LIVE UPDATES
Politike

34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si Kuba në brigjet e Adriatikut, por nuk mendonin kështu studentët dhe demokratët

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se 34 vite më parë, në Lezhë u themelua partia e idealeve më fisnike të shqiptarëve dhe idealeve të lirisë. 

12 Janar 2025, 12:51 Nga N.F
34 vjetori i themelimit të PD/ Berisha nga Lezha: Donin të na linin si
Berisha

LEZHË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me degën e PD-së në Lezhë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se 34 vite më parë, në Lezhë u themelua partia e idealeve më fisnike të shqiptarëve dhe idealeve të lirisë. 

Berisha theksoi se  Shqipërinë donin ta linin mbetet si Kuba në brigjet e Adriatikut, në mënyrë që të tjerët, duke parë atë të mos e ëndërrojnë më socializimin në Europë. Ai shtoi se kjo nuk ishte mendimi i studentëve në Tiranë, i demokratëve të Lezhës dhe mbarë Shqipërisë. Berisha thekson se pas 30 vitesh në rrugën e lirisë, PD ka trashëgimni transformimin e Shqipërisë nga një vend hipekolektivist në vendin e qytetarit të lirë, të iniciativës së lirë, pronës private.

Fjala e Berishës:

Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju demokrateve dhe demokratëve të qarkut të Lezhës të pranishëm në këtë sallë, dhe gjithë të tjerëve kudo që janë, në Shqipëri e jashtë saj, gëzuar 34 vjetorin e themelimit të PD të qytetit të Lezhës. Një përshëndetje të përzemërt drejtuesve të degëve të PD, të Lezhës, Mirditës, Kurbinit, deputetëve të nderuar të këtij qarku, miqve e të ftuarve, anëtarëve të departamentit Brain Gain, të gjithëve ju. Të dashur miq!


Mblidhemi sot për të përkujtuar një datë në të cilën lezhjane e lezhjanë guximtarë, idealistë në kushte të rënda terrori, morën përsipër të themelojnë në Lezhën e Besëlidhjes, të firmosin një besë të re, një besë me demokracinë, me vlerat më të larta njerëzore, me lirinë, me dinjitetin njerëzor, me interesin kombëtar. 34 vite më parë, në Lezhë u themelua partia e idealeve më fisnike të shqiptarëve, idealeve të lirisë, vlerave më të arrira të njeriut, familjes, atdheut, besimit tek Zoti. Të gjitha këto në një mënyrë apo një tjetër të përjashtuara nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës për gjysëm shekulli.


34 vite më parë, e vërteta është se, u nda historia, u ndanë epokat, dhe duhet të themi, shqiptarët të cilët ishin indoktrinuar, ishin shtypur, kishin vuajtur më shumë se çdo komb tjetër nga izolimi, nga tirania e varfërisë, vendosën të dalin kundër këtij regjimi. Në këtë kontekst secili nga ju duhet të jetë krenar me atë trashëgimni. Ai ishte një akt madhor guximi. Vetëm 3 muaj më vonë nga themelimi i PD, kam qenë në Paris në Samitin e Bashkimit Demokrat Europian. Në atë samit në komunikatë është cilësuar Enver Hoxha, si Hitleri shqiptar i pasluftës, kurse prania e Sali Berishës, simboli i asaj çfarë ka arritur Europa. Sepse në rast se në vende të tjera diktaturat ranë njëra pas tjetër, e vërteta është se për Shqipërinë jo të paktë ishin ata që mendonin, le të mbetet si Kuba në brigjet e Adriatikut, në mënyrë që të tjerët, duke parë atë, një vend të uritur, të mos e ëndërrojnë më socializimin në Europë.


Por ky nuk ishte mendimi i studentëve në Tiranë, i demokratëve të Lezhës dhe mbarë Shqipërisë.
Kanë kaluar 34 vite, pra sigurisht që ne duhet të bëjmë një vëzhgim në trashëgimninë tonë. Nëse forca tjetër ka trashëgimni krimin, terrorizmin, gjenocidin ndaj shqiptarëve, ka trashëgimni rivendosjen e diktaturës së drogës, krimit dhe vjedhjeve, pas 30 vitesh në rrugën e lirisë, PD ka trashëgimni transformimin e Shqipërisë nga një vend hipekolektivist në vendin e qytetarit të lirë, të iniciativës së lirë, pronës private.


Nga vendi më i izoluar në vendin e hapur, ndaj miqve në të gjithë botën, vendin e anëtarësuar në Këshillin e Europës, vendin që eci drejt BE-së dhe u anëtarësua në NATO. PD ka dhe një trashëgimni tjetër të shkëlqyer. Kjo trashëgimni konsiston se për herë ndoshta në shekuj, Shqipëria doli nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, në vitin 2008 dhe përfundoi në vitin 2013 vendi i qytetarëve më mirë të paguar në rajon. Më mirë se dhe dy vende anëtarë te BE-së që ishin Bullgaria dhe Rumania.

berisha

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd