12 Janar 2025, 12:02
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar deputetin demokrat Gazment Bardhi padi për kallëzim të rremë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se 11 gjyqe i ka fituar kundër kryedemokratit Sali Berisha gjatë kohës që është në politikë.
Ndërkohë që ka theksuar se Bardhi tashmë duhet që të provojë para gjykatës se Rama i ka fshehur vëllain drejtësisë. Sipas Ramës, tani që u krye hetimi dhe rezultoi se kallëzimi ishte i rremë, avokatët po punojnë për një proces gjyqësor.
"11 gjyqe i kam fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit". 7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim. Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë.
Po e dini çfarë bëjnë këta kur i thërret në gjyq, se si sillen në gjyq këto gjallesa të kota sa zhurma e tyre? Sëmuren, çojnë raporte, gënjejnë sikur janë jashtë shtetit apo sikur janë në zonën elektorale, nuk i çojnë avokatët që të shtyhet sa më larg dita e gjykimit, çojnë mesazhe pajtimi, “se kështu e ka politika”, me shpresën e rraskapitur se do të plasë më në fund revolucioni i syve të tyre të verbër dhe deti i jashtënxjerrjeve të tyre do të bëhet kos delesh qëndrestare…
E pastaj, në fund fare, kur pilafi s’mban më ujë e përmbytet, ngrihen përpara gjykatësit, të njomur ndënë vete, por kryet lart mbi supe dhe duke parë nga tavani thonë “kështu më tha partia, kështu thashë edhe unë, se i besova partisë”," tha Rama.
edi rama
Politike
12 Janar 2025, 11:58
N.F
Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së sotme të kr...
Politike
12 Janar 2025, 11:33
N.F
Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur n...
Politike
12 Janar 2025, 11:24
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ...
Politike
12 Janar 2025, 11:17
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ...
Politike
12 Janar 2025, 11:04
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reagon për herë të parë në lidhje me dosjen "Xibraka" pas vendimit të SPAK. G...
Politike
12 Janar 2025, 08:12
N.F
Kosovë
KOSOVË- Edona Asllani priti Vitin e Ri në terr dhe kuptoi se Kosova ka nevojë për më shumë se vetëm premtime...
Politike
11 Janar 2025, 21:52
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Ditën e sotme ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Partia në pushtet,...
Politike
11 Janar 2025, 20:15
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Në Shqipëri, sot është hapur procesi i rregjistrimit të votuesve nga jashtë, i cili për h...
Politike
11 Janar 2025, 19:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët dhe sim...
Politike
11 Janar 2025, 19:00
I.A
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e PD në Elbasan me rastin e 34 vjetori...