LIVE UPDATES
Politike

Bardhi: Socialistët kanë zhytur në skamje Elbasanin! Premtimet e Ramës, skenar i vjetër talljeje

Demokratja shpehet se premtimet e Ramës janë një skenar i vjetër talljeje dhe se në 12 vite në qeveri, 18 vite në qeverisje lokale, Partia Socialiste, Elbasanin e ka kthyer në varfëri e skajshme. 

12 Janar 2025, 12:53 Nga ZH.LL
Bardhi: Socialistët kanë zhytur në skamje Elbasanin! Premtimet e
Silvi Bardhi

TIRANË- Anëtarja e Grupit të Punës në PD për Qarkun e Elbasanit, Silvi Bardhi, është shprehur se Elbasani është zhytur në skamje. Në një deklaratë për mediat, Bardhi akuzoi qeverinë e Ramës për situatën në Elbasan. Bardhi theksoi se Elbasani sot është qarku i dytë më i varfër në vend, pas Kukësit.

Demokratja shpehet se premtimet e Ramës janë një skenar i vjetër talljeje dhe se në 12 vite në qeveri, 18 vite në qeverisje lokale, Partia Socialiste, Elbasanin e ka kthyer në varfëri e skajshme. 

Në fund të fjalës së saj, Bardhi u bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të qëndrojnë me dinjitet përballë kësaj bande e cila po plaçkit çdo qindarkë të tyre, po u bën presion me vendin e punës, duke emëruar drejtues patronazhistë të paaftë.

DEKLARATË E ANËTARES SË GRUPIT TË PUNËS PËR QARKUN ELBASAN, SILVI BARDHI

Edi Rama mund të nisë lojën e tij të fjalëve dhe propagandën në prag të fushatës zgjedhore por qytetarët e Elbasanit nuk mund t’i mashtrojë apo t’i tallë më.

12 vite në qeveri, 18 vite në qeverisje lokale, Partia Socialiste, Elbasanin e ka kthyer në varfëri e skajshme në çdo cep të qarkut të tij, duke e renditur si qarku i dytë më i varfër në vend, pas Kukësit.

Edi Rama kur flet për një metropol për Elbasanin meriton t’i rikthejmë kujtesën e humbur se elbasanasit sot pas 12 vitesh qeverisje të tij merr ende ushqime me listë. Elbasanasit pas 12 vitesh qeverisje të Rilindjes, festuan festat e fundvitit me para të marra borxh.

Elbasanasit pas 12 vitesh qeverisje të Edi Ramës vuajnë mbylljen e pandalshme të bizneseve, mungesën e fuqisë punëtore, largimin masiv, infrastrukturën e shkatërruar në qytet dhe zona rurale, mbijetesën e pensionistëve, mungesën e theksuar të konkurencës së vlerave të profesionistëve, të të arsimuarve dhe elitës së qytetit.

Spitali i Elbasanit është kthyer në zyrë pune për patronazhistët dhe jo institucion që i shërben shëndetit të qytetarëve, ndërsa prodhimet e fermerëve dhe tregjet e shitjeve janë zero.

Investimin e vetëm serioz që gëzojnë elbasanasit sot është rruga e cila lidh Tiranën me Elbasanin realizuar 12 vite më parë me Sali Berishën kryeministër. Asnjë investim tjetër i cili sjell zhvillim ekonomik nuk mban firmën e ‘’Rilindjes’’.

Nga buxheti i shtetit asnjë investim zhvillimor nuk është parashikuar për qarkun e dytë më të madh në vend.

Aq metropol e quan Rama Elbasanin sa në 18 vite, drejtim nga Partia Socialiste në një fond total të marrë së bashku, 230 miliard lek, projektet ishin më pak se gishtat e një dore; Në vetëm tre investime në 18 vitet e socialistëve, Elbasanit i është shtuar betoni dhe i është zhdukur gjelbërimi duke favorizuar deri në një firmë të vetme në tendera. Banorëve elbasanas u janë vjedhur taksat duke i lënë edhe sot që flasim, në kushte mesjetare.

38 miliard lek është buxheti i Bashkisë për vitin 2025 dhe 80% e saj do të shkojë për punësime patronazhistësh në këmbim të votës dhe asnjë cent për investime dhe zhvillim ekonomik.

Elbasani sot është skaneri se si ‘’Rilindasit’’ duan të shohin një popull. Të përvuajtur, të varfër dhe të pamundur.

Partia Demokratike është në terren dhe do të sjellë me fakte gjendjen skandaloze të qytetarëve elbasanas.

Ky realitet me urgjencë duhet të ndryshojë.

I bëjmë thirrje qytetarëve të Elbasanit, të qëndrojnë me dinjitet përballë kësaj bande e cila po plaçkit çdo qindarkë të tyre, po u bën presion me vendin e punës, duke emëruar drejtues patronazhistë të paaftë.

Asnjë ditë më shumë nuk i duhet dhënë shansi kësaj çete mafioze e cila e ka kthyer Shqipërinë në vatër krimi dhe terrori.

silvi bardhi pd elbasan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj