LIVE UPDATES
Politike

Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup/ Marta Kos: Plani i Rritjes është plotësisht në duart e tyre

Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor - përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës - kanë marrë fondet e para të parafinancimit. Kosovën në këtë takim e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

1 Korrik 2025, 13:18 Nga r.ll
Takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup/ Marta Kos:
marta kos

SHKUP- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, zhvilloi sot në Shkup një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian prej 6 miliardë eurosh për këtë rajon.

Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor - përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës - kanë marrë fondet e para të parafinancimit. Kosovën në këtë takim e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Çka është Plani i Rritjes?

Gjatë një konference për media pas takimit të së martës, komisionarja Kos tha se për herë të parë ky samit ishte i fokusuar në zbatimin e Planit të Rritjes. Ajo bëri të ditur se 75 për qind e reformave të dakorduara – të përbashkëta për të gjitha vendet e rajonit – janë ose të zbatuara plotësisht ose janë në proces, ndërsa 25 për qind ende mbeten për t’u realizuar.

“I inkurajova liderët që të shtojnë përkushtimin për zbatimin e mëtejmë”, tha Kos.

Ajo theksoi disa rezultate konkrete të arritura deri më tani, përfshirë përparimin drejt SEPA-s (Zona e Vetme e Pagesave në Euro), një sistem që lehtëson kryerjen e pagesave brenda hapësirës evropiane. Sipas saj, katër vende të Ballkanit Perëndimor janë në rrugë për t’iu bashkuar së shpejti këtij sistemi.

Kos përmendi gjithashtu krijimin e 11 pikave kufitare prioritare me kalime të gjelbra, që synojnë të lehtësojnë lëvizjen e mallrave. Përveç kësaj, sistemi satelitor i BE-së, Galileo, do të përdoret për të gjurmuar kamionët në kohë reale, duke mundësuar kuptimin më të mirë të vonesave dhe dinamikës së qarkullimit.

“Edhe më shumë po vjen në kuadër të autostradës drejt tregut unik”, shtoi ajo.

“Po punojmë së bashku për të identifikuar zinxhirët evropianë të furnizimit, në të cilët kompanitë tuaja mund të integrohen. Për shembull, në sektorin farmaceutik, do t’ju ndihmojmë të përshtateni me standardet e BE-së, në mënyrë që bizneset tuaja të trajtohen njësoj si ato të vendeve anëtare”.

Sipas Kos, projektet që financohen nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor do të mbështesin ndërtimin e rrugëve, linjave hekurudhore, si dhe parqeve me erë dhe diell në të gjithë rajonin. Ajo shtoi se në takim është diskutuar edhe për roaming-un për telefoninë mobile, duke theksuar se, nëse të gjitha vendet punojnë me përkushtim në zbatimin e reformave dhe ndryshimet në legjislacion, roaming-u pa pagesë për vendet e Ballkanit Perëndimor mund të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Në fjalën hyrëse të samitit, komisionarja Kos tha se Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor. Ajo shtoi se tani ekziston një konsensus i qartë për zgjerimin, gjë që nuk ka qenë e njëjtë në të kaluarën, por "dritarja e mundësisë nuk do të jetë e hapur përgjithmonë".

“Po shohim përparim të rëndësishëm. Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre klasterë gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të mund t’i hapim të gjithë klasterët këtë vit. Ndërkohë, Mali i Zi mbylli edhe një kapitull të premten e kaluar. Në Bosnje e Hercegovinë është miratuar agjenda e reformave dhe po presim që qeveria e re, z. Kurti, të vendosë më në fund më shumë energji në procesin e anëtarësimit. Ndërkohë, tashmë po ecim përpara edhe me Serbinë”, tha ajo.

Kos tha se Plani i Rritjes është plotësisht në duart e tyre.

“Ky është një mjet për t’ju ndihmuar me reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme edhe për t’ju përgatitur për anëtarësim. Njëkohësisht, ky plan ju mundëson që qytetarët dhe bizneset tuaja të përfitojnë nga tregu unik i BE-së, në kushte të barabarta me vendet anëtare. Dhe kjo, tani – jo në një të ardhme të largët”, theksoi ajo. Ajo shtoi se vendet kanë bërë shumë, por tani është koha të intensifikohet faza e zbatimit. Kos shtoi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pajtuar që të jetë mikpritës i takimit të radhës të liderëve, që do të mbahet në vjeshtë në Shqipëri.

Çfarë kanë fituar deri më tani vendet e rajonit?

Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE, ndërsa Plani i Rritjes synon të përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë ato për anëtarësim.  Nga fondi prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovës i janë ndarë rreth 900 milionë – një pjesë në formë granti, dhe një formë si kredi. Ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë, Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian. Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit - pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi - që ka njoftuar se ka pranuar mjetet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë eurosh.

Bosnje e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane. Në Kosovë, problemi është tjetër: ajo nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve. Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.

Gjatë një deklarate për media, në prag të fillimit të Samitit, kryeministri Kurti në detyrë nuk foli për faktin që Kosova është e vetmja që nuk ka përfituar nga Plani i Rritjes, por u fokusua te marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Plani i Rritjes, që është në qendër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të shqyrtohet në dy panele të ndara, sipas agjendës së takimit.

Kryeministri Mickoski dhe komisionerja Kos mbajtën fjalët hyrëse në panelin kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për media. Ndërkohë, në panelin e dytë do të marrin pjesë ministrat nga vendet e rajonit dhe përfaqësues të lartë të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ky panel do të fokusohet në mekanizmat konkretë dhe mbështetjen për zbatimin e Planit të Rritjes.

Plani, i miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së në maj të vitit 2024 dhe i aprovuar përfundimisht në tetor të po atij viti, kap vlerën prej gjashtë miliardë eurosh. Ai përfshin investime dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e agjendës reformuese për periudhën 2024-2027. Një pjesë e këtyre fondeve do të jepet si grante dhe pjesa tjetër në formën e kredive me kushte të favorshme./REL

marta kos samiti be-bp ne shkup

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet