është subjekt politik në vete”.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit është shumë serioze për t’u diskutuar përmes rrjeteve sociale, pasi LVV-ja e bëri të ditur ofertën në Facebook. Ai tha se, nëse Kurti dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, duhet ta bëjë vetëm me LDK-në, duke shtuar se oferta e tij “duket më shumë si manovër politike, sepse Kurti i do 90 vota dhe me LDK-në nuk do t’i ketë 90 vota, lë t’i bëjë me PDK-në”.

Abdixhiku shkroi në Facebook se LDK-ja është e gatshme ta propozojë presidenten e deritanishme, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë, nëse LVV-ja ia garanton 66 votat e saj.

“Nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të”, tha Abdixhiku, partia e të cilit ka 15 ulëse në Kuvend.

Emini: Oferta e LVV-së për opozitën, jo e mirëfilltë

Donika Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë – BiEPAG, tha për Radion Evropa e Lirë se oferta e LVV-së për opozitën mund të lexohet si “një lëvizje taktike dhe jo si një hap i mirëfilltë drejt kompromisit”.

“Po të kishte pasur vërtet gatishmëri që opozita të propozojë kandidatët e saj, kjo do të ishte bërë shumë më herët dhe në mënyrë më konstruktive, jo në moment të fundit dhe nën presion afatesh. Vetë koha e ofrimit, në prag të afatit dhe gjatë fundjavës, e kufizon hapësirën e opozitës për t’u koordinuar, gjë që duket e qëllimshme”, tha Emini.

Ajo vlerësoi se oferta është pothuajse “një ultimatum” dhe se njëkohësisht e vendos opozitën përballë nevojës për t’u bashkuar shpejt, ndonëse PDK dhe LDK kanë pasur vështirësi të vazhdueshme për të bashkëpunuar, madje në disa raste edhe për t’u takuar mes vete.

“Kjo i shërben narratives së Vetëvendosjes ‘ne kundër të gjithëve’, një narrativë që opozita deri tani ka arritur disi ta kundërshtojë përmes bashkëpunimit”, theksoi Emini.

Emini shpjegoi se partia në pushtet nuk jep garanci as në ofertën më të fundit se një kandidat i opozitës do të votohej nga ajo dhe ngriti një paralele me rastin e ish-presidentes Vjosa Osmani, të cilës i ishte premtuar ndihma për të garuar, po jo edhe për t’u zgjedhur.

“Nga njëra anë, opozita ftohet të propozojë emra dhe u garantohen nënshkrimet për nominim. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë garanci që këta kandidatë do të marrin votat në Kuvend. Pra, nominimi hapet, por zgjedhja mbetet nën kontrollin e Vetëvendosjes. Në të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me figura si Vjosa Osmani, të cilës iu garantuan nënshkrimet për nominim, mirëpo jo për votim”, nënvizoi ajo.
Emini vuri re se kjo lëvizje e Kurtit e vë opozitën në provë dhe se, nëse ajo e refuzon përfundimisht, mund të shihet si “bllokuese”.

“Në letër, Vetëvendosje mund të pretendojë se ka ofruar dialog dhe hapësirë për propozime, por në thelb bëhet fjalë për kompromis sipas kushteve të saj. Nëse opozita refuzon ose nuk përgjigjet, rrezikon të shihet si bllokuese dhe jo e gatshme për kompromis, me kosto politike për të”, tha ajo.

Në këtë kuptim, sipas Eminit, kjo është një lëvizje e kalkuluar politikisht nga Kurti, sepse “e shfrytëzon avantazhin aktual, rrit presionin mbi opozitën dhe siguron që, pavarësisht rezultatit, opozita të mund të paraqitet si përgjegjëse për vazhdimin e bllokadës, sidomos duke pasur parasysh mungesën e strategjive të tjera përtej bllokimit të votave”.

Emini përfundoi se opozita duhet të propozojë emra dhe ta hedhë topin në fushën e Kurtit.

Dështimi i bisedimeve

Oferta e LVV-së vjen pas dështimit të bisedimeve mes Kurtit dhe liderëve opozitarë, Bedri Hamzës së PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së, të cilët nuk i kishin pranuar propozimet e kryeministrit. Kurti i kishte ofruar LDK-së postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, ndërsa në një ofertë të dytë postin e kryeparlamentarit. PDK-së, ai ia kishte ofruar postin e kryeparlamentarit po ashtu.

LDK i kishte refuzuar këto oferta dhe e kishte akuzuar Kurtin se synon t’i kontrollojë që të gjitha tri institucionet kryesore në vend.

PDK-ja nuk kishte pranuar fare ta shqyrtonte ofertën e Kurtit, duke e quajtur të mbyllur “kontributin tonë” për çështjen e presidentit.

Kryeministri e ka përsëritur se oferta e tij e hedhur poshtë ishte “gjeneroze” dhe ka paralajmëruar zgjedhje të njëpasnjëshme, nëse s’ka marrëveshje për president.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para të votimit, apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti – madje as ajo në pushtet e Kurtit me 57 deputetë – nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadon më 28 prill dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet një president, Kosova do të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Ndërkohë, pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në fillim të muajit dhe vendi nuk arriti ta emërojë zëvendësuesin e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u emërua ushtruese e detyrës së presidentit më 4 prill.
Përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime. Në një seancë më 5 mars, partia në pushtet i kishte paraqitur për votim Konjufcën dhe Kollçakun, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën.

Më 6 mars, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim. Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria.

Gjykata më e lartë në Kosovë tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit.

Nëse Kosova detyrohet të mbajë zgjedhje këtë vit, ato do të ishin të tretat parlamentare pas atyre në shkurt dhe në dhjetor 2025./ Monitor

kosova presidenti zgjedhje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës