LIVE UPDATES
Politike

"Dado më ka ndaluar çdo komunikim"/ Erion Veliaj sulmon sërish Drejtësinë:Jam në burg nga një gjykatës taleban e prokuror hajvan

Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka deklaruar se prokurori Olsi Dado, të cilin e ka quajtur përndjekës, i ka ndaluar çdo lloj komunikimi për llogari të kryedemokratit Sali Berisha.

26 Shkurt 2025, 15:00 Nga I.A
"Dado më ka ndaluar çdo komunikim"/ Erion Veliaj sulmon
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sërish nga burgu, masën e sigurisë së vendosur ndaj tij. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka deklaruar se prokurori Olsi Dado, të cilin e ka quajtur përndjekës, i ka ndaluar çdo lloj komunikimi për llogari të kryedemokratit Sali Berisha.

Veliaj ka vijuar sulmet ndaj drejtësisë, duke theksuar se ndodhet në burg për shkak të një letre anonime. Veliaj ka shkuar më tej duke e quajtur prokurorin Olsi Dado si hajvan, ndërkohë që gjykatësin Erjon Bani e ka quajtur taleban.  

Postimi i Veliajt:

Mirëdita dhe mirënjohje të gjithëve për mbështetjen. Jam thellësisht i prekur nga mesazhet inkurajuese nga të katër anët! Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e patë vetëm një fraksion minuti në replikat e turpshme në thertoren e Erion Banit, më ka ndaluar çdo takim e komunikim. Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra. Disa më çojnë porosi që ta ul pak gjuhën, jo se prokurori ndërtues hakmarrës nuk e meriton, përkundrazi, por që “të mos çmëndet më keq dhe ta punon më keq”. Jo se adashi kasap s’e meriton, por që “të mos të të qepet më keq se e ka ves të keq”.

Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanët e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës! Ore a e keni dëgjuar ndonjëherë vrasësin e 21 janarit dhe Remzi Hoxhës, kriminelin e Gërdecit, burgosësin e liderit të opozitës, zjarrvënësin e gazetës “Koha Jonë”, druvarin mbi kurrizin e opozitarëve dhe gazetarëve, hajdutin e zgjedhjeve të 1996-ës, 2009-ës dhe 2011-ës në Tiranë, bashkëthemeluesin e piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën, pompistin e naftës së Millosheviçit, besëprerin e Azem Hajdarit, gllabëruesin e Klubit Partizani, shokun e idealeve të Rezar Taçit dhe grepsin e lekëve të fëmijëve autikë, pra mender jush, Sali Këllirë Berishën, që t’i kërkojë falje ndonjërit nga 10 mijë viktimave të qenefit të gojës së tij?

Mendohuni pak! Kurrë nuk e ka bërë, përveçse në një rast. S’ka lënë burrë, grua, vajzë, baba, nënë, vëlla, motër, xhaxha, hallë, dajë, krushk, gjysh, nip, pa rrotulluar në atë halenë e gojës së tij ai kurrizo burrë, për kë i ka dalë apo i kanë nxjerrë përpara, por kurrë s’ka thënë gabova. Tani imagjinojeni: Ols Dados i ka kërkuar falje me zë e me figurë! E kërdisi njëherë për t’ia kujtuar se kush është tutori i Violinës dhe pastaj e përkëdheli me një ndjesë publike përpara se të ma lëshonte mua në kurriz, si ata pitbullët që bëjnë lajm me kafshimet e tyre. Jam sot I VETMI politikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një VETINGU 20 vjeçar. Kam dalë nga labirinthi pa ASNJË shkelje për të përligjur burgun pa gjyq, duke më ndërprerë me dorën e një maniaku dhe thikën e një kasapi kontratën me zgjedhësit.

20 vjet VETING – asnjë biletë, asnjë hotel, asnjë apartament, madje asnjë drekë e darkë, që dikush të ketë paguar për mua në detyrë. ASNJË! ZERO! NADA! NICHTS! Ndaj, ju që më doni e më besoni, kur shikoni në televizor lloj-lloj gjithollogësh, kujtohuni që këta “inkuizitorë nga divani” nuk do t’i bënin dot ballë as Vetingut të 24 orëve të fundit, le më të 20 viteve, siç m’u bë mua nga mosha 24 në 44 vjeç. Shumica nuk justifikojnë as orën që kanë në dorë (madje më kujtohet njëri, nga më të zellshmit, që i binte në tv familjes së një “krimineli” që i kishte falur një orë) se lëri të tjerat, pasuri e vënë me deklarim të rremë rroge e me gjoba portalesh! Po s’kemi ç’bëjmë, kur as bëhet fjalë të kenë bërë një nga mijëra punët e mia për Tiranën, xhanëm të qe për ta, vazhdonin rrinin me Rolex mbi bajgat e Tiranës mesjetare!

Por, pas marrëzive për lodra fëmijësh e shtëpi fakirësh në katunde, kam prapë! Vjehrri im i ndjerë, Arben Jakov Xoxa, kishte dje 6-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai qe profesor, sipërmarrës, botues dhe gjahtar i apasionuar – dhe kjo, trashëguar nga i ati, shkrimtari Jakov Xoxa. Madje, qejfmbetjen e fundit me mua e kish pse qeveria jonë vendosi moratorium për gjuetinë; kush e ndan këtë pasion e kupton. Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”! Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!

Ju betohem, nuk tallem! Eshtë për të ulëritur, po është kështu, sipas Ols Dados. Unë kam 7 daja, 2 xhaxhallarë, 3 halla dhe nja 25 kushërinj të parë. Asnjë prej tyre as ka hyrë në Bashkinë e Tiranës në këto 10 vite dhe unë as nuk di për këta të mitë sa nipa e mbesa kanë, ku jetojnë, e ç’makina ngasin. Si mund ta di për nipat e mbesat e vjehrrit? Nuk jam as “Xhixh Merimonga” – gomistieri ikonik i humorit – që të di çfarë llaskash, disqesh, apo marmitash ia shtojnë vlerën një makine. Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh – i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz.

Ndaj, edhe njëherë, për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime. Ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime, një prokuror hajvan dhe një gjykatës taleban. Ata kanë edhe gurin, edhe arrën, edhe rrjetin e gojëve të ndyra të mëngjes-drekë-darkës. Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës. Shëndet e jetë!

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara