LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro

Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE - një fakt që pasqyron qartë stagnimin e agjendës së saj evropiane.

1 Korrik 2025, 14:29 Nga r.ll
Analiza e REL: BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
foto ilustruese

KOSOVË- Nga 1 korriku, Danimarka mori drejtimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, duke trashëguar një numër dosjesh të rëndësishme politike - ndër to, edhe njëra që prej kohësh ka mbetur mënjanë: aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.

I dorëzuar qysh në dhjetor të vitit 2022, ky aplikim nuk ka kaluar as në fazën e parë formale - shqyrtimin nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimin për opinion te Komisioni Evropian.

Në kushte normale, kjo do të ishte një procedurë më rutinore. Por, në rastin e Kosovës - që ende nuk njihet nga pesë shtete anëtare - gjithçka është e ndërlikuar nga kalkulimet politike, hezitimet diplomatike dhe mungesa e vullnetit për ta trajtuar këtë çështje më me seriozitet.

Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE - një fakt që pasqyron qartë stagnimin e agjendës së saj evropiane.

Pyetja tani është nëse presidenca daneze do të merret me këtë dosje, apo do të ndjekë edhe ajo rrugën e paraardhësve, duke e lënë në pritje pa afat.

Këtij interesimi të Radios Evropa e Lirë, ajo nuk iu përgjigj, por njohësit e këtyre proceseve nuk presin ndonjë ndryshim domethënës gjatë gjashtëmujorit të saj.

“Për momentin, nuk ka asgjë konkrete, asnjë lëvizje. Danezët donin shumë t’i lëviznin gjërat përpara, por, për fat të keq, nuk patën asnjë ndihmë nga ana e Kosovës”, thotë Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se vështirësia kryesore nuk lidhet vetëm me skepticizmin e disa shteteve anëtare ndaj Kosovës, por edhe me vetë gjendjen politike në Prishtinë.

Kujton se Kosova, prej muajsh, funksionon me institucione në detyrë, apo pa një qeveri të konsoliduar, që do të mund të rifillonte seriozisht angazhimin me BE-në.

Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka bërë asnjë lëvizje domethënëse tash e gati dy vjet, duke mbetur në vendnumëro edhe në këtë proces - jetik për të ardhmen e saj evropiane.

“Ndaj, do të jetë shumë vështirë të binden vendet skeptike ndaj Kosovës, sepse ajo, realisht, nuk është një prej atyre vendeve në Ballkan ku ka zhvillime pozitive”, thotë Jozwiak.

Edhe pse zgjedhjet u mbajtën në shkurt, Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend të konstituuar dhe, për rrjedhojë, pa qeveri të formuar, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet partive kryesore.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht i domosdoshëm si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian.

Megjithatë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që nga sulmi në Banjskë në shtator të vitit 2023, duke kërkuar më parë dorëzimin e të akuzuarve për atë ngjarje.

Kjo qasje e ka vështirësuar dialogun dhe ka ndikuar në një qëndrim më kritik të BE-së ndaj Kosovës.

Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, thotë se politika e BE-së, e fokusuar kryesisht në dialogun e Kosovës me Serbinë, është e dëmshme për Kosovën, pasi, siç thotë, ka sjellë presion të njëanshëm ndaj saj dhe trajtim më lehtësues për Serbinë.

Kjo, sipas tij, ka krijuar pabarazi në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shpjegon arsyet përse:

“Përputhshmëria e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, edhe pse nuk është vend kandidat, është shumë më e mirë se ajo e Serbisë, e cila është kandidate. Orientimi gjeopolitik i Kosovës është i pakontestueshëm në të gjithë spektrin e ndarë të partive”.

Për Bassuenerin, është thelbësore që Serbisë t’i bëhet e qartë se pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur, rruga e saj drejt BE-së do të ngecë.

Në këtë mënyrë, thotë se BE-ja duhet të ushtrojë presion të barabartë ndaj Beogradit dhe t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Prishtinës, të vendosura qysh pas tensioneve në veri, në vitin 2023.

Pa këta hapa, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrijë përparim të qëndrueshëm, thotë Bassuener, duke theksuar rëndësinë e një ndryshimi rrënjësor në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Danimarka mund të katalizojë një koalicion më të gjerë të vendeve anëtare për të detyruar një rishikim të politikës evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor në tërësi. Prej saj do të përfitonte jo vetëm Kosova, por edhe ata që, aktualisht, mbështesin një Serbi të qeverisur në përputhje me vlerat themelore të BE-së”, thotë Bassuener.

Bashkimi Evropian, për herë të fundit, është zgjeruar me Kroacinë në vitin 2013.

Jozwiak thotë se blloku, aktualisht, është i fokusuar në çështje të tjera më prioritare, si armatosja e Ukrainës, ndërsa politikën e zgjerimit e ka kufizuar vetëm tek ato vende që kanë arritur përparime të dukshme, si Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Këto dy vende mund të përparojnë edhe më tej, por pothuajse të gjitha të tjerat, për arsye të ndryshme, do të mbeten ku janë edhe gjatë presidencës daneze”, thotë ai.

Jozwiak parashikon që prioritete të presidencës daneze të jenë mbështetja ushtarake për Ukrainën, si dhe arritja e një marrëveshjeje tregtare me SHBA për të shmangur tensionet ekonomike transatlantike.

Përveç kësaj, do të fillojë edhe procesin e negocimit për buxhetin e ri afatgjatë të BE-së, thotë ai.

Danimarka e mori kryesimin e BE-së nga Polonia, e cila e kishte në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Para saj në krye ishin: Hungaria, Belgjika, Spanja, Suedia, Çekia...

Si kryesuese në gjysmën e dytë të 2022-shit, Çekia e pranoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të atij viti.

Por, asnjë vend pas saj nuk e shqyrtoi, as s’e çoi përpara.

Me rregullore, detyrën për ta futur në shqyrtim aplikimin e një vendi për anëtarësim në BE, e ka presidenca e Këshillit të BE-së, e cila çdo gjashtë muaj ndërrohet mes vendeve anëtare.

Por, me këtë ritëm, duket se Kosova do të vazhdojë të presë në radhën e gjatë të çështjeve ‘prioritare’ të BE-së - aty ku presin edhe premtime të tjera të pambajtura./REL

kosove be

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më