LIVE UPDATES
Politike

Avokati i Popullit/ Xhafaj propozon krijimin e një kuorumi kombëtar me përfaqësues nga shoqëria civile: Të dërgojnë një kandidat në Kuvend

 Xhafaj propozoi krijimin e një trupe miks që do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, për të krijuar një kuorum kombëtar që do të mund të sugjeronte alternativat dhe platformat për kandidaturat.

26 Shkurt 2025, 15:53 Nga M.B

 

Avokati i Popullit/ Xhafaj propozon krijimin e një kuorumi kombëtar me
Fatmir Xhafaj

TIRANA- Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj foli sot lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit teksa vuri në dukje se ky institucion është i vetmi post që zgjidhet me 3/5 të votave dhe sugjeroi një mundësi për të ndërtuar një proces më të drejtë dhe të paanshëm. 

Xhafaj propozoi krijimin e një trupe miks që do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, për të krijuar një kuorum kombëtar që do të mund të sugjeronte alternativat dhe platformat për kandidaturat.

Sipas tij, pas një procesi të jashtëm dhe transparent, kjo trupë do të mund të caktonte disa kandidatë, dhe më pas Kuvendi të bëjë një zgjedhje më të mirë dhe më të detyruar. Ai theksoi se kjo trupë miks do të ishte më e vështirë për t’u manipuluar politikisht, sepse përfshin aktorë të ndryshëm, të cilët nuk mund të dominohen lehtësisht nga interesat politike të një partie të vetme.

Pjesë nga fjala e Xhafajt:

Avokatin e Popullit sot e zgjedh opozita, që në fillim është zgjedhje e paragjykuar, politike. I vetmi që zgjidhet me 3/5. A mund të ndërtojmë, duke ia lënë grupeve parlamentare të opozitës, të kenë disa alternativa, që nuk është konsensus politik, por gjykim i disa aktorëve, përfaqësues nga Institucionet e pavarura.

Një trup e formësuar nga përfaqësues të qeverisjes së vendore, shoqëria civile, dhe të bëhet një kuorum kombëtar, edhe për kandidaturat të tjera, të garojnë aty, të prezantohen aty platformat dhe pastaj pasi është bërë një proces i jashtëm, të zgjedhë një nga të tre. E fut Kuvendin në një zgjedhje të detyruar, në një zgjedhje më të mirë. Nëse për komisionerë kanë garuar 10 veta, kjo trupe mikse kombëtare të mund të jetë 100-200 veta në fund vendosin që të parët që marrin më shumë vota të shkojnë në parlament. Por nuk zgjedh atë që propozon ai.

Sepse këto trupa nuk kanë as mundësinë të dominohen politikisht, janë mikse, shoqëri civile, pushteti vendor, grupet e interesit. A ka të bëjë me eficiencën e kuvendit, jo vetëm numri i lartë i komisioneve por edhe numri i lartë i deputetëve. Kemi 140 deputetë në një vend që ka 2.4 mln zgjedhës. Në kushtet kur nuk jemi me mandat mazhoritar, një pjesë e zgjedh direkt partia, është tjetër gjë kur ke mandat të drejtpërdrejtë. Kryetarët e bashkive p.sh. i zgjedh populli dhe në këndvështrimin tim nuk ka nevojë për kufizim të mandateve, le të marrin edhe 10 mandate.

Mos ka nevojë që të kemi një kufizim mandatesh edhe për shkak të kulturës, dhe për shkak të faktit që nuk është zgjedhje nga popullit, por zgjedhje e brendshme. Numri i mandateve të deputetëve, nuk mund të rrish përjetësisht deputet, pasi nuk është sistem mazhoritar. Kjo nuk është çështje e sovranit. Për të krijuar edhe një lloj edukate që karriget nuk janë të përjetshme, i takojnë popullit.

fatmir xhafaj

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit